Pas rihapjes së procesit, ka përfunduar afati i dorëzimit të kandidaturave për Avokatin e Popullit.
Janë 14 kandidatë që kanë dorëzuar aplikimet pranë Kryesisë së Kuvendit.
Mes emrave të njohur që kandidojnë për të drejtuar këtë institucion për 5 vite janë përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, Genc Gjonçaj, ish-kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi, por edhe kreu aktual, Igli Totozani që kërkon një mandat të dytë.
Procesi i përzgjedhjes është shoqëruar me debate, pasi PD përmes një deklarate të kreut të grupit pak ditë më parë u shpreh se i takon opozitës për të propozuar Avokatin e Popullit. Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Kandidatët për Avokatin e Popullit
Genc Gjonçaj
Lefterie Luzi
Igli Totozani
Jordan Daci
Erinda Ndroqi
Gëzim Gjana
Denar Veshi
Anton Lleshaj
Altin Goxhaj
Adrian Licaj
Mimoza Gjika
Holta Aliaj
Zhaklina Peto
Suzana Pasho Hoti
ore posi ore te gjitha gjerat ne shqiperi i takojne opozites qe ti zgjedhi. po ata ne pushtet ata jane kot ata !? apo opozita e thote ngaqe si ne pushtet si ne opozite i takojne atyre ti zgjedhin sepse ata jane zoterit e shqiperise.
mah…
Altin Goxhaj ,eshte i pa ditur apo vjen nga Hena.
Avokati i Popullit duhet te jete nje person i pavarur ,jo si Altini qe e kane varur te gjithe nga k..qet.
Saktesoni listen me emrat e kandidateve zoterinj Gazetare!