Komisioni parlamentar për hetimin e aferës së CEZ, ka thirrur një tjetër dëshmitar.
Bëhet fjalë për një tjetër sekser, Hamza Mergjani.
Ai do t’iu përgjigjet pyetjeve të këtij Komisioni ditën e mërkurë, me anë të një video-konference.
Po kush është Mergjani?
Hamza Mergjani, nga Tetova dhe me banim në Pragë, pjesë e CEZ Group që nga 2004.
Në fund të 2004 ka tentuar të fillonte tratativat me qeverinë Nano për të privatizuar OSSH, por ka rezultuar pa sukses, pasi kanalet e komunikimit ishin pika jo fokale.
Në vitin 2006 me ndryshimin e qeverisë, Hamza Mergjani fton Nuel Kalaj me origjinë nga rrethinat e Prizrenit, por që zotëron nënshtetësi franceze dhe vjen nga një familje emigrantësh në Francë (Paris, Lion, prej 45 vjetësh).
Në mesin e 2006-ës, Nuel Kalaj me rekomandimin e Hamza Mergjanit lidh një kontratë tremujore me CEZ Group për të lobuar në qeverinë shqiptare në emër të CEZ Group mbi privatizimin e OSSH.
Sipas vetë Nuel Kalaj, për një muaj rresht në vjeshtën e 2006, ka kontaktuar mbi 100 herë me kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha, i cili e dëgjon mbi propozimin e tij për ofertën e CEZ dhe këtë çështje ia delegon ish- ministrit të Ekonomisë dhe Energjisë, Genc Ruli.
Nga vetë Nueli konfirmohet që takimi i parë me Genc Rulin nuk ishte shumë domethënës dhe madje sipas tij, ai u shpreh “zoti Ruli nuk kam ardhur këtu të më shikoni nga këpucët, por të shikojmë mundësin e privatizimit të OSSH nga CEZ Group sipas rekomandimit të kryeministrit”.
Në vijim, Nuel Kalaj ka kërkuar ballafaqim të tij me ministrin Ruli në prani të kryeminitrit Berisha, pasi ministri Ruli kishte filluar tentativat e privatizimit të OSSH me kompaninë Enel Energia.
Pas konfirmimit nga kryeministri Sali Berisha për privatizimin e OSSH nga CEZ Group, Nuel Kalaj nënshkruan një kontratë me CEZ Group për sukses-fee, në privatizimin e OSSH në favor të CEZ Group, për 3 përqind të vlerës totale të shitjes.
Në vitin 2010 rezultonte nga verifikimet e gjendjes së llogarisë personale të Nuel Kalaj në Raiffeisen Bank, se kishte 3,6 milionë euro.
Këto para u transferuan në destinacion tjetër në 2011.
Duke patur një marrëdhënie shumë të konsoliduar me kryeministrin Berisha, Nuel Kalaj krijoi disa firma private shërbimi, ku ofronte shërbime të ndryshme nga CEZ Albania.
Nga 2006 e deri aktualisht, është mik personal i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në datën 31.03.2010, Nuel Kalaj bëhet aksioner me 49 përqind të aksioneve në kompaninë “Antika 04” SHPK, “HAM GROUP” me nr. NIPT: K41512019J.
Në datë 28.02.2012 ndryshojnë kapitalet e shoqërisë, konkretisht:
Vlera e kapitalit ishte “610 mijë”, u bë “20 milionë”
Vlera e aksionit ishte “1,220” u bë “40, 000”
Po ashtu ndryshojnë edhe kontributet për ortakë: (Nue Kalaj) Kontributi më parë ishte (“298,900”), u bë (“9,800,000”)
(“Hasan Ahmetaj”) kontributi në para ishte “311,100” u bë “10,200,000”.
Po po, dolen Nduet dhe Hamzate te japin oferta.
Sekser nga tetova, prizreni, e sorollopi tribuve qe i njeh vetem Berisha. Rastesi do thoni ju? Keta shpellaret e gjejne njeri tjetrin . Per kete Enveri i mbante nen hyqem . Ketyre Po u le liri te pa kufizuar, keta mund ti nxjerrin ujin e zi cilitdo vend . Po do zoti dhe sistemohen me veting-un.
Ky Sali Qeni eshte vet Njeriu Piramidal ne te gjithe aktivitetet e ketij anti shqiptari , njeri i pa pare dhe i babezitur , vertet nje shpellar i poshter i pa bese , qen bir qeni .Ky Krye kriminel duhet te gjykohet e varet ne litar ne mes te Tiranes atje ne Sheshi Skenderbe qofte dhe jashte ligjit si nje Perbindesh Rast i pa gjendur ne Bote . Pjelle e poshter cnjerezore . Prej ketij Haleje valla pritet tu vinte Demokracia Shqiptareve .
Ore ky Hasan Ahmetaj mos eshet gje ky …”Në periudhën 16.03.1997-4.09.1997, ka shërbyer në Gardën e Republikës, në detyrën “truproje personale” e kryeministrit Bashkim Fino.
Ardhja në pushtet e qeverisë socialiste, kryesuar nga Fatos Nano, “çliroi” shqiponjën e fatit të tij duke i krijuar mundësinë të fluturojë në lartësi të mëdha të karrierës policore. Nga 4.09.1997 deri më 4.09.1998, ai qe në postin “zëvendësdrejtor”, në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Më 4.09.1998, Hasani emërohet në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Mbase në këtë emërim ndikoi bllokimi i rrugës në Lazarat, nga “miqtë” e tij lazaratas, më 2 shtator të atij viti, ngjarje ku u plagosen mbi dhjetë specialë e policë të tjerë, gjë e cila çoi në dorëheqjen e parevokueshme, vullnetarisht, nga Besnik Bregu.”