PROFIL/ Mësuesja e papunë nga Shkodra, që bënte propagandë pro ISIS

20 Janar 2017, 15:25Kronika TEMA
PROFIL/ Mësuesja e papunë nga Shkodra, që bënte

Antiterrori arrestoi ish-mësuesen e Medresesë së Shkodrës, një ditë pas publikimit të skandalit, ku ajo ishte regjistruar nga një nxënëse teksa bënte propagandë pro ISIS-it..

Emine Alushi u regjistrua teksa i thotë nxënëses se ISIS është një organizatë e mirë dhe se mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës.

Gjithashtu, mësuesja nis të bëjë propagandë pro ISIS-it, duke thënë se mediat gënjejnë për ato që shkruajnë mbi këtë organizatë.

Ndër të tjera, më- suesja thotë edhe se Bin Ladeni ka qenë një lider i mirë. Pas regjistrimit të publikuar, policia është vënë në lëvizje, duke e vënë në pranga atë. “Policia e Shtetit ka arrestuar ish-mësuesen e Medresesë së Shkodrës ‘Haxhi Sheh Shamia’ për nxitje të urrejtjes.

Ngjarja është bërë publike gjatë transmetimit të një videoje në emisionin investigativ “Stop”, ku shtetasja në fjalë, gjatë një ore mësimi, debaton me nxënëset duke bërë deklarata në favor të organizatës famëkeqe ISIS dhe ishkreut të organizatës terroriste Al Qaeda, Bin Laden.

Në deklarimet e marra drejtuesve të shkollës në fjalë, si dhe nga deklarimet e marra vetë shtetases, provohet se është ajo në videon e shfaqur.

Në vijim janë kryer veprimet e tjera procedurale, duke sekuestruar videon dhe transkriptin e bisedës së zhvilluar në klasë, ku dëgjohen qartë pohimet e kundërligjshme”, bëri të ditur Policia. Sipas të dhënave, 39- vjeçarja Emine Alushi, me profesion mësuese e Teologjisë, është arrestuar për veprën penale “nxitje e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

“Policia e Shtetit dhe strukturat e specializuara të Antiterrorit po vazhdojnë punën për hetimin e shtetases në fjalë apo bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet të kundërligjshëm”, thuhej në njoftimin e Policisë. Sipas të dhënave, mësuesja është ndaluar në shtëpinë e saj.

Burime pranë Medresesë së Shkodrës bëjnë me dije se biseda e zhvilluar mes nxënëses, së cilës i dëgjohet zëri dhe mësueses që i përgjigjet nuk është bërë gjatë një ore mësimi dhe as brenda klasës, por në një moment pushimi në mjediset e hapura që shkolla posedon.

Pas arrestimit, mësuesja është dërguar drejt Tiranës te njësia e antiterrorit, pasi çështja sipas burimeve pritet t’i kalojë Krimeve të Rënda.

Nga sa mësohet, mësuesja Emine Alushi punonte si zëvendësuese në Medresenë e vajzave të Shkodrës. Po kështu, bëhet e ditur se regjistrimi i videos është bërë në vitin 2015.

Nga 2015- ta e tutje, Emine Alushi, për shkak të mungesës së orëve nuk ka mundur të vijojë më tej në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër.

Po ashtu, burime nga Drejtoria Rajonale e Arsimit bëjnë me dije se Emine Alushi që nga 2015-ta nuk e ka ushtruar profesionin në shkolla të tjera të Shkodrës.

Aktualisht ajo ishte e papunë.

Sipas të dhënave, mësuesja gjatë kohës kur ishte në Medrese si zëvendësuese jepte lëndën fetare të librit të shenjtë të Kuranit.

Ajo është nënë e tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë, ndërsa është bashkëshortja e Blendi Alushit, që punon si jurist në Myftininë e Shkodrës.

Deri tani komunitetet fetare në Shkodër, mes të cilave edhe Myftinia e Shkodrës, nuk kanë bërë asnjë reagim apo s’kanë mbajtur asnjë qëndrim.

Alushi është diplomuar për Teologji në Fakultetin e Studimeve Islame, në Prishtinë, në vitin 2009.

Në faqen e saj në Facebook mësuesja ka të publikuara lajme që lidhen me Sirinë, bashkë me lutje dhe solidarizim për viktimat atje.

Gjenden edhe fotografi të udhëtimeve të saj në Mekë apo edhe nga aktivitete të ndryshme.

Por nuk ka askund propagandë për ISIS-in apo ndonjë gjë të përafërt. Ajo shfaq në rrjete sociale mbështetje për Ahmed Kalanë, imamin e xhamisë së Kavajës, që disa herë ka pasur përplasje mendimesh me KMSH.

3 komente në “PROFIL/ Mësuesja e papunë nga Shkodra, që bënte propagandë pro ISIS”

  1. Edhe ti says:

    Kjo debile ishte zanafilla e protestave te jazexhiut me shoke ,ahmed kalaja ishte nje nga ata klerike qe bertiste per xhihad brenda xhamise se tij ,dhe kjo mesuese ishte simpatizante e tij ,,,,te vazhdoje tashi ndonjeri ti fryje borise se demokracise dhe shprehjes se fjales se lire me keta elemente

  2. loni says:

    rri tani dhe te gjejne pune ata njerezit e mire te issis moj grua moderne,mqs issis mbron myslimanet ai plera qe vrau ne turqi naten e vitit te ri njerez te pafajshem per nje grusht dollar mbrojti myslimanet????dhe nga kush i mbrojti???ky eshte vetem nje shembull,ngas kush i mbrojti nga lirira duke i vrare ne emer te issis ky pervesi i issis,myslimanet nuk vriten po nga myslimanet moj myslimane kriminele e issis,atehere edhe hitleri ishte i mire se po mbromte katoliket,pse e denuan atehere bota ku ai po mbonte katoliket e europes,krimet e cdo figure nuk justifikohen moj mesuese e leshit,ashtu thote zoti vrit cilindo qe te duket ty i papershtateshem,kto jane idjotesira moj plake matufe.le te shpetoje issis tani meqenese mbron myslimanet shurre qelbet,kush ben krime ne emer te gjithckaje nuk eshte shpetimtar por eshte kriminel terrorist vrases etj budallaqe dhe jo shpetimtar idjote.

  3. L leshi says:

    Me ken Shkodran te tana i ban…..Shkodra eshte kthyer nga qytet i kultures dikur ne qytet injorance.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje