"Make Gërdeci on fire again," ironia me Bashën dhe Mediun në inaugurimin e Trump

21 Janar 2017, 16:36Politika TEMA
"Make Gërdeci on fire again," ironia me Bashën dhe Mediun

Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu kanë marrë pjesë një ditë më parë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të SHBA-ve, Donald Trump.

Madje, ata kanë publikuar edhe një fotografi nga ceremonia, ku mbajnë kapele me sloganin e Trump, “Make America Great Again.”

Por, gjithçka duket se iu është kthyer pas me reagimin e rrjeteve sociale. E tillë është edhe kjo foto, e publikuar në Facebook nga “DNSH.”

Veç mbishkrimit ironik “Make Albania Great Again,” fotografia shoqërohet edhe me shënimin “Make Gërdeci On Fire Again.” Ç’ka në shqip do të mund të përkthehej si “Digjeni sërish Gërdecin.”

Është e trishtë të bësh humor me atë çfarë ndodhi në Gërdec, por kur sheh absurditetin e realitetit sot, humori i zi ndoshta është e vetmja gjë që mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë për atë çfarë ka ndodhur.

5 komente në ““Make Gërdeci on fire again,” ironia me Bashën dhe Mediun në inaugurimin e Trump”

  1. Engjelli says:

    Qe te dy vrases gjakftohte, te provuar, te dokumentuar dhe cuditerisht ka akoma njerez qe i shkojne nga mbrapa. I lidh krimi, i lidh vjedhja, i lidh ligesia dhe mbeshtesin njeri tjetrin ne kete rruge.

  2. Po si si vjen turp , pa le, kush po i kerkon keqardhje per masakren e shkaktuar ne Gerdec , per tu pasuaruar me dollare te lyer me gjakun e atyre njerzeve qe punonin per kafshaten e gojes
    Me kujtohet shume mire ajo dit dhe mua, u ndodha rastesisht ne autostrade ,ku pashe me syte e mij masakren qe shkaktuan keta trimat qe sot skerdhien para Shtepise se Bardhe ..
    Turp , Turp .

  3. perkthyesi says:

    Me qe ra fjala, a do te kete hetim per masakren e Gerdecit, apo po lihet ne heshtje?

  4. Krio says:

    Po pse re Trumpi u be presidenti i Mediut dhe i Bashes.
    Do bej mire ti fusi te dy ne burg

  5. Koco says:

    Perfaqesim i Turpeshem , Kriminal , Denigrues per Popullin dhe Politike beresit e Drejtesine . Akoma edhe sot ne kete vend keta felliqesira Kalerojne.?! Te shpresojme se nuk do shkoje gjate . Pyetja e gjithe shqiptareve natyrshem eshte , ” Deri kurre më ” ? !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje