Shënuar një vit, dy vjet, tre vjet…më parë…
Rishënuar në përvjetorin e gjashtë… për të vazhduar në të shtatin, të tetin… në pafundësinë e një heshtje që vret…
Asgjë s’ndryshon, asgjë s’krijohet, çdo gjë transformohet nga një harresë në tjetrën…
Nga Abdurahim Ashiku
Aleksandër i quajnë të dy, Aleks i thërresin… babai, nëna, motrat, shokët, miqtë…
I pari është nga GrikëManatia e Lezhës, fshat në të cilin në vitin 1962, kur isha student, pata pi një kafe siç dinë ta pjekin e shtrojnë njerëzit e mirë, në ditë të mirë.
I dyti, Aleksi i Eksarkies është nga Athina, kryeqytet i vendit nga e ka prejardhjen fjala “demokraci”, fjalë që na vjen nga më se tremijë vjet jetë njerëzore.
I pari, Aleksi i Grikë Manatisë ishte i papunë, baba i tri vajzave dhe vëlla i katër motrave…
Oh sa lot, oh sa dhimbje!…
I dyti, Aleksi i Athinës ishte nxënës shkolle, katërmbëdhjetë pranvera parë e shijuar. Ishte bir i një familje të mesme greke.
I pari, Aleksandri i Lezhës doli në demonstratë për të kërkuar punë për të mbajtur gjallë familjen e tij, vocërraket që zgjatnin duart si zogjtë në fole…
I dyti, Aleksandri i Athinës, doli të shëtisë në lagjen Eksarkia me moshatarët e vet, shëtitje pafajësie fëmijësh në gëzim e hare…
I pari, Aleksi i Lezhës mori një plumb në kokë nga policia e shtetit, një plumb që ka një autor me emër e mbiemër…
I dyti, Aleksi i Athinës mori një plumb rikoshetë nga një polic që shtiu në tokë për të treguar forcën e shtetit në lëngatë…
Për të parin, AleksNikën nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ulet njeri në bankën e të akuzuarit…
Gjashtë vjet kaluan…
Për të dytin, AlexandrosGrigoropoulos u zhvillua një gjyq. Polici, edhe pse e mbajti grykën e revolverit në tokë, u dënua me burgim të përjetshëm…
Për të vrarët nga plumbat e shtetit demonstruesit bënë një mullar të madh me lule të freskëta në vendin ku derdhën gjakun, lule që dora vrasëse i fshiu me fshesën e frikës deri në palcë për tërë natën…
Në Eksarkia, vendin ku u vra pesëmbëdhjetëvjeçari grek, çdo ditë, edhe pas kaq vitesh, do të gjesh lule të freskëta…
Dhe jo vetëm lule…
Për Aleksin e Greqisë u dogj Athina, u zhvilluan zgjedhje të parakohshme. Për të, në kujtim të tij, prej asaj kohe, çdo vit, në ditën e vrasjes, zhvillohen demonstrata të dhunshme, digjet Athina.
Edhe sivjet, pas kaq vitesh dhimbje, pati lëvizje, demonstrata, protesta…
…Të hënën e parë të janarit, pas gjashtë muaj bojkoti të pakicës… u mblodh Kuvendi i Shqipërisë.
U mblodh dy ditë përpara se Aleksandri i Lezhës, vet i katërt, të mbushte katër vjet përgjakje të paparë në kohë dhe hapësirë, në historinë e Shqipërisë; ditën me diell, nën vëzhgimin e objektivëve fotografikë e televizivë, drejtpërdrejt, me zë e figurë…
U mblodh dhe vendosi të ngrejë një komision kuvendar për “Serverin e Tatimeve”…
Ironi e madhe e kohës. Për vrasjen e katër demonstrueseve paqësorë me shënjestër të drejtpërdrejtë e plumb në ballë e në zemër u hesht dhe vazhdon të heshtet për shuarjen e “serverit” të kryeministrisë, dëshmitarin me zë dhe figurë të urdhërdhënësve të vrasjes së shekullit?!!!
Për një “shpullë” në mjedise të mbyllura të Kuvendit opozita shqiptare në Kuvend gjashtë muaj brodhi të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe kryeqytetet e Evropës së bashkuar me flamurin “Na kanë rrahur”…
“Shpulla” është në gjykatë, prej muajsh flitet e shkruhet…
”I ra, s’i ra!?” si në meselenë e bishtit të dhelprës…”E lagu, s’e lagu!?”
Prej vitesh Aleksandi i Lezhës, vet i katërti, kërkon drejtësi, kërkon që ata që morën shënjestër ndaj jetës së tyre, ata që urdhërua vrasjen e tyre të gjykohen….
Në Athinë, për një plumb rikoshetë, polici fajtor u dënua me burgim të përjetshëm…
Në Shqipëri, për vrasjen e katër vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, askush nuk është ulur në bankën e të akuzuarve, askush nuk është dënuar. As ata që tërhoqën këmbëzën e kallashnikovit, as ata që urdhëruan “zjarr…”.
Aleksin e Lezhës, vet i katërti, partitë politike dhe shoqëria shqiptare i kanë harruar…
Aleksin e Athinës, çdo vit, në ditën kur plumbi i mori jetën në moshën më të bukur të fëmijërisë, e përkujtojnë me demonstrata të fuqishme që nisin në vendin ku e vranë dhe pushtojnë sheshet qendrore të kryeqytetit grek…
Andej ku kam lindur unë dhe ku kam kaluar vitet më të gjata të jetës sime në Atdhe, për vrasjen ka një fjalë të urtë…
“Për të tërhequr këmbëzën e patllakes duhet një pendë qe…”
NJE SHKRIM MODEL.
i MREKULLUESHEM.
DUHET TA PUBLIKOJNE GJITHE SHTYPI SHQIPTAR.
Aleksi i lezhes payifatin e keq te jetoje med turkoshqiptaresh zoteri.
ti je musliman…ndryshimi eshte 1000 vjet…
———————————————–
Me duket se boten e shehe duke ndenjur kokeposhte.
Ti flet per nje model i DIMOKRATIA-s,po ç’lidhje ka DIMOKRATIA e para 1000
vjeteve me ate te sotmen ne Greqi.
Asnje lidhje !
Nese Aleks Grigoropullos perkujtohet ne Greqi ate e bejne vetem anarshistet
qe jane grumbulluar ne Eksarhia.
Para 1000 vjeteve qe kishte demokraci ne Greqi nuk e benin ligjin anarshistet
siç e bejne sot dhe demokracine e kane kuptuar mbrapsht siç e ke kuptuar dhe ti.
Nese do te te bie shembella se ne Greqine e sotme nuk ka demokraci si para 1000
vjeteve po ti bie nese nuk je dakort me keto qe shkruaj.
NDRYSHIMI eshte teper i madh,Grigoropoulos u vra ne nje shtet ku populli eshte model i DIMOKRATIA-s,bujarise,mikpritjes,qyteterimit etj,ndersa Alexi i dyte ishte pafat[brenda pafatesise se tij] qekur lindi ne nje bourdelo islamikesh ku jeta e robit ka vleren e nje qeni………….!!
Diference e madhe mes civilizimit dhe barbarise !