Fiton 140 milionë lekë në Telebingo, por… nuk paraqitet të marrë paratë

16 Janar 2017, 10:32Sociale TEMA

Të gjithë lojtarët që kanë blerë pranë vajzave të promocionit, biletat e Shortit Special të Telebingos Shqiptare (të hedhur në datën 1 janar) duhet të kontrollojnë mirë biletën, pasi mund të jenë ata fituesit milionerë të superbingos prej 140 milionë lekësh (të vjetra).

Ndonëse kjo biletë është shitur, fituesi nuk është paraqitur pranë kompanisë së Telebingo Shqiptare, për të marrë çmimin e fituar.

Sipas rregullores së lojërave të fatit, blerësi i kësaj bilete milionere, duhet që brenda 90 ditësh të paraqitet së bashku me biletën për të tërhequr çmimin e fituar.

Në këto kushte, çdo person që ka blerë bileta për shorteun special të ndërrimit të viteve, pranë vajzave të promocionit, mund të paraqitet në çdo pikë të shitjes së biletave të Telebingos, për të verifikuar edhe një herë nëse janë fitues të bingos milionere 140 milion lekësh (të vjetra).

Krahas pikave të shitjes së biletave, ky verifikim mund të bëhet edhe në faqen zyrtare të Telebingos në Facebook, ku gjenden të detajuara të gjitha të dhënat për çmimet e fituara në këtë shorte special.

E nëse deri në përfundim të afatit 90 ditor, ky fitues nuk paraqitet, fond i mbetet kompanisë.

 

3 komente në “Fiton 140 milionë lekë në Telebingo, por… nuk paraqitet të marrë paratë”

  1. cimi, shoku i melaminit.... says:

    Do vij ti marr leket, por nuk do te njihet nga te afermit, qe do duan nga nje kocke……

  2. Ilo says:

    Po pse 140 milion te vjetra? Shkruani more 14 milion dhe po te doni shtoni edhe Te reja! Pse me te vjetrat qe te duken shumeeeee! Akoma ne shekullin e kaluar?

  3. Darius says:

    Uuuuaaaaauuuuuu…….cfare mashtrimi!
    Vetem ne shqiperi pastrohet leku Live.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje