Afera e CEZ/ Balla: Nuel Kalaj të sillet forcërisht për të dëshmuar, Nishani e pajisi me pasaportë

23 Janar 2017, 10:59Politika TEMA

Komisioni hetimor parlamentar që po heton proceduarat për privatizimin e CEZ, kërkon që Nuel Kalaj të sillet forcërisht për të dëshmuar.

Lajmi bëhet i ditur nmga kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla, sipas të cilit Nuel Kalaj, i njohur edhe si sekser i djalit të ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, të sillet me forcë nga ana e policisë që të jap shpjegime për shumën prej 7 milion euro që ka tërhequr cash, lidhur me ndërmjetësimin e privatzimit në favor të çekëve.

Deri tani Kalaj nuk është paraqitur në komision për të dëshmuar dhe kjo ka ngritur dyshime të arësyeshme për rolin e tij në këtë proces.

“Ka ardhur dokumenti për hyrje daljet e Kalaj në Shqipëri sipas kërkesës së bërë nga komisioni hetimor. Nishani i ka dhënë pasaportë shtetasit Nue Kalaj. Ai duhet të sillet forcërisht për të dëshmuar”, ka deklaruar Balla.

Po kështu Balla ka kërkuar që edhe ish drejtori i CEZ, Jozef  Hejsek, të paraqitet në komision për të dëshmuar.

1 komente në “Afera e CEZ/ Balla: Nuel Kalaj të sillet forcërisht për të dëshmuar, Nishani e pajisi me pasaportë”

  1. Qytetar says:

    Mos ju ndaj deri sa ti plasni brënda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje