Aleatët e PD sulmojnë ashpër OSBE: E papërgjegjshme, zgjedhjet janë puna jonë

23 Janar 2017, 08:50Politika TEMA

Aleatët e Partisë Demokratike në opozitë janë treguar tejet të ashpër me OSBE përsa i përket votimit elektronik. Kreu i PDK­-së, Nard Ndoka, e sheh absurd dhe të papranueshëm qëndrimin e mbajtur nga ambasadori i OSBE-së në lidhje me votimin elektronik në Shqipëri.

Ndoka, i cili është edhe një nga krerët e partive që firmosën memorandumin për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend, thekson se vullneti politik është më i rëndësishëm në procesin e Reformës Zgjedhore.

Në një intervistë për “Report Tv”, Ndoka paralajmëron një skenar si ai në Maqedoni, nëse në Shqipëri nuk do të ketë një Reformë të thellë Zgjedhore.

“Qëndrimi i OSBE është absurd, i papranueshëm dhe i papërgjegjshëm, për faktin se gjithmonë kur ka një vullnet politik, ka kohë. Duke e konsumuar mandatin kushtetues kjo maxhorancë, mund të na presë një variant maqedonas, duke i organizuar zgjedhjet me një qeveri tjetër tranzitore me një kohë dhe një afat të përshtatshëm për t’i realizuar këto standarde”, deklaroi Ndoka.

Edhe për kreun e LZHK­-së, Dashamir Shehi, vullneti i partive politike është më i rëndësishëm në Reformën Zgjedhore sesa qëndrimet e OSBE­së. Sipas Shehit, gjithmonë ky institucion ka folur për zgjedhje që po vijnë drejt përmirësimit, por hapin final duhet ta hedhin partitë politike.

“U bë vite që OSBE thotë se në këto zgjedhje u bë një hap përpara. Se ku është ky hapi përpara…?

Unë s’mbaj mend të ketë thënë ndonjëherë OSBE se këto zgjedhje nuk hyjnë në punë. OSBE këtë punë thotë, prandaj me OSBE ose pa OSBE, kjo është puna jonë dhe gjykoj se këtu s’ka asgjë për t’u paragjykuar”, theksoi Shehi.

Dy aleatët e opozitës paralajmërojnë se nëse maxhoranca nuk do të reflektojë për kërkesat e tyre në lidhje me Reformën Zgjedhore, atëherë do të ndiqen të gjitha rrugët demokratike për t’ia imponuar asaj këto kërkesa. Bojkoti i Kuvendit, protestat dhe deri te shtyrja e datës së zgjedhjeve janë disa nga hapat që opozita pritet të ndjekë nëse maxhoranca nuk do të pranojë votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit

3 komente në “Aleatët e PD sulmojnë ashpër OSBE: E papërgjegjshme, zgjedhjet janë puna jonë”

  1. lali says:

    akoma keta plehra germadha duan te behen deputete?

  2. Ilir says:

    Ore RRK, OSBE eshte aty se ju jeni nje tufe me zarbo qe nuk merreni vesh me njeri tjetrin , dhe sigurisht duhet te beje arbitrin bashke me ambasadorin Nukedisekush. Se po te ishit ne terezi ju zarbo hajdut votash ,nuk kishte nevoje as OSBE as Lubeja e as Vlautineja tju kapnin nga veshi sikur te jeni femije kopshti.
    Dhe meqe ra llafi shokun Sali nuk e shqetesonte fakti I nderhyrjes kur e merrte pas ambasadorin amerikan te asaj kohe pas ne cdo miting e fushate elektorale , e tani Luli me Trampizmin e tije idiot pa e pasur fare idene idioti se cfare impakti ka Trampi ne ardhmerine e Shqiperise…….

  3. Termal says:

    Po keta perse nuk e bene “reformen e thelle zgjedhore” per tete vjet qe kishin pushtetin por e kerkojne tani ? Kur eshte ne pushtet Salihu i ben zgjedhjet si ne krimin e llojit fashist te 1996-tes apo ne maskaraden e 2009 -tes kur i trembur nga ndonje rekomandim nderkombetar per transparence nxitoi ti djege fletet e votimit njesij sic bejne grabitesit e bankave kur djegin makinat per te humbur c’do lloj gjurme. Tani medemek ju ra ndermend per zgjedhje ” te ndershme” sepse e dine se si i kane ” fituar ” me perpara dhe mundohen ose ti bejne perseri sic duan vete ose te mos behen fare.Te paafte,hajdute e horra keshtu jane e keshtu do te perfundojne ne rrugen e tyre pa kthim.Kurse keta tipat si puna e Dash Shehit apo qesharakut Ndoka nuk e dine as vete se cfare jane duke bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje