Për zullumqarët dhe përtej një beteje thjesht politike

16 Janar 2017, 23:12Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Historia ime e këtyre ditëve, ngjan si dy pika uji, me historinë që më tregoi një miku im piktor. I cili vendosi që një ditë të investojë në biznes. Kur e mëson këtë shoku i tij i ngushtë, një shkodran i vjetër, i thotë: Tani, ki durim se çfarë nuk do të dëgjosh për veten tënde. Sepse në Shqipëri kur e ke bishtin ta heqin, kur nuk e ke, ta venë.

Kështu po ndodh edhe me historinë time dhe gjithë atë çfarë ka ndodhur këto 3-4 ditë në publik dhe media në lidhje me gjoja “skandalin e madh” të pasurisë së familjes sime. Kjo nuk ka qenë një betejë për të vërtetën, sepse po të ishte një betejë për të vërtetën, PD kishte 4 ditë kohë që ta gjente atë, pasi unë bëra një status në Facebook ku deklarova se jam i hapur dhe se dokumentet e mia ndodhen të gjitha në ILDKP. Duke i bërë thirrje që të shkonin dhe t’i bënin publike.

Por, gjatë këtyre katër ditëve asnjë hap nuk u hodh drejt zbardhjes së të vërtetës. Por vetëm foli politika, në një betejë më shumë se politike dhe nuk tha asgjë. Nuk tregoi asnjë letër. Nuk tregoi asnjë dokument. Nuk tregoi asnjë prove. Nuk tregoi asgjë fakt.

Ishte një betejë më shumë se politike, pasi ajo nuk ishte as edhe një betejë morale. Sepse po të ishte një betejë morale, gazetarët, ish-kolegët e mi të paktën në mos shkofshin në ILDKP, apo të më kontaktonit mua, të paktën të shkonin deri tek zyra e pronarit të medias së tyre, e drejtorit të tyre, e financës së tyre, e të pyesnin: Ore ky Alfred Peza kur ka punuar tek Vizion Plus, pse e ka pasur 10 milionë lekë rrogën në muaj? Ky Alfred Peza kur punonte tek Ora News, pse fitonte kaq mijëra e mijëra euro që e di gjithë Shqipëria. Ky Alfred Peza kur punonte te Klan, sa e kishte rrogën? Ky Alfred Peza kur punonte te “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Top Media”, sa i kishte të ardhurat?

Pra, të gjithë mediat nuk e paskan pasur të gjithën këtë, një betejë morale. Po çfarë beteje qenka kjo atëherë? Ju a them unë. Është beteja e ziliqarëve për lekët e mia. Zilia është njerëzore, është një gjë që e kanë shpjeguar apo nuk kanë arritur as ta shpjegojnë dot deri në fund, as shumë filozofë e studiues. Duke qenë njerëzore, edhe unë i mirëkuptoj të gjithë ziliqarët për paratë e mia dhe do të doja t’i justifikoja. Por nuk i justifikoj dot. Por i mirëkuptoj. Ndaj nuk i ngushëlloj dot.

Gazetarët, nëse do të donin dhe kjo do të ishte një betejë për të vërtetën dhe një betejë morale, mund të vinin e të më kontaktonin mua, ish- kolegun e tyre, me të cilin kanë punuar 20 vjet. Askush nuk më ka marrë asnjë herë në telefon nga mediat deri më sot. Askush nuk ka trokitur në derën time, askush nuk e ka marrë bashkëshorten time (edhe ajo ish- gazetare) deri tani në telefon. Askush nuk i ka çuar një mesazh që “duam një prononcim”. “Si është e vërteta sipas jush”? Apo “ana juaj e historisë”. Asnjë. Por unë si një gazetar i vjetër, si ish kolegu juaj, do ju kisha mirëpritur dhe sepse kisha bërë gati edhe dokumentet.

Ja ku janë! Deklarata e pasurisë Alfred Peza – 2013, përpara se të hyja në politikë. Deklarata e pasurisë pas 2013, kur nisur tashmë politikën. Deklarata e pasurisë e 2014, deklarata e pasurisë -2015. Kisha bërë gati për ju edhe deklaratat e pasurisë së bashkëshortes sime Mirela Ndini, ajo miliarderja më e madhe e këtij vendi, ja ku e ka që nga viti 2004, (për pasurinë gjatë 2003). Ja ku janë të gjitha deklaratat e saj të pasurisë, për 13 vjet, 14 vjet me radhë. Sepse ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë në ILDKP.

Jua kisha bërë gati e po ju prisja, i kisha në tavolinë. Pse nuk erdhi asnjë gazetar? Pse nuk trokiti asnjë media? Asnjë kolegu im? Asnjë analist nga ata të shquarit që u është ngrënë haku dhe nuk paskan kursyer dot 1 milionë dollar. Unë i ngushëlloj jo vetëm në zilinë e tyre për paratë e mia. Por edhe për një pjesë të veseve të ndonjë ish kolegu. Apo për faktin se ata ashtu e kanë ndërtuar jetën e tyre, ndërsa unë kam vendosur ta ndërtoj kështu.

Do të doja shumë t’ju jepja këto dokumente sot por siç e dini ILDKP ka vendosur të nisë hetimet dhe kur je nën hetim, nuk mund të dorëzosh dot dokumentet publikisht. Por këto dokumente që nuk i mori media, do shkoj t’i dorëzoj në ILDKP.

Nga ana tjetër do të doja t’ju tërhiqja vëmendjen për një gjë fare të thjeshtë. Unë jam një burrë 50 vjeç, kam filluar të punoj që në 1989. Pra kam plot 28 vjet që punoj. Bashkëshortja ime ka përfunduar shkollën në vitin 1994, ka 23 vjet që punon dhe të gjithë sëbashku,të dy sëbashku kemi 51 vjet që punojmë sëbashku. Ju sjell në vëmendje deklaratën e parë të pasurisë së Lulzim Bashës, kur erdhi në KOP dhe hyri në politikë. Ishte 30 vjeç, kishte punuar vetëm 4 vjet dhe a e dini çfarë ka deklaruar ky njeri, ja ku e keni: Lulzim Basha ka deklaruar pasuri mbi 1 milion euro.

Pra, 300 mijë dollarë më shumë sesa unë në vetëm 4 vjet punë. Ndërkohë që ne kemi punuar 10 herë a më shumë se Lulzim Basha dhe jo në punë do si do. Alfred Peza kur ishte në media ishte i adhuruar dhe njerëzit thoshin: Është një nga gazetarët më të mirë, nga më të paguarit, analist kështu, analist ashtu, drejtues kështu I mediave a drejtues ashtu. Por çuditërisht sapo hyra në politikë, krejt papritur unë u bëra delja e zezë, e keqja, e kështu me radhë.

Për të gjithë ata që kanë kuriozitet po ju them pasuria e familjes së Alfred Pezës mbas 2013-s kur Alfred Peza ka hyrë në politikë është shtuar me 0 (zero) lekë. Zero. Përveç të ardhurave që mund të kenë rrjedhur nga interesat bankare përtej të ardhurave nga puna direkte si deputet i Parlamentit të Shqipërisë, apo bashkëshortja ime si punonjëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Dhe çfarë beteje qenka kjo, që s’qenka as betejë morale dhe as betejë për të vërtetën, por qenka më shumë se politike.

Kjo është beteja kundër modelit, është beteja kundër modelit tim në politikë. Unë kam qenë i pari kandidat për deputet i rilindjes, model i ardhur nga shoqëria civile, i ardhur nga media, i ardhur si profesionist, i angazhuar, i ardhur si njeri që ka deklaruar që sekondën e parë pasuritë e tij. Ç’skandal ka zbuluar rrjeti mbi dokumente që unë i kam firmosur vetë? Që i kam dorëzuar vetë për 15 vjet me radhë? Këtë ka filluar tani media ta quaj skandal? Nëse ky qenka skandali, atëherë unë paskam humbur nocionet për gazetarinë dhe nuk e njihkam më gazetarinë.

Por po ju them një gjë tjetër, që modeli im është modeli i atij njeriu që ka punuar 24 orë për 24 orë si një profesionist, çdo ditë të jetës time s’kam bërë asnjë ditë pushim. Të gjithë ata që kanë punuar me mua e dine këtë. Të gjithë njerëzit që më njohin mua e dinë këtë. Të gjithë të afërmit dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi e dine mirë këtë. Nëse unë nuk isha ky model, por do kisha qenë një deputet i ardhur në Parlament, me një të kaluar si trafikant droge, armësh apo prostitutash sot unë nuk do të isha nën hetim nga ILDKP. Pse do pyesni ju?

Është fare e thjeshtë: A keni dëgjuar ju ndonjë deputet të përfolur për trafik droge, prostitutash dhe për çdo gjë tjetër, që të jetë vënë ndonjëherë nën hetim dhe t’i jetë kontrolluar pasuria siç po i kontrollohet sot Alfred Pezës? Jo, dhe as ka për të ndodhur për aq kohë sa nuk ka filluar të zbatohet reforma në drejtësi.

Pse bëhet e gjithë kjo? Ka një arsye fare të thjeshtë. PD tha se u habit nga pasuria ime. Vërtet besoni ju që ata janë habitur nga paratë e mia? Ata që kanë dhjetëra e qindra, mijëra herë më shumë!? Nuk janë habitur ata. Atyre i ka ndodhur më shumë se kaq. Ata as janë habitur e as janë çuditur. Por ata janë tmerruar. Ata i tmerron liria ime për të deklaruar gjithë pasurinë time në çdo kohë, sepse ata nuk e deklarojnë dot pasurinë e tyre. Sepse ata hynë me pantallona të grisura në politikë dhe sot, pasi u bënë ministra e kryeministra, janë miliarderë dhe nuk e deklarojnë dot pasurinë. Kjo i tmerron ata, liria e Alfred Pezës për të deklaruar pasurinë e tij në çdo kohë. Ja ku është pasuria e Alfred Pezës! 15 vjet e kontrolluar nga ILDKP, 15 vjet me radhë, 15 vjet!

Po pse tani dhe pse unë? Pse ka ndodhur e gjithë kjo fushatë? Ka ndodhur, sepse i keni parë filmat me mafie? Librat me mafie? Që të mbulohet një krim në një anë të qytetit, duhet të bësh zhurmë dhe duhet të bësh një krim më të madh, në anën tjetër të qytetit. Kush është krimi që ka ndodhur nga kjo anë e qytetit, që po bëhet zhurma për krimin e Alfred Pezës nga ana tjetër e qytetit? Ka ndodhur ajo që është skandali më i madh financiar në historinë bankare të këtij vendi. Jo banka ku unë kam një përqindje aksionesh mbi bazën e historisë së parave të mia, por një bankë tjetër e nivelit të dytë, e cila pak ditë para zgjedhjeve të 2009, ka dhënë brenda ditës 7 milionë euro cash.

Nuk ka ligj në botë, nuk ka zyrë të pastrimit të parave në botë, nuk ka zyrë që kontrollon bankat në botë, që të arrijë dhe që të japë menjëherë kesh në dorë, 7 milionë euro, brenda një dite. A e dini ju pse po hetohet dhe nuk vjen sot në Shqipëri Rezart Taçi? Për të njëjtin krim, se ka nxjerrë Brenda ditës 5 milionë euro cash (paratë e tij) nga banka dhe ndodhet në arrati. Ndërsa shoku i ngushtë i Shkëlzen Sali Berishës mori 7 milionë euro kesh në dorë brenda ditës nga një bankë e nivelit të dytë, kundër çdo lloj praktike dhe ligji, dhe atë nuk e gjen gjë. Pse, rastësi thoni ju është që në vitin që ka deklaruar Shkëlzeni në 2010, (për pasurinë e 2009), 300 mijë euro shtim pasurie, ka ndodhur edhe ky skandal i madh? Ky skandal i madh është shumë herë më i madh se skandali “Arsidi”. A e dini ju që ka ndodhur një skandal fiks si ky në fillim të viteve ’90, me 1.6 milionë dollar, për të cilin u arrestuan guvernatorë banke, zv. Guvernatori dhe gjysma e qeverisë?

Kjo është arsyeja pse PD sulmon Alfred Pezën, sepse do që të fshehë krimet e djalit të Sali Berishës dhe grabitjet që ai i ka bërë pasurisë së shqiptarëve. Kurse mua sot, pas gjithë kësaj fushate të pështirë, me thënë të drejtën më vjen keq për një gjë; kisha mundësi të kurseja më shumë se 1.1 miliardë dhe nuk e kam bërë. Për këtë më vret ndërgjegjja. Por a e keni parë deklaratën e pasurisë së Shkëlzen Berishës. Ku thotë se punoj këtu, punoj këtu, e atje. Hej, ky djali i Sali Berishës edhe punoka. Ndërsa unë kujtoja se ai ishte guida e një blogereje për ta çuar atë në Meksikë, Dubai e në të gjitha plazhet e tjera të botës. Më falni se u zgjata. Por i rashë pak gjatë sot, se nuk kisha kohë që të flisja shkurt.
Faleminderit!

* Deklarata e bërë sot për gazetarët, përpara fillimit të sesionit të ri Parlamentar

18 komente në “Për zullumqarët dhe përtej një beteje thjesht politike”

  1. Bomba says:

    Ti jeturpi I emrit Deputet sepseti je mafioz.Ku ke pare ti qe ne vendet Detike Deputeti I Parlamentit shet vendet e punes sic bere ti ne Peqin? Ne cvend te botes ka qe Deputeti behet shef kuadri duke hequr e vendosur njerez neper punera?Atje I ke bere parate,atje I ke vjedhur parate me korrupsion shisje nje vend pune per 30 milione lekesh?Prokuroria duhet te hetoj gjer ne fund dhe me cdo detaje e Deshmimtare.Te shkojne ne Peqin dhe te gjejne njerezit qe I ke shitur vendet e punes dhe te konfiskoj cdo qindarka qe ke vjedhur sepse korrupsioni per deputetet dhe punonjesit e shtetit eshte thjesht vjedhe.duhesh ti jepesh prokurorise per hetime .

  2. KELI says:

    Po si ka mundesi mori shoku i ngushte i Shkelzenit 7 mln dollare dhe asnje nuk ndihet? Apo ai qe merr me pak e ha.

  3. ENDRI says:

    Je nje njeri i respektuar dhe qe do te te jesh i tille per ne. leri ca thone te tjeret se SHQUP i harron te vetat por merret me ty.

  4. pirdh pirdh se lirohesh says:

    Fredo. Mire e ke ti mor burre. E kane shqyer te gjithe kete vend. Kane bere miljarda. Pse mos e lyje rroten dhe ti? Pastaj sa shume paske sakrifiku or burre. Paske lene dhjetra mijera euro ne muaj rroge per te mare 1 milione leke te qelbta si deputet. Sa e doni kete popull mer jahu.

  5. Dibrani says:

    Alfred Peza ,..c’eshte gjith ky mllef qe lexova

    Neqoftese ti leket i ke fituar me pune dhe nga interesat Bankare,…ta beft Zoti Hallall

    Por nuk ke pse merzitesh je Deputet ,i Rilindjes ,……dhe gjith kjo pasuri ngre pikpyetje

    Ne kete mes nuk jane vetem Shqupistat qe jane te shqetesuar,..por besoj mbare opinioni publik qe ka ra ndesh me lajmin rreth pasurise tende
    Mos harro je Deputet ,..ke pergjesi ligjore te justifikosh pasurine,…te pelqen apo nuk te pelqen

    Une po te isha ne vendin tend,…dhe kjo qe thua eshte e vertete,….do ndihesha krenar qe me investigojne

    Do qeshja nen buze ,..dhe do ta ironizoja te gjith situaten me konfidenc,…bile bile ,…do thoja mbas meje do mundohem me qe ky hetim te kthehet tek 139 deputet qe bejne te pastrin ne kete parlament

    Eshte nje hap qe do ta promovoja ,qe dhe Deputet , Ministra , ish Ministra qe nuk ndihen,.. apo bejne te pastrin te investigohen rreth pasurise

    Po me gjith deklaratat e tua dhe justifikimet pa fakte konkrete akoma,…..deri sa te mbaroje hetimi ngre shum pikpyetje rreth pasurise tende

    Nje njeri i paster nuk ka nevoje per justifikime anemban mediave,..apo duke goditur koleget gazetar si tradhetar apo te pa beses

    ky eshte raliteti qe mendojme te kapim ,..neqoftese kemi ndermend te behem shtet serioz
    Prandaj Alfret Peza nuk eshte nevoja per te gnithe ate mllef

    Oh per pak Harrova ,..investigimi konklud dhe taksat e rroges qe ke me marr per vite,…se thua ke marr 10 milion te vjetra ne muaj,..por nuk tregon ke paguajtur taksa,..dhe shpenzimet ,ushqimore,matriale,faturat,makinat,nafta,pronsi te palujtshme
    ti per 50 vjet pun keqen njeri i gjalle bashke me familjen ,…dhe familje ka shum shpenzime,…sidomos nje si ti me rrog te till
    sa te kesh aq shpenzon

    nxjerr faktet dhe na deshmo sa i paster je

    1. loreta says:

      o Dibran, faktet nuk jepen ne gazete online, por i merr organi ligjor per ti kontrolluar. Une nuk mund te mbaj ndonje pergjegjesi per problemin se si ka fituar parate Alfred Peza, por gjithe shkrimi tij dukej si nje shqetesim ndergjegje per nje njeri te pafajshem se ndryshe ndodh me ata qe e kane bere kapice fajin, dhe rruga e tij si gazetar me bind per sinqeritetin duke patur parasysh dhe kohen qe ka punuar ne televizion; gjithmone duke e pare nga jashte se nga jashte shikoj dhe Fevziun apo shume te tjere, por nuk krijoj dot te njejtat konsiderata se me dalin para syve shume gjera te jashteligjeshme.

  6. ta says:

    edhe une kisha simpati por nuk e dija sa paguhesbe,edhe une kam 45vjet qe punoj por nuk kam nje kacidhe ,ne qe punojme puntore jemi pa tru ndersa ju e shpetuat kete popull. ju jeni kriminelet e ketij populli,qe nuk kane te hane buke,edhe mburesh pale,turp turp.

  7. alphade says:

    Mire se turp nuk keni ju si deputete, po FRIKE. nuk keni ?!
    Se vjen nje dite dhe i ” villni” te gjitha ne nje dite ?!
    Turpi botes ! Dhe, megjithese flitet ore e cast per vettingun,
    perseri ju te babezitur duke vjedhur ,as pirdhni fare ..!
    E gjithe kasta politike shqiptare ,duke perfshire edhe sistemin
    gjyqesor duhet te pesoni fatin e NORIGES se PANAMASE !!

  8. ta says:

    bera nje koment por s’ju ka pelqyer.

  9. xhulio says:

    Te gjitha zullumet i fshehin te politika.Deri kur? Ky behet miljarder e pastaj thote qe eshte ne mes zilia dhe xhelozia.Nuk sheh ky dot qe gjysma e popullit eshte ne kufirin e varferse? Po mos do te thote se keshtu eshte kapitalizmi?Te kthehemi te komunizmi? Jo, mor jo.Ky eshte demokomunizmi i te pabrekeve.Fytyra e ofceriit dhe gazetarit te paafte.Vetem te genjeshe dhe te manipulosh mund te marresh para te pista.

  10. ScriptaManent says:

    Dmth ti po thua qe gjate gjithe jetes tende ke marre nga 10 milion leke ne muaj dhe pastaj papritur zgjodhe ti futesh politikes qe te marresh 1 milion e gjys ne muaj si deputet?! O sa cun i mire qe qenke more Frediii. Po per ne e bere o Frediii? Po ti qenke Jezusi. Mos u sakrifiko kaq shume o xhan. 1 milion euro me rroge o derbardhe kokebolke nuk behen dot as ne Perendim e jo me ne Shqiperi. Ptuuuu. Qelbesire e Rilindjes.

  11. Genti says:

    I nderuar Z. Peza, eshte e dhimbshme se si nje gazetar i mire per te cilin kam patur respekt dikur u shnderrua kaq shpejt ne nje politikan standart shqiptar qe kur e atakojne, i sulmon te gjithe dhe nuk thote asgje. ne gjithe diskurin tuaj elokuent sulmuat bashen, berishen, shkelzenin, nuelin, tacin, ILDKPI, koleget gazetar, dhe disi fshehtas edhe shoket e partise per hetimin e nisur. Sic eshte zakon fjalia e pare eshte qe pershendetet sa per sy e faqe ai qe nis hetimin, dhe direkt fjalia e dyte eshte, “por ILDKPI te mos hetoje vetem mua, por edhe Bashen, edhe deputetet e tjere, edhe kanabistet, kriminelet etj etj. Jo se nuk eshte e drejte, por a nuk do ishte mire qe kjo fjali te behej pasi te hetohej dep. Peza, dhe kur ai te dilte qelibar sic pretendon, pastaj te niste revanshin duke i kujtuar ILDKPI mision e saj (te papermbushur ne fakt) dhe nevojen te nisi nga ata te papastrit e gjitheditur. Se dyti deputeti/gazetar Peza duket se e njeh shume mire diversionin me shifra dhe ndonse rreshton shume punedhenes prestigjioz mediatik, vetem per njerin jep shifra te pages, 10 mln ne vizion plus. A nuk do ishte mire te listonte gjithe pagat ne secilin prej punedhenesve te tij ne nje tabele te thjeshte exeli dhe tua mbyllte gojen gjithe kolegeve gazetar dhe pastaj ti quante sic me te drejte mund te jene ziliqar, bixhozcinj e joprofesionist?!?! Me nje llogari te thjeshte duke llogaritur se pagat e larta ne shqiperi ne vlera absolute kane nisur pas vitit 2000, familja Peza per gjate 16 viteve do duhej te kishte mesatarisht 640.625 lek te reja te ardhura mujore. A ka patur te tilla? Dhe keto te ardhura jane vetem shuma e blerjes, por sa ka shpenzuar per jetese, pushime, banim, veshje??
    Mbasi sqarohen keto Dep. Peza do kishte gjithe te drejten e botes te sulmonte cdokend edhe vete shoket e partise, edhe ata te opozites, edhe disa koleg mediash, qe per hir te vertetes kane shume here me shume lek.
    Te gjitha keto hamendesime i shtohen dhe nje fakti qe eshte gjithashtu i cuditshem. Deputeti/gazetar kursimtar Peza pasi nuk paska pushuar per 28 vjet, qe paska punuar 24/24, dhe spaska shpenzuar kurre me asnje ves, blen 1% te aksioneve te nje banke me nje fitim 126 mln lek te reja ne vit. Kjo do te thote se cuditerisht, pasi punoi e rropat gjithe jeten, i hodhi gjithe investimet e tija ne nje biznes qe nuk mund ti sjelle me shume se 1.2 mln lek ne vit te ardhura si dividend, cka do te thote se i sjell nje rikthim te investimit pas 100 vjetesh!!!! Dikush mund te thote me te drejte c’te duhet ty se ku i coj une investimet e mia. Po eshte e vertete, nuk me duhet, por si deputet i zgjedhur ke nje detyre ti shpjegosh publikut qe ti je thjesht budalla qe ben nje investim kaq jo frytdhenes, apo per shkak te detyres ke marre informacion psh qe Credins do te shitet dhe shpreson qe keto para ti marresh te shumefishuara pasi nje periudhe te shkurter. Dhe duke qene se nuk e kaperdij dot ti them Gazetarit Peza budalla, kam te drejte ti kerkoj llogari Deputetit Peza per arsyet e ketij investimi kaq te keq ne dukje por qe mund te jete shume i frytshem ndoshta ne nje te ardhme te afert. E nese as kjo e fundit nuk eshte e tille, kam po ashtu te drejte te mendoj se ndoshta keto aksione iu dhane falas, per arsye qe vec te ligjshme s’mund te jene.

  12. kleptofagos says:

    1. Justifikimet e ketij gazetari-deputet nuk kane asnje vlere ligjore dhe morale, perkundrazi. Publiku pret deklaraten e institucioneve perkatese qe merren me hetimin e pasurive, per te gjykuar ligjshmerine e tyre.
    2. Cdo qindarke qe futet ne xhepat e dikujt, eshte e sigurte qe ka dale nga xhepat e dikujt tjeter. A ka menduar ndonjehere ky gazetari-deputet, nese parate qe ka fituar gjate ketyre viteve jane vertet nga djersa dhe aftesite e tij profesionale? Si mund te justifikohet nje page mujore 10 milioneshe ne Shqiperi, nga nje gazetar qe nuk e ka ndritur karieren e tij, pervecse me mercenarizem dhe korrupsion politik dhe partiak?

  13. beso says:

    Besoj se ke qene djale i mire,por, e hengre lugen e corbes se prishur dhe do ta vjellesh tere jeten tende,o alfred ditziu!!!!!!

  14. Tarrasa says:

    Paske ber 51 vite pun ti mor kelysh?? Po ne qe kemi 20 vjet ne kurbet punojme 4 veta ne familje e kur vjen puna mezi blejme nje shpi .ti me 250 mij lek ne muaj ne shqiperi bere 1 miljard?? Ju do shuar fara gjakpirsa

  15. alphade says:

    Z.” Keli ” , do te vije edhe e Shkelzen Berishes qe s’i ka thene
    asnjehere “good morning ” punes por bredh nga Ishujt Maldivias
    ne Oqeanin Indian deri te plazhet Kan-Kun , Cetumal ,Ixtapa te
    Meksikes ,por sic dihet ” embelsira ” hahet andej nga fundi dhe
    puna e Zenit ashtu dote ndodhi . Nuk shpeton !
    Populli ia ka sajuar ate kengen : Hani ,pini dhe kendoni sa te rroje Lala
    Gjoni dhe kur Lala gjoni te vdese kembet do ju bien krese …….!!!

  16. Dorina says:

    plehra. O Fredi, i dine te gjithe zullumet qe ke bere ne Peqin. Je bere si bejleret edikurshem ne ate qytet te vogel. Turp edhe epr Ramen qe ju del ne mbrojtje ketyre plehrave te tipit rroshi, Bushi, peza etj. Rilindja po shkon per lesh.
    Rama nuk na hyjne me ne pune hartimet e tua. Ne po e shohim, realitetin. Shiko ministre Salcen duket sikur rri gjithe diten ne parrukeri dhe arsimin e ka bere corape. Per turp, beri burrin dekan. Ate qe edhe mesim nuk bente kur ishte pedagog. E dine te gjithe studentet e tij. Oh kasolle, ku na mblodhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje