Lulzim Basha, i vetmi që nuk ka folur kurrë mbi 21 janarin (dhe askush se ka pyetur)

21 Janar 2017, 21:01Politika TEMA

6 vjet pas 21 janarit 2011, i vetmi që ende nuk ka thënë asnjë fjalë në lidhje me atë ngjarje është Lulzim Basha.

Për më tepër, në dhjetra intervista që nga ajo ditë, ai kurrë nuk është  pyetur nga gazetarë përkatës në lidhje me katër vrasjet, duke qenë se mbante postin e ministrit të Rendit.

Madje akti i parë i politikës qeveritare pas asaj dite dhe në lidhje me atë ditë, mosdorëzimi i zinxhirit komendues të gardës pas urdhër-ndalimit të lëshuar nga Prokuroria me firmë të Ina Ramës, kishte të bënte drejtpërdrejt me dikasterin e tij.

Siç u pa, gjithçka u morr përsipër nga Sali Berisha dhe Basha pothuajse është shmangur me stil nga debati mbi 21 janarin.

Madje Berisha, siç ndodhi dhe tre javë më parë në Top Story, vijon të japë deklarime kurajoze lidhur me atë ngjarje, pa u druajtur dhe madje duke i qëndruar i palëkundur ndaj bindjes së katër të vrarët ishin rrjedhojë normale e zhvillimeve të asaj dite. Ndërsa Basha ka vendosur të bëjë të heshturin, ndoshta deri kur i pari intervistues do ia drejtojë një pyetje lidhur me vrasjet tragjike.

Në karrierën politike të Bashës, sot në krye të opozitës, 21 janari ishte i dy rast kur emri i tij kompromentohej me çështje drejtësie, ndonëse nuk u përball kurrë me të, madje as u rrezikua; siç ishte rasti i parë, afera 220 milioneshë e Rrugës së Kombit, ku dosja e  tij u mbyll me procedurë.

Pak muaj pas janarit të përgjakur, Basha do kandidonte për kreun e Bashkisë së Tiranës, të cilën e morri pas një procesi unik, ku fjalën e fundit e tha gjykata dhe jo votat.

Por dhe sot, shkruan Tesheshi.com, kur ai aspiron të rikthehet në pushtet, kësaj here jo si ministër por si kryeministër, për disa nga çështjet me sensitive të karrierës së tij politike nuk ka folur. 21 janari është kryesorja ndër to.

5 komente në “Lulzim Basha, i vetmi që nuk ka folur kurrë mbi 21 janarin (dhe askush se ka pyetur)”

  1. Zgjohu SHqipo ! says:

    ç’ne Basha,eshte thjesht nje gur shahu e agjenturave te huaja !! per deri sa te digjet plotesisht Berisha.
    pastaj fillojne me Bashen.kuptove gazetari pre shtembari ?! pastaj pyetjet e gazetareve te shkolles se plepave
    i mer i intervistuari dy jave perpara per ti zgjedhur cilat bejne e cilat jo……….ka shum e daun si puna e Bashes
    ne shqiperi…..(me gjithe rrespektin per te prekurit nga semundja daun)…shqipot kur shkojne jashte e shesin
    BYTHEN PER NJE COPE PUNE E JO ME PER NJE KARRIERE (ME DOSJE TE FIRMOSUR AMA)!!!!!!

  2. Brahoo says:

    Ja,se do ta pyesim ne. Do bejme nje komision ne postuesit e Temes dhe do dalim te pyesim Bashen.

    Po ne fillim do denoncojme permes shtypit ashtu siç na ka mesuar shoku Braçe. Mbas 20-30 vjetesh do marim vendimin.

    Te “fala Sandit” se eshte dhe parrulla e kohes.

  3. Qytetar says:

    Po kush ta pyes mo këta prekuror e gjykatës leshi që kanë hallin e tyre se janë vet për burg?

  4. LORA says:

    Per njerzit ,me dy pare mend e nder,holandezi “krye”-shqups ka folur qarte ,sa me s’behet,me akte kuserimi te papara e padegjuara te parase dhe pasurive publike,me akte puthadori me integritetin territorial te Shqiperise,me akte kriminale te vrasjes se njerzve ,ne te drejten e tyre kushtetuese te protestes,,,,per cfare fjale te
    lul-kusaro-kriminelit qenka mangut gazetari I ketij lajmi ?!?!?!

  5. Al banistan em i dashtun says:

    cudi askush nuk pyet pse ngurron Edi Rama ti shkoje ne fund ketij krimi tragjik????

    A po e mbron Berishen Edrama?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje