Votimi elektronik, Biba: Nuk ka shtet që e ka kryer për 5 muaj

22 Janar 2017, 12:56Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kryejë një studim fizibiliteti për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe për këtë nënshkroi një memorandum me Shoqatës Botërore të Organeve Zgjedhore.

Kryetari i KQZ, Denar Biba, tha se projektet ë tilla kërkojnë kohë deri në dy vjet dhe përdorimin me patjetër të projekteve pilot përpara se të shtrihet në shkallë vendi.

Vendosëm ta bënim publike këtë nënshkrim memorandumi me Shoqatën Botërore të Trupave Zgjedhore, e cila do të na insistojë në realizimin e një studimi në lidhje me fizibilitetin e teknologjisë në zgjedhje. Projekte të tilla kërkojnë kohë dhe kërkojnë pilotim paraprak përpara se të realizohen në shkallë të gjerë, minimalisht 20 muaj deri në dy vjet”, tha Biba.

Lidhur me votimin elektronik, të cilin e kërkon me ngulm partia demokratike, Biba tha se nuk ka asnjë vend që ta ketë implementuar brenda 5 muajve.

Unë do të doja që dikush nga ju të më thoshte e ke gabim. Nuk njoh ndonjë vend që ta ketë bërë në 5 muaj implementimin teknologjisë së zgjedhjeve në vendin e vet”, theksoi kreu i KQZ-së.

1 komente në “Votimi elektronik, Biba: Nuk ka shtet që e ka kryer për 5 muaj”

  1. Al banistan em i dashtun says:

    ca je tuj than o biba, a nuk ja marrim gjermanise na? se ke degju EDSCOBARIN APO MESUSIN E ANGLISHTES aHMETAJ, SA PARA JEMI NA… EDHE PSE NJIHEMI SI aFGANISTANI APO Somalia E bALLKANIT…..


    SA per lulushin ai e di qe edhe Hollanda nuk e ka mundesine…por si lulush dhe yll ne ngritje e kupton shume mire qe jo elektronik jo zgjedhje , anarki, e lufte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje