Dëmtimi i rëndë, lojtarët e Tiranës vizitë në shtëpinë e Karabecit

19 Janar 2017, 22:43Sport TEMA
Dëmtimi i rëndë, lojtarët e Tiranës vizitë në

Një pjesë e lojtarëve të skuadrës së Tiranës kanë vizituar shokun e tyre Erando Karabecin, pas dëmtimit të rëndë që lojtari pësoi dy ditë më parë.

Gjënda e Karabecit tashmë është normalizuar, por do të jetë një mungesë e madhe e skuadrës së Tiranës për gjatë gjithë fazës së tretë të kampionatit.

“Ilion Lika, Dorian Kerciku, Gentjan Muca, Asjon Daja, Afrim Taku, Gilman Lika, Olsi Teqja, Merveil dhe Moise kane shkuar se bashku ne shtepine e kapitenit per ti uruar sherim dhe rikthim te shpejte ne fushe” thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të Tiranës.

Karabeci është një nga pikat më të forta tek Tirana dhe mungesa e tij është një lajm i keq për trajnerin Mirel Josa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje