FOTO/ De Biasi në Palermo, zbret në stadiumin ku do luhet ndeshja me Italinë

19 Janar 2017, 00:04Sport TEMA
FOTO/ De Biasi në Palermo, zbret në stadiumin ku do luhet ndeshja me

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka qenë i pranishëm në Palermo për të parë fushën e stadiumit “Renzo Barbera”, ku do të luajmë kundër Italisë më datën 24-mars.

Fotot e De Biasit janë postuar në faqen zyrtare të FSHF-së.

De Biasi së bashku me zyrtarin e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë parë dhe për disa fusha stërvitore, si dhe hotelet e mundshëme ku mund të grumbullohet kombëtarja për sfidën ndaj “axurrëve”.

Postimi i plotë i FSHF-së.

DE BIAZI ZBRET NE PALERMO
Traineri i perfaqesueses kombetare, Gianni De Biasi ka qene sot ne Palermo shoqeruar nga zyrtari i FSHF, Dritan Babamusta per te pare nga afer dhe per te percaktuar fushen ku do te stervitet perpara ndeshjes se 24 marsit me Italine ne Palermo. Po keshtu, mister De Biazi ka vizituar edhe stadiumin “Renzo Barbera”, impiantin ne te cilin do te luhet ndeshja eleminatore zyrtare me axurret e Ventures.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje