Uarda s’ka faj për lajmet që bëjnë gazetarët!

15 Janar 2017, 17:03Blog TEMA

Nga Jonida Hitoveizi

Kohët e fundit po flitet e debatohet deri me tone të ashpra për kapjen e mediave dhe për një censurë të shfaqjes të së vërtetës lakuriq para publikut, prej forcave okulte të pushtetit. Por dje dhe sot vëmendjen e ka marrë një ngjarje tjetër, e cila përtej gjithçkaje nxjerr lakuriq një panoramë të shëmtuar të gazetarisë sonë.

Ishte rasti i amnistisë për disa gra të burgosura, mes të cilave ndodhej dhe Uarda Çota. Çota ishte dënuar me 5 vite burg pasi në gjendje të dehur aksidentoi familjen e ish ­zv.ministrit të Brendshëm Avenir Peka, ku humbi jetën djali 11-vjeçar R.Peka. Por ajo përfitoi nga amnistia dhe vuajti vetëm 2 vite burg, duke na u shfaqur para kamerave e portaleve e buzëqeshur e madje duke u pritur me duartrokitje nga njerëzit e afërm të saj.

Përtej këtij show, i cili dhe mund të na ishte kursyer (se s’po prisnin të dilte nga burgu Ramush Haradinaj), ajo që e shëmton këtë ngjarje nuk janë dhe aq flokët e krehur, make-up i Uardës dhe budallallëqet që tha ajo para kamerave por çfarë u raportua nga mediat dhe mbi të gjitha Si. Në këtë lajm ashtu si dhe në shumë të tjerë (por këtu kemi të bëjmë me vrasje të një fëmije) së pari mungonte historia (siç thonë shpesh amerikanët which is the story?).

Dhe fatkeqësisht historia e raportuar dhe e gjetur nga mediat kishte të bënte me hiret e vajzës: Amnisti për 10 gra mes tyre dhe zeshkanja e bukur del nga burgu, make-up i Uardës, ja bukuroshja që aksidentoi me vdekje një fëmijë, Uarda e krehur krah ministirit Manjani…

Pra historia e vetme që mbizotëroi lajmin në këtë ngjarje ishte sa mirë i kishte bërë flokët Uarda, apo sa bukur i kishte ruajtur linjat në burg a thua po dilte nga burgu ndonjë personazh shou bizi, Lindsay Lohan p.sh e jo një femër që e dehur kishte shkaktuar aksident me pasojë vdekjen e një fëmije. Ky lloj trajtimi nga mediat, i cili tashmë është modë e ka kthyer gazetarinë gati në një profesion amator që mund ta kryejë çdo njeri që di shkrim e këndim, është një këmbanë më e madhe alarami sesa frika për kapje pushteti.

Për këtë situatë nuk e ka fajin as interneti, të cilit kërkohet shpesh t’i vihet gishti, por mungesa e seriozitetit me të cilin sot bëhen e shkruhen lajmet. Deri sa arrijmë në ditën që flasim për bukurinë e Uardës dhe jo për krimin që ajo kreu si histori dhe pastaj tërbohemi nga ajo çfarë vet kemi gatuar. Këtu është problemi me irritimin që shkaktoi krekosja e vajzës së re më shumë sesa fakti që ajo jepte deklarta për pushime në Dubai, për liri të grave të tjera si ajo, për rilindje etj.

Kjo është një gjë e shëmtuar për të cilën Uarda s’ka faj pasi ajo mund të jetë edhe një psikopate klinike deri në momentin që nuk shfaq asnjë pendesë e mund të përbëjë ende rrezik për fëmijë apo njerëz të tjerë nëse i jepet patenta sërish. Përtej Dubait meqë Uarda doli në shteg lajmi mund të ishte fokusuar në kontekst krejt tjetër, p.sh a do lejohet t’i jap menjëherë makinës pas daljes nga burgu etj. Ndaj në fund fare Uarda nuk ka faj se media e pa si një objekt joshës dhe e shiti si të tillë.

Dhe sigurisht nëse s’do qe trajtuar si yll e me kaq vëmendje kushedi, ndoshta dhe ajo do kishte ulur kokën e do heshtte, pasi teksa ajo planikfikon pushime në Dubai, një nëne po i plas zemra nga marazi. Show të tillë me vdekjen e viktima mund të jenë gjithçka veç gazetari jo. Dhe këtu nuk e kanë fare fajin këta personazhe, por mënyra sesi i shesim ne: “just show and sex!

7 komente në “Uarda s’ka faj për lajmet që bëjnë gazetarët!”

  1. Arif says:

    Trajtim shumë i drejtë i çështjes, por kokat boshe, që e kanë kaluar periudhën kur mund të futet ndonjë gjë në to, as do ta kuptojnë e as do ta mirëkuptojnë.

  2. D. Didani says:

    O Shqiptar idiota…! O pushtetare qe vdisni te beni show,per buje apo per vota apo per populizem apo per idiotizem!Cpune ka ministri drejtesise qe te shkoje ne prani te medias e te beje poza me te burgosur…! Cdo i burgosur ka nje histori,qe ne shumicen e rasteve eshte ne dem te dikujt tjeter..psh ka vjedhur diku,ka aksidentuar,apo ka mashtruar shtetin apo ka perdhunuar…apo dicka te keqe qe ne anen tjeter te tij ka nje pale qe eshte demtuar,ka pra nje armik qe nuk deshiron ta shoh ate te lumtur ne krahe te pushtetareve…! Ne asnje vend tjeter te botes nuk mund te shihni keto cfaqje groteske besomeni mua eshte injorance,eshte debilizemm eshte show shume i ndyre Mos beni budallalleqe alla Manjani!Turp!

  3. Genti says:

    mendoj se gabohesh ne trajtimin e kesaj ceshtjeje. Sjellja e Uardes dhe gjithe sojit e sorollopit te saj qe e priste e te dera duhej treguar fiks ashtu sic u tregua per te ngjallur sadopak reagimin e njerezve qe ti therrasin ndergjegjes dhe reagimit civil. Uarda nuk kish si te ishte nje njeri me i mire kur familjare dhe shoqeri e presin si triumfatore se doli per procedure nga burgu. Uarda eshte shembulli me i keq se ku ka shkuar shoqeria jone qe jo vetem vret por as nuk ka as me te voglen mbrehje ndergjegje per krimin e kryer. Ne Angli nese ti aksidentohesh duke folur ne cel (jo më me alkol) te fusin ne burg edhe pa vrare apo plagosur njeri. Ne france, nese aksidenton dike nen efektin e alkolit konsiderohet vrasje me dashje, dhe denohesh me 15 vjet burg. Te gjitha keto denime jane per te treguar gravitetin e kesaj sjelljeje por gjithesesi nuk sherojne moralin e humbur te shoqerise e cila do gabonte njelloj edhe nese do e priste me duartrokitje Uarden pas 5 apo 15 viteve. Per te dhene nje shembull, para disa ditesh kishte nje lajm qe nje prinderit e nje goce ne Angli, kishin thirrur policine ne shtepi, pasi kishin konstatuar se vajza e tyre ishte kthyer e pire nga diskoja duke i dhene vete makines. Pra nuk ishte ndalur nga policia, as nuk kishte patur aksident, por thjesht i kishte dhene makines e dehur dhe prinderit e ndjenin se ajo duhej te merrte ndeshkimin e duhur.
    Nuk po pretendoj qe familjaret apo shoqeria e uardes, apo shume e shume te tjere si ato, te kishin nje sjellje te ngjashme, por me se paku te ruanin sadopak vetpermbajtje sa per te kuptuar se uardes nuk ju be padrejtesi se ishte ne burg, perkundrazi padrejtesia ishte se doli para kohe dhe se mori aq pak denim. E nese media tregoi kete ane te ndyre te sjelljes se saj dhe sorollopit te saj, une them beri mire se te pakten na beri ti denojme dhe ti therrasim pak ndergjegjes se humbur se shoqerise sone.

  4. Mik says:

    Genti = Koment brilant.

  5. labi says:

    paç fatin e kurves se engjelli egjell do mbetet.

  6. loreta says:

    Jonida, eshte per te ardhur keq, por kur ne vajtojme , ti kreh floket… Media duhej ta diskretitonte nje vrases me dashje si ajo. Pse me dashje. Sepse ka shkelur ligjin qe nuk duhet te pinte alkol dhe te ecte me shpejtesi me makine. E kupton qe ajo klasifikohet si kriminele?! “Heroinat” e Ismahil Kadarese ne kohen e diktatures kurveronin, sipas tij, ndersa “heroinat” e demokracise kurverine e kane profession te ligjshem, ndersa lirine prone te tyre duke vrare te tjeret. E kupton Jonida qe kjo femra qe ka kryer krimin duhej perbuzur deri ne maximum? Dhe jo vetem media, por te gjithe ata njerez serioze qe kerkojne qetesi per vete dhe shoqerine. Ju qe jeni harbuar duhet te zevendesoni Uarda Coten andej nga doli. Ja vlen tu uroj qe fatkeqesi te tille , por s’ma nxen goja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje