Korrupsionin gjigant që përjetohet sot në Shqipëri, e solli kjo lukuni abuzuesish si kryeministra, ministra, e drejtorë në këta 25 vjetët e fundit, apo këta e gjetën këtë këtu midis nesh?
Përgjigjia më e shpejtë dhe më e saktë është kjo:
Këta e gjetën këtu midis nesh…
l.Në diktaturën komuniste të tipit hoxhist në Shqipëri vetëm 10 përqind e popullsisë nuk e pranoi degradimin moral në funksion të shtetit. Degradimi moral i një shoqërie e merr formën sipas kohës, sepse ai përshtatet si imoralitet ndaj çdo kohe, mjafton të ketë përfitim.
Nga filloi dhe si qëndroi në këmbë makabriteti hoxhist në Shqipëri?
Së pari, terrori dhe, së dyti, deformimi i mendimit individual nëpërmjet imponimit të mendimit shtetëror, ishin dy pilastrat e tiranisë Hoxha. Frika deformoi mendimin: shqiptarët nuk kishin të drejtë të mendonin mëvetësisht. Këtu nisi raporti i zhdrejtë midis fjalës dhe mendimit. Të gjithë ishin të detyruar që të mendonin ndryshe e të flisnin ndryshe, domethënë njëlloj si propaganda shtetërore: të gënjenin. Të gjithë gënjenin por askush nuk besonte, dhe gjendjen e mbante politikisht terrori shtetëror.
Në fakt, shoqëria shqiptate që krijoi hoxhixmi në dyzet vjetët e sundimit të tij ishte një brez i vjetër pa karakter që gënjentë gjithë ditën, dhe një brez i ri pa eksperiencë i cili e merrte si të vërtetë gënjeshtrën e regjimit që llomotitej nga të gjithë.
Varfëria ishte gjithashtu ekstreme, në një kohë që komunizmi shqiptar ishte frikë, mendim i imponuar dhe varfëri ekstreme e cila fshehej mes terrorit dhe gënjeshtrës. Të gjithë, ose gënjenin, ose heshtnin; por të gjithë duhej të festonin.
Shkrimtari nobelist francez, Andre Zhid (André Gide), e krijoji distinktivin e komunizmit me tre F, që ishin germat e para të tre fjalëve: fame, feste forche (uri, festë, litar) – FFF.
Ky distinktiv i Ande Zhidit ishte një gjetje brilante të cilën mund ta kuptojnë qartë vetëm ata që kanë jetuar në komunizëm, e sidomos në komunizmin stalinian dhe atë hoxhian.
ll.Të tria F-të e komunizmit shqiptar ishin duke u venitur “porsi shelgu buzë moçalit” në Shqipëri në fund të vitit 1980; dhe me e çuditshmja është se, pikërisht në këtë kohë, gardienët më të ethshëm të tre F- ve, erdhën dhe formuan në Tiranë Partinë Demokratike si opozitë kundër tre F – ve. Kurse koha e tregoi se, pikërisht pse vinin nga tre F -të e komunizmit hoxhisto-punist, ata erdhën dhe iu përshtatën me të njëjtin imoralitet një kohe tjetër – domerhënë kapitalizmit.
Këta komunistë të ndryshuar tani, brenda një apo tre netëve, erdhën dhe në dy apo tre vjet, pasi morën pushtetin në vitin 1992, krijuan distinktivin e pushtetit të sistemit të tyre korrutiv që vjen deri në ditët e sotme; distinktiv ky i cili mund të përcaktohet: VPV (vjedhje pushtet vjedhje).
Kur demokratët punistë ngitën dy gishta në vitin 1991, shqiptarët menduan se këta po thoshin, fitore; kurse ata në fakt paskëshin thënë :vjedhje, e cila, ashtu siç u formua, erdhi dhe u bë morali i çdo qeverie që u vendos më pas në pushtet në Shqipëri, deri në ditët e sotme.
Por kjo vjedhje tani, gjatë gjashtëmbëdhjetë vjetëve të shekullit të ri, është bërë e përgjithshme, sepse ka marrë karakter universal.
Administratorët e shtetit vjedhin për t’u pasuruar, punë ska, dhe populli është i varfër deri në ekstrem, sepse korrupsioni aktual tani është bërë moraliteti i kohës, dhe të gjithë mendojnë të gjejnë mundësinë që të pasurohen nëpërmjet tij. Por ama, dy janë mundësitë “çudibërëse” të korrupsionit aktual, dhe ato gjenden në administratën e lartë shtetërore dhe në drejtësi (prokurori dhe gjykatë).
Pas një analize të tillë, menjlherë e kupton se, gjithçka në këta njëzet e pesë vjetët e fundit në Shqipëri, ka ecur tërësisht sipas moralit hoxhist: “gënje për çdo gjë që të dëmton pushtetin dhe përfito nga korrupsioni”. Ndryshimi me regjimin tiranik komunist qëndron në faktin se, nëse hordhitë tiranike hoxhiste siguronin mirëqenien e tyre individuale me anë të pushtetit politik të cilin e mbanin me terror dhe burgje; hordhitë e korrupsionit të sotlm e mbajnë pushtetin politik duke vjedhur popullin që pastaj, me paratë e vjedhura, të fitojnë pseudo zgjedhjet politike një herë në katër vjet – domethënë pushtetin politik. Nga e gjithë kjo kuptohet se korrupsionin nuk e sollën pushtetarët e rinj që erdhën në pushtet në vitin 1992, ata e gjetën atë midis nesh.
Po pushteti gjyqësor a ka ngjashmëri me pushtetin gjyqësor tiranik hoxhist? Po, ka një ngjashmëri identike: gjyqtarët dhe prokurorët e tiranisë hoxhiste siguronin mirëqenien e tyre duke legalizuar terrorin shtetëror në funksion të pushtetit politik; kurse korrupsioni i sotëm në drejtësi siguron pushtetin vjedhës politik me mosndëshkim dhe pastaj, vetë pushteti politik i jep mundësinë pushtetit gjyqësor që ky, mirëqenien e tij të lartë, ta sigurojë duke shitur drejtësinë.
Ja ky është laku mbytës që po asfikson shoqërinë shqiptare sot.
lll.E gjithë kjo na tregon qartë se shoqëria shqiptare sot jeton në të njëjtën kohë, në kohën hoxhiste që mendon se e ka flakur tej, sepse nuk ka rëndësi fare mënyra sesi abuzohet prej pushtetarëve dhe gjyqtarëve: dje ma anë të terrorit; dhe sot me anë të korrupsionit. Prandaj, pyetja që ngrihet është kjo: ku vajtëm? Dhe përgjigja është: asgjëkundi – sepse kuptohet që shoqëria shqiptare nuk ka ecur realisht drejt lirisë, por vetëm është zhvendosur nga FFF ( uri, festë, litar), në VPV ( vjedhje, pushtet, vjedhje )
Ja, ështe pikërisht shkallmimi me ligj dhe drejtësi i VPV -së aktuale, ajo që amerikanët dhe gjermanët i kanë paraqitur shqiptarëve si Reformë në Drejtësi; e cila sapo ka filluar të implementohet konkretisht, pavarësisht nga pengesat absurde që i bëri korrupsioni deputeto-gjyqtar për një vit rresht.
Në fakt, Reforma në në Drejtësi do të bëjë të mundur që shoqëria shqiptare të kalojë realisht nga gënjeshtra korruptive, në zhvillim me anë të ligjit dhe drejtësisë: domethënë në shkallmimin përfundimtar të trinomit: vjedhje, pushtet, vjedhje.
Dhe kjo reformë që tani ka filluar, nuk mund të ndalet nga askush. Vonesa e imponuar nga një gjykatë mesjetare është e gjitha në dëm të korrupsionit që e pengon. Të gjithë të korruptuarit e distinktivit VPV, jo vetëm që do të ndëshkohen, por me anë të një hetimi profesional që do të drejtohet nga ekspertë amerikanë dhe gjermanë, apo europiano-perëndimorë, do të dorëzojnë te gjithë vjedhjen që u kanë bërë shqiptarëve në 25 vjet: si pronë e paluajtshme dhe si para. Të gjitha!
A do të vijë pas kësaj zhvillimi modern i shoqërisë shqiptare dhe a do t’u kthehet shqiptarëve atdheu i grabitur nga pushtetarët e korruptuar në njëqind vjet rresht? Sigurisht që po.
Edhe pse cdo popull meriton qeverine qe ka, perseri nuk jam dakord me cfajesimin qe Avokati i ben elites politike. Korrupsioni ne Shqiperi, eshte e vertete qe ka gjetur nje shtrat te pershtatshem, por vendimet i kane marre dhe firmat i kane hedhur politikanet, te cilet duhet te mbajne pergjegjesi ligjore per vjedhjet dhe mashtrimin qe i kane bere popullit. Pergjegjesite o avokat, per shtetin ligjor nuk jane kolektive. Moralisht edhe populli eshte fajtor por pergjegjesia eshte individuale dhe bie mbi ata qe kane firmosur. Kur te filloje denimi dhe sekuestrimi per pasurite e korrupsionit ne drejtesi, parlament, qeveri, etj. edhe populli do te edukohet me hir dhe me pahir duke braktisur hajdutet dhe mashtruesit qe e kane cvatur deri me sot. Eshte frika qe i ruan vreshtat, jo ndergjegja, o avokat!
Kjo tregon ate qe ka perseritur papushim intelektuali qe ne vitet 90-te:
QE ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET SHQYPTARE QE KUR ENVER HOXHA MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE NE SHQYPNI QE SOLLI ME VETE EPIDEMINE E KORRUPSIONIT MAKABER KOMUNIST QE KARAKTERIZONTE TE GJITHA VENDET E EVROPES LINDORE SATELITE TE RUSISE DHE QE GROPOSI PERFUNDIMISHT ENDERRAT NE DIELL TE KARL MARKSIT DHE TE MANIFESTIT TE TIJ KOMUNIST.
prandaj:
Sa me shpejte te kuptojne shqyptaret te VERTETEN per monstren Enver Hoxha dhe tradhetine e tij ndaj Vatanit, aq me shpejt do te filloje te eci Shqypnia me hapin e vendeve te tjera ish komuniste ne drejtimin e Botes Demokratike dhe Antikomuniste duke larguar fillimisht Mafien e Kuqe me pushtet qe la pas Enveri me Nexhmijen per ta mbajtur vendin tone dikur si LULE MALI sot si nje CIFLIG feudal, qe po e gerryen papushim korrupsioni komunist.
Gjerat qe ngrihen ketu pergjithesisht qendrojne. Varfera, genjeshtra, korrupsioni etj jane dukuri presente e nuk mund te mohoen. Po kur flitet per origjinen e tyre ka shume arsye. E Ketu vime te historia jone e dhimbeshme dhe Jo lineare, historia jone me shume thyerje. Personaliteti I shqiptarit eshte zhbere disa here, per arsye te pushtimeve e ndryshimit te fese, komunizmit, ndryshimit te prones e mbylljes totale. Keto kane bere qe jeta te ne te mos kete vazhdimsi. Ai qe dje kishte prona sot eshte I varfer. Ai qe punonte me nder u gjend I menjanuar ndersa servilet hypen ne pushtet. Cdo 40 vjet prona eshte tjetersuar, ndersa sistemi politik ka ndryshuar komplet kahe. Ne kete histori shqiptarit I duhej te pershtatej, te ndryshonte veten sipas ndryshimeve madhore qe imponoheshin ndaj tij. Mendoj se kjo eshte e redesishme dhe duhet consideruar per te ardhmen. Drejtesia nuk eshte e vetmja arsye. E vetme ajo nuk e zhduk varferine. Kemi qene perhere ne Europe dhe kemi jetuar larg saj, si lindor. Enver Hoxha ecte drejte lindjes, nga Jugosllavia, drejte Rusise e pastaj drejte Kines. Perendimin e kishte afer, po ecte drejt lindjes se mendonte per karriken Jo per vendin. Pastaj authoritarizmi I tij mbeti model politik per te pasmit.
Avokat,kam shume respekt per demaskimin qe i ben kryekriminelit Berisha me kompani…
Vetem,te lutem,koregjo shinjestren kur flet per sistemin e kaluar,se nuk jane kurre njesoj dhe as nuk mund te krahasohen!!!
Ja,me bej nje liste te qeveritareve te Enver Hoxhes qe ishin pasanike ose qe jane pasanike…
E shikon qe e ke te veshtire???Pra,per 45 vjet dhe nuk kemi milionere a miliardere komuniste…
Pse???… Se kishte bicak Cecoja…
Po tani???…
po me enverin nuk ishi pasanike ;;por ishin kriminela ;;;se enveRi vete ishte i pasur ;;;;me vilat ne vlore dajt shengjin tirane ;;; dhe populli;;;;;;;,,,,,,,??? NDERSA TANI KANE ME SHUME LIBERTE …HAPESIRE .. ME ENVERIN SISHTE BIZNESE SE ENVERI JA VODHI TE GJITHEVE QE NE 45 JA VODHI PASURITE …DHE MINISTART E BENIN NE BREKE NGA STALINI ..
tash ,vec nji “parrull” mund ta shpetoj shqipnin. eshte parulla VRKRT. qe do te thot “vari k^rt”!
kurse parrulla PD,qe do te thot P!dh Derre,esht konsumu shum.
duhet nje motiv I ri n skenen politike.
o dali nje parti tjeter.
qe quhet PR ose me mir P!dh I Ri.
Sa me shume e mallkon ky sistemin komunist aq me shume verteton faktin ky mesjetar, qe eshte denuar me te drejte nga ai sistem. Me te njejten prapavije mallkon ky mesjetar avokat Berishen sot, pasi kryehajduti berisha nuk i dha postet ketij hajduti konkurrent, pasi ja kuptoj orekin e tij te pangopur si pasoje e megalonise se tij mesjetare, kujtonte se i takonte pjesa e luanit ne grabitjen ndaj kombit shqiptar! Ky eshte dhe mbetet nje Qenie monstruoze si gjithe qeniet kanibale te PD se Birishes, qe e grabiten dhe lane ne gjak nje popull te tere pas 1990. Morali i ketij avokati mesjetar eshte po aq i besueshem, sac eshte i besueshem morali Bashes e Birishes sot, kur keta na flasin per Krim, Hashash, padrejtesi, zgjedhje te lira, ne Albanistanin e sotem kolumbian, qe ndertuan me duart e tyre. Avokati „moralist“ eshte nje zagar, qe beri karriere per 18 vjet ne banden e PD duke ndertuar pas 1990 sistemin me ogurzi, qe ka pare ky vend ne historine e tij, prandaj cdo lehje e ketij zagari dhe nese do kishte te drejte si opozitar leshko, eshte sot nje ofendim per cdo njeri normal dhe patriot qe e do vendin e tij.
Analiza diabolike e avokatit mesjetar ku mundohet te mashtroje nje popull te tere,ka si qellim te fsheh krimet e tij dhe sistemit kriminal qe ai kontriboj pas 1990 duke gjetur perseri fajtor dicka qe nuk ekzistonte me, pra komunizmit te para 1990, kur keta mafioze gjamse „te majte apo te djathte“ ishin ata qe drejtonin vendin pas 1990. Pra per keta krimele ska fajtore dhe pergjegjesi, por fajtor eshte sistemi fantazme komunist, qe nuk ekziston.
Prandaj dhe nuk ja vlen te merresh me teorine e avokatit mesjetar, qe pergjithcka e paska fajin komunizmi dhe pse ka nje cerek shekulli qe ka rene!!!
Te na shpjegoje ky mesjetar avokat i albanistanit, qe beri hajer ne sistemin e piraterise pas 1990, pse ne afrike, amerike latine dhe mbare boten e dyte dhe te trete gelon korrupsioni, krimi shteteror dhe politik kudo dhe pse keta vende nuk e kane njohur kurre komunizmin!!??
Per Sistemin e kaluar flet brockulla . Ata qe jane 40 vjec e poshte mund ti hane . Ata qe jane 50 vjec e lart qe e kane jetuar i dine te mirat dhe te keqijat e atij sistemi .sepse nuk ka sistem vetem me te mira ose vetem me te keqija , edhe ky sistem qe kemi eshte i mire per nje pakice ,
Spartak!
I ri ,i fresket
Ende,jo plak.
Avocati eshte I pasur. Nuk ben asnje Pune dhe paguhet 3000 dollare ne muaj. Nga kush? Nga sorrosi nepermjet Rames. I lepihet Rames, te cilin deri parà 5 vitesh e shante dite e nate…