Adoleshentja në Berat "rrjep" gjyshen, i vjedh 40 mijë euro

19 Janar 2017, 13:29Kronika TEMA

Një shifër jashtëzakonisht e madhe është grabitur një ditë më parë në banesën e një të moshuare në Berat. Burimet e Policisë bëjnë me dije se autorja është pikërisht mbesa e të moshuarës.

Në njoftimin për shtyp thuhet: “Kamela.Sh, 19 vjeçe, banuese në Berat, dyshohet se në banesën e gjyshes, shtetases N.M 74 vjeçe, banuese në Berat, ka vjedhur 40.000 €”.

Ajo është ndaluar nga Policia deri në zbardhjen e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje