Zef Brozi: Sali Berisha, urdhëruesi i terrorit shtetëror të 21 janarit 2011, s’është vënë para drejtësisë

21 Janar 2017, 20:23Politika TEMA

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozi, kërkon që të vihet para drejtësisë urdhëruesi i terrorit shtetëror të 21 janarit 2011, kryeministri i asaj kohe Sali Berisha.

Ai shprehet se gjashtë vite më parë më 21 janar, bulevardi qëndror në Tiranë u përgjak nga akti terrorist shtetëror që mori jetën e katër dëshmorëve të demokracisë, katër protestuesve.

Kryeministri i asaj kohe sipas Brozit urdhëruesi i këtij akti terrorist sobotoi hetimet, zhduku provat për ti shpërtuar ndëshikimit të drejtësisë.

Gjashte vjet me pare, me 21 Janar 2011, Bulevardi “Deshmoret e Kombit” ne Tirane u pergjak nga akti terrorist shteteror qe mori jeten e kater deshmoreve te demokracise, kater protestueve : Ziver Veizit, Hekuran Dedes, Aleks Nikes, Faik Myrtaj, dhe qe plagosi gazetarin Mahmutaj dhe disa protestues te tjere.

Kryeministri i asaj kohe, urdheruesi i ketij akti terrorist, sabotoi hetimet, beri gjithcka mundi per te zhdukur e manipuluar provat dhe per t’i shpetuar ndeshkimit para drejtesise. Mirenjohje medias guximtare qe provoi te verteten e vrasjeve me filmimet e saj!

Per fat te keq, edhe sot pas gjashte vitesh, urdheruesi i terrorit shteteror te 21 Janarit 2011 nuk eshte vene para drejtesise ! Kjo deshmon edhe se sa i thelle eshte inkriminimi dhe korrupsioni i disa prokuroreve e gjyqtareve dhe sa jetike eshte zbatimi pa vonesa i Reformes ne Drejtesi”, thotë Brozi për TemA.

TemA-m.a.

2 komente në “Zef Brozi: Sali Berisha, urdhëruesi i terrorit shtetëror të 21 janarit 2011, s’është vënë para drejtësisë”

  1. Bushi says:

    Kame respekt te madhe per zotin Zef Brozi.Eshte nje nga juristet me ti mire,dhe kur ishte ne detyren e kryetarit te gjykates se kasacionit e ka kryer shumemire detyren.Por Sali Berisha,si kriminel qe ishte,nuk i pelqente ata qe punonin mire,por donte ata gjyqetare qe t’i ruanin bythen e tij.Zoti Brozi e meriton te zgjidhet ne strukturat e reja te drejtesie qe do ngrihen.Ky eshte mendimi im per zotin Brozi.

  2. LORA says:

    Ekzakt Zef Brozi.
    Uroj fort qe te vish sa me shpejt ne Shqiperi dhe te behesh nje nga kontributoret me serioze (te njoh qe nga vitet tetedhjete) te zbatimit te Reformes ne Drejtesi.Jam e sigurt ,qe po erdhe, do te behesh nje shembull nderi per brezat e rinj,ne berjen e drejtesise,per te cilen shqiptaret jane ne etje qysh prej 1990-es.
    Tung,Zef.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje