Po të ishe cinik dhe ta vështroje situatën në Turqi vetëm nën këndvështrimin e një politologu, do të shihje një skenar tepër interesant laboratori. Një shtet i përçarë në çdo kuptim i lejon vetes luksin që ta kthejë kokëposhtë sistemin e tij politik dhe që të lëshohet për jetë a vdekje në duart e një burri të vetëm.
Duke e thjeshtëzuar këtë pastaj e quajnë reformë kushtetuese. Një gjë e tillë do të ishte problematike edhe në kohë normale, dhe kjo jo vetëm për shkaqe të teorisë së demokracisë. Por kohët nuk janë as normale. Turqinë e sulmojnë grupe të ndryshme terroriste.
Edhe prandaj ekonomia ndodhet në një krizë të rëndë. E gjitha kjo ashpërsohet nga fakti që qeveria kryen në mënyrë të qëllimshme margjinalizimin e një pjese të popullit.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan në fakt nuk mund të mos i shikojë këto realitete. Dhe mbetet sekreti i tij privat se si do të jetë ai në gjendje t’i zgjidhë i vetëm të gjitha këto probleme.
Por pikërisht kjo është ajo për të cilën përpiqet ai – me këmbëngulje të madhe që prej disa vitesh. Që tani ai është njeriu më i fuqishëm në vend. E megjithatë ka shumë kohë që në Turqi nuk po bëhet asgjë më mirë, por padyshim shumë gjëra po bëhen më keq. A thua që ai e pranon heshturazi se nuk është jofajtor për këtë, se të paktën ai nuk e ka atë pushtet që t’i ndryshojë gjërat?
Që kjo të ndodhë, sigurisht nuk ka gjasa. Atraktiviteti i sistemit të liderit për njerëz si Erdogani konsiston në faktin se formalisht ata nuk duhet t’i justifikohen askujt.
Rrezikun liderët në të gjithë botën (ndërkohë ka shumë të tillë) e injorojnë me dëshirë. Por kur ata vendosin të vetëm, atëherë çdo zhvillim i gabuar padyshim që bie në kurriz të tyre.
Dhe në plan afatshkurtër apo afatgjatë atyre detyrimisht do t’ju mbarojnë “kurbanët” që mund të sakrifikojnë, për të tërhequr vëmendjen nga dështimi vetjak ose nga paaftësitë e veta.
Është e trishtueshme që parlamentarët turq kanë pranuar t’i hyjnë eksperimentit të madh “krijimi i një shteti të liderit” duke e shfuqizuar në këtë mënyrë vetë veten. Një shpresë e fundit, sado që duhet pranuar se ajo është e vakët, megjithatë mbetet: ndoshta kushtetuta e re do të pengohet me referendum nga populli. Miqtë e Turqisë në Perëndim shohin me vëmendje dhe mjaft të pafuqishëm atë që po ndodh në Turqi.
*Frankfurter Allgemeine Zeitung
ups,material per korraket sunite……………..allah uakbar!
Nuk na intereson se cfare sistemi qeverises ka Turqia ne na intereson qe i shkerdhen cfare i mban pragu llumit “grek” dhe se shpejti me Traken dhe ishujt e Egjeut qe te festohet nje Bajram i Madh ne ato toka sic eshte festuar gjithmon 500 vjrt rrjesht nga besimtaret greke mysliman qe qent e Athinen ja kane ndaluar me dhune
Keto kohe lexojme shume lajme per Turqine dhe sidomos per liderin saj Erdogan.Turqia, deri dje e padegjuar,befas terheq vemendjen e perendimit!Dhe kjo ndodh kur qytetaret turq mbeshtesin ne shumice liderin e tyre.Ky eshte shqetesimi?Po te huajt c’kane me Turqine,ku e kane merakun?Nuk kemi degjuar qe Turqia si shtet, apo qytetaret turq, te jene marre me terrorrizem,perkundrazi ata e luftojne ate dhe si objekti tij.Atehere ku fle lepuri,kur gjithkush dhe pa qene ne Turqi,pa e njohur fare ate shtet laik dhe ate sistem te demokracise qe eshte instaluar atje,shkruan e hedh tym si te munde?Turqia eshte vend myslyman me demokraci te avancuar,qe shtetet myslymane mund ta marrin si model e te avancojne ne demokraci.Pikerisht ketij modeli kerkohet i vihen shkopinj nen rrota ?Ne kete menyre, “ne vend te veme vetullat nxjerrim syte”
O Bogonice; eshte mot i ftohte. Futi nje caj borronice.