Komisioni Hetimor shtrin hetimin edhe në Pragë, prej ku, sipas provave te deritanishme, rezulton se jane kryer pagesat nga CEZ drejt Nue Kalaj.
Kryetari i Komisionit Hetimor, Taulant Balla, i ka dërguar një kërkesë kompanisë CEZ në Pragë, për të mësuar nëse Nuel Kalaj ka pasur ndonjë kontratë me këtë të fundit.
Ai kërkon të dijë edhe nëse drejtuesit e CEZ, kanë pasur lidhje dhe kontakte me Nuel Kalajn.
Ky i fundit rezulton të ketë tërhequr 7 milionë euro cash brenda një dite nga CEZ.
Kalaj është thirrur për të dëshmuar, por deri më tani ai e ka refuzuar një gjë të tillë, edhe pse në media deklaroi se është gati të vijë në Shqipëri për t’iu përgjigjur pyetjeve të Komisionit Hetimor.
po i biri i sali berishes. qr r qontw shuren perpjete ,se nuk e njihte kalajn ,perse nuk prononcohet tani qe e urdheroi te arratiset.