Aplikimet për SPAK-un: refuzojnë prokurorët me përvojë, vërshojnë djem e vajza që nuk komprometohen

22 Janar 2017, 14:25Politika TEMA

Prokuroria Speciale nxjerr jashtë loje thuajse pjesën më të madhe të prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë punuar në sistem në këto 25 vite, apo edhe juristë në institucione të tjera.

Prokuroria Speciale pritet të ngrihet me djem e kryesisht vajza beqare që nuk kanë telashe, por edhe familjarë, e që nuk mund të komprometohen apo shantazhohen.

SPAK-u ka detyrë vetëm hetimet për zyrtarë shtetërorë, politikanë, gjyqtarë e prokurorë, për marrje ryshfeti, konflikt interesi, fshehje parash, pastrim parash apo edhe lidhje me krim të organizuar. Pra, një fushë specifike hetimi. Selinë, SPAK-u do ta ketë aty ku ndodhet aktualisht Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Siç bën të ditur për tesheshi.com një nga zyrtarët që po merret me infrastrukturën e rekrutimit të anëtarëve të Prokurorisë Speciale, ka një lloj droje për t’u futur në këtë institucion. Kjo pasi ligji funksional për SPAK-un është shumë i ngurtë.

Një shembull? Nëse një person ka blerë shtëpi, i kërkohet ku i mori paratë dhe që t’i ketë të justifikuara me letra. Nëse i ka marrë borxh, duhet të firmosin dy dëshmitarë, nëse i ka marrë dhuratë, më shumë se dy. Me një fjalë, vetë bërja e letrave është një odise më vete. Madje edhe nëse ke lyer shtëpinë apo ke rregulluar banjën, duhet ta justifikosh jo vetëm me një deklaratë me shkrim nga bojaxhiu a ustai, por duhet edhe numri i niptit e taksat e paguara.

Pra, është kopsitur një sistem që krijon premisa për ta larguar të korruptuarin. Ashtu siç Rama e ka thënë me fjalë prej kohësh, që duhet sistemi ta ndalojë korrupsionin. Diçka që nuk është zbatuar, por që me SPAK-un duket se ka qëlluar i tillë.

Në muajin shkurt pritet të ngrihet struktura që do të marrë përsipër hetimin e zyrtarëve të lartë, por deri më tani pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendas janë të distancuar nga programi i aplikimeve.

Ligji e ka të përcaktuar se ndryshe nga gjyqtarët e tjerë, ata që duan të aplikojnë për gjyqtarë specialë apo prokurorë në SPAK duhet të plotësojnë formularë të veçantë dhe do verifikohen nga një komision ad hoc. Sipas përcaktimeve në ligj, të drejtën të parët për të kandiduar e kanë anëtarët e Gjykatës apo Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Mirëpo deri më tani askush nuk e ka shprehur dëshirën që të kandidojë. Burimet pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda bënë me dije se shumë gjyqtarë e prokurorë nuk po gjejnë konsensusin e familjarëve. Në ligj parashikohet që përveç gjyqtarëve e prokurorëve, do ketë kontrolle të vazhdueshme për familjarët dhe të afërmit e tyre. Atyre do u monitorohen llogaritë bankare dhe do u përgjohen telefonat.

Pra, nëse një person do të kandidojë për në SPAK, ai duhet të mbledhë firmat e të gjithë familjarëve të tij, të cilët autorizojnë se heqin dorë nga privatësia. Secili prej tyre duhet që të plotësojë një formular ku bie dakord që të përgjohet dhe t’i verifikohet pasuria.

Mirëpo deri më tani shumë gjyqtarë dhe prokurorë nuk kanë arritur t’i bindin familjarët, dhe për pasojë asnjë prej anëtarëve aktualë të Krimeve të Rënda nuk e ka bërë të ditur nëse do kandidojë apo jo.

Dyshimet janë se kjo është një lëvizje e tyre për të shmangur çdo lloj kontrolli te familjarët. Në mënyrë që të shmanget çdo lloj korrupsioni, SPAK-u ka vendosur që të monitorojë çdo anëtar dhe familjar të tyre.

Por kjo i ka frikësuar familjarët e gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë. Në rrethet e brendshme të gjyqësorit flitet se askush prej tyre nuk e pranon një gjë të tillë, duke jetuar në survejim. Për këtë arsye pritet që në SPAK të vijnë emra të rinj, apo individë kryesisht beqarë. Mësohet se shumë prej tyre janë spikatur nga SPAK-u, dhe bëhet fjalë për femra kryesisht që janë trajnuar apo kanë studiuar jashtë vendit. Nëse shihen shembujt rajonalë, kështu ka ndodhur në Maqedoni, në Rumani, etj. Po ashtu emrat pritet të përcaktohen nga SHBA-ja, e cila ka nisur trajnimin e disa prej tyre.

Aplikimi për në SPAK

Çdo person që do kandidojë për në SPAK do i nënshtrohet kontrollit të figurës, pasurisë dhe karrierës. Më pas ai duhet që të japë pëlqimin përmes një formulari për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake. Të njëjtën gjë bëjnë dhe anëtarët e afërt të familjes, duke hequr dorë nga privatësia. “Kandidati dhe anëtarët e afërt të familjes plotësojnë dhe nënshkruajnë vetëdeklarimin, sipas shtojcës B3, të këtij ligji, sipas së cilës, nëse caktohet në detyrë apo punësohet, telekomunikimet e tyre, si dhe llogaritë bankare, do të jenë objekt vëzhgimi, si dhe heqin dorë nga e drejta e jetës private lidhur me këto komunikime, si dhe i dorëzojnë ato tek institucionet e emërtesës,” thuhet në ligj. Verifikimi i tyre do të bëhet nga një komision ad hoc, ku do të ketë numër të barabartë pjesëtarësh nga mazhoranca dhe opozita. /tesheshi.com/

8 komente në “Aplikimet për SPAK-un: refuzojnë prokurorët me përvojë, vërshojnë djem e vajza që nuk komprometohen”

  1. neri says:

    ci keni keto artikuj se.late nam. terrorizuat liletin..le qe duhen te pakten 8 muaj te tr ngrihet spak se.ne.fillim.duhet te.ngruhen klp dhe klgj. na e bete spak si vend murgjish njerez.pa familje . noll.ore.se.late.nam

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ashtu te lumte..!!!

  3. joel shkodra says:

    Titulli: “djem e vajza qe nuk komprometohen”. Sa i sigurt eshte gazetari qe e ka stisur kete lajm dhe fjaline e titullit e ben pohuese, i sigurt se keta do te jene djem e vajza “qelibar”, “qe nuk do te korruptohen”. Tani vertet jane “qelibar” sepse nuk kane hyre akoma ne ate sistem, por … do te shohim pas disa vitesh. Do t’ia gjejne anen gjithe ketyre “ndalimeve”. Megjithate, s’ka gje, do te dalin prape te rinj te tjere “qelibar” qe do t’i zevendesojne keta. E keshtu me radhe. Do mundohemi te arrijme ate qe te mos behen disa shume te pasur; deri ne nje fare niveli, e pastaj te vijne te tjere. Teoria “le te marrin te gjithe nga nje çike”.

  4. Zara says:

    Lajmi me i mire i dites.

  5. DETARI Atlantidhes @ says:

    Qe nga momenti qe te gjithe SPAK-istet jane te ‘markuar’ne cdo drejtim,nuk ka vend per te rrahur uje ne hava……
    Me te vertete eshte e pabesueshme qe erdhi nji dite e tille !
    Vetem keshtu behemi njerez dhe kemi shtet.

  6. ta says:

    kam frike se nuk do kete te rinj te tille,vetem po te kene jetuar ne bote tjeter,se keta qe kemi i kane lyer duart,ne mos keta familjaret e tyre,se kush i derguan femijet ne shkolla vetem ata qe kishin pasuri,une besoj se ne shqiperi nuk ka te paster i ka bere pushteti te tille?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje