Artan Fuga thumbon Henri Çilin: Po i rrëshkiti këmba Ramës….

16 Janar 2017, 19:50Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Unë nuk e kuptoj fort mirë se ku është problem kontrolli mediash dhe lirie shtypi kur pronari i mediave Mapo nuk rinovon kontratën me ish drejtorin e gazetës Mapo!

Censura dhe kontrolli i mediave është gjetiu! Mos krijoni as heronj, as viktima, kur nuk ka të tillë.

A mos valle ish drejtori i Mapo-s ishte një person që zbatonte një vijë editoriale të pavarur nga pronari i tij kur ishte i punësuar atje si drejtor?

Nuk e ka shprehur gjëkundi këtë zgjedhje as kulturë dhe as strategji editoriale.

Apo të pavarur nga politika?

Nuk besoj se ndonjë gazetar, pedagog, a bashkëpuntor vullnetar, i vjetër apo i ri, bënte dot shakà të dilte nga linjat e vijës politike të Mapos!

Në vijat themelore monitorimi që bëjnë studentët në punë të pavarur tregon se statistikisht kjo nuk ishte e mundur.

Asnjë e dhënë shkencore nuk na flet për një politikë pavarësie deritani.

Nëse Mapoja forcon përkrahjen ndaj kryeministrit Rama dhe i ul peshën e përfaqësimit atje të liderëve të tjerë politikë, këtu kemi të bëjmë me një riorientim politik editorial të kësaj gazete dhe të këtyre mediave, por jo një problem me lirinë e mediave brenda Mapos.

As më shumë dhe as më pak pavarësi nga pronarët, nga aksionerët, nga reklamuesit, nga kontribuesit, nga politika në përgjithësi.

Kemi të bëjmë me një problem me komercializimin e interesuar të hapësirave mediatike ndaj politikës, por jo një problem me pavarësinë e mediave ndaj pronarëve dhe politikës.

Doktrinë liberale e pastër, hiç puniste ! Oferta i përgjigjet kërkesës më të mirë në treg!

Tjetër është ndryshimi i një kahu politik i një mediaje, dhe tjetër problemi i pavarësisë së saj si media.

Nuk dua t’i fus në një thes.

Pavarësia e mediave nuk zgjidhet me persona, me emra të përveçëm, por me një strukturë të mirëmenduar të pronësisë, të transparencës financiare, të statusit të gazetarit, etj.

E kush tha se me drejtorin e ri Mapoja nuk do të luaj njëherë majtas dhe një herë djathtas!

Mos t’i rrëshkasi këmba kryeministrit Rama, se do ta shohi mirë si do t’i hedhi në rrugë Mapoja të gjitha tepricat që ka në magazinë.

Burri, luan, edhe Mapoja luan, edhe muri luan.

Sikur nuk e di ai xhanëm!

Censurim i mediave? Po, patjetër, mediat janë të sipërçensuruara, por nuk jemi naivë të vemë gishtin te ish drejtori i Mapos si viktima e censurimit në media.

Atë e pyesin si është puna? Ai deklaron se çdo gjë është normale, mbaroi kontrata.

Cfarë mbrojtje ka nevojë ai politikisht dhe moralisht kur ngjarjen vetë ai e quan si një marrëdhënie e thjeshtë pune. Kontratë.

Madje vazhdon të mbetet brenda strukturave të Mapos.

Ik nga Mapua dhe shkon te Mapoja.

Si me një drejtor si me një tjetër, si me drejtor si pa drejtor, veç një media të pavarur nga pronari, nga politika, nga qeveria, nga influenca e të fortëve në politikë nuk ka pasur dhe nuk ka atje.

Sa për dijeni, sikurse e kam shprehur, Mapon unë nuk e lexoj.

Sigurisht, aq më keq për mua.

7 komente në “Artan Fuga thumbon Henri Çilin: Po i rrëshkiti këmba Ramës….”

  1. tekiu says:

    Shyqyr qe fole dhe u shprehe si nje profesor ne nje artikull te ketij formati, se heret e tjera mbroçkulla ke shkruar, tamam si tallava. Sot po. (perjashto studimet e tjera serioze, s’flas per ato).

  2. kastriot says:

    U plaket po skeni kuptuar se cdo te thote pronar.Akoma me organizata partie.Media e pavarur supozon njerez te pavarur por do para dhe sakrifica.Pastaj ka nje gje te vogel qe eshte ndergjegja qytetare qe ne shqiperi mungon.

  3. Artan Berisha says:

    Hohohoh. Po ky loqja sikur ka qene vete te MAPO-ja e Cilit. Gojet e liga thone se ka marre nga Naimi i shndruar ne Henry, plot 1 meleon euro. Ka ngrohur mire bythen prefesori, aman more aman.

  4. Bogonica says:

    Po “kastriot”, mungon ndergjegja qytetare,ky eshte problemi,por si do te zgjidhet,ne kurriz te kujt do zgjidhet ndergjegja qytetare?Pra ja te erdhem ne piken qe u nisem,qe demokracia eshte nje farse,per sa kohe hyn ne mes leku dhe interesi personal.Kjo pune shkon deri tek privatizimi apo bllokimi i te vertetes.Pronari(i ashtuquajturi) ka “te verteten”ne dore.

  5. loreta says:

    Ne kapitalizem ligji themelor qe e mban gjalle eshte ekonomi e tregut qe do te thote se si te grumbullosh me shume para ne njesine e kohes me te gjitha format dhe menyrat dhe duke i shpetuar ligjeve qe te pengojne. Te tjerat jane demagogji per te realizuar te paren. Ndokush mund te thote po lirite dhe te drejtat e njeriut? Kjo eshte çeshtja e dyte po ne sherbim te ekonomise tregut, sepse liria mungon kur frika ka hyre ne palce per jeten, po ashtu liria nuk eshte kategori e perjashtueshme kur ajo kthehet ne nje anarshi totale per te pasur nje çrregullim total ne shoqerine e privatizuar. Edhe profesor Fuga, pas ca kohe pushimesh na u kthye me kete shkrim dhe nuk del dot nga guaska e tij e trasheguar. Media, po ta shikosh ne sfondin e ekonimise tregut, ka te drejte qe te kthehet me çdo qeveri qe ka pushtetin se dhe ajo eshte e lire apo jo? Dhe per qeverine ka vendose shumica e popullit, si mund te jete kundra kesaj vote media?! ….Po nje gje eshte qe ca media apo ca “profesore” merren me çfare ka ndermend tjetri dhe kerkojne ti çajne kafken e tij dhe ta pranosh se ai ose ata e kane gjetur misterin brenda ! Me mire hani buke e permbysni kupen se kesaj bote s’ja ka gjetur fundin asnje. Pyesni ata qe kane ikur se mase u spjegojne ndonje gje me ndryshe. Profesor Fuga: kujdes me motorin se ai eshte i sakte ne duar te nje njeriu te sakte.

  6. tonini says:

    Po pse do i rreshqase kemba Rames,pse do ti dhe mergata e qyqeve,Rama nuk eshte ideali,as i pagabushmi,po Rama,ka bere dicka,ka lene gjurme me punen e tij.Ti ,une dhe shume kush kemi te drejte te pretendojme per me teper,per me mire,per me teper transparence,e shume e shume gjera te tjera,por ama te mos harrojme e Se cfare kane bere para ardhesit e tij,si ne qeveri dhe ne bashki.se aty duket shume mire ndryshimi.

  7. ZYMBYLI says:

    TANO!!
    KUJDES RROTAT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje