FOTOT/ Presidenti largohet nga vendi... bashkë me buxhetin

23 Janar 2017, 09:46Politika TEMA
FOTOT/ Presidenti largohet nga vendi... bashkë me buxhetin

Pas javësh tensioni politik dhe civil që thuajse sollën shpërthimin e luftës civile dhe ndërhyrjen ushtarake të fqinjëve afrikanë, presidenti historik i Gambias, Yahya Jammeh pranoi humbjen në zgjedhje dhe arriti një marrëvëshje politike për t’u larguar nga vendi, duke i hapur rrugën rivalit të tij politik, Adama Barrow.

Por, duket se Jammeh nuk iku me duart bosh, pasi është zbuluar se mungojnë të paktën 11 milionë dollarë nga arka e shtetit, pas mbikqyrjes paraprake.

Zëdhënës të Presidentit të ri, i cili e bëri betimin jashtë vendit, pasi rivali i tij nuk pranonte të linte postin, thanë se hetimet e mëtejshme ka mundësi të zbulojnë se gropa në buxhet është shumë më e madhe.

Pas 22 vitesh në pushtet, Yahya Jammeh, u detyrua të largohej, pasi vetë as që i shkonte mendja ta bënte, megjithëse humbi zgjedhjet. Hyrja brenda kufijve e ushtrive të tjera afrikane që ishin zotuar ta largonin me forcë, duket se ishte faktori kryesor që e bëri t’ia mbathte, por Jammeh nuk ka dyshim se iku si një njeri i pasur, megjithëse i mposhtur.

Zyrtarët e rinj të mbërritur në vend dhe që zbuluan zhdukjen e parave thanë se arkat e shtetit janë praktikisht bosh dhe se kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Financave dhe banka qendrore e vendit.

Megjithëse autoriteteve të aeroportit kryesor të vendit i ishte thënë që të lejonin vetëm Presidentin të largohej dhe të mos merrte sende me vete, mediat raportojnë se veç valixheve pa fund, ai u shoqërua edhe një nga flotë makinash luksoze që u larguan bashkë me të drejt Guinesë Ekuatoriale, ku duket se ai do të shijojë një ekzil mjaft luksoz.

2 komente në “FOTOT/ Presidenti largohet nga vendi… bashkë me buxhetin”

  1. lifi says:

    Njelloj si Ahmet Zogu,i mori paret me vehte.Me mire te vije ne shqiperi se ka plote shoke,mgjse Devzo dhe Haxhiu jane ne Kenia per pushime sepse jane lodhur nga valixhet me para.

  2. Bushi says:

    Paska qene si Saliu Yne.Megjitheate Saliu yne i shqiperise eshte me i keq,se ka vjedhur miljarda dollar,por presidenti i Gambias vetem 11 miljon dollar ka mare me vehte.Ishalla ka edhe ky i yni fatin e presidentit te gambias,te na zhduket se nuk e shohim dot me sy kete kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje