“Një fjalim inaugurues aq dëshpërues të një presidenti amerikan bota nuk e ka përjetuar kurrë. Shekulli amerikan më 20 janar 2017 mbase mori fund përgjithmonë”, thotë historiani gjerman Heinrich August Winkler.
Heinrich August Winkler është njëri prej historianëve më të rëndësishëm europianë.
Gjermani 78-vjeçar, profesor shumëvjeçar në Universitetin Humboldt të Berlinit, është autor i vepre të jashtëzakonshme: “Historia e Perëndimit” në katër vëllime.
Ai po ashtu ka shkruar librin mbase më të rëndësishëm mbi historinë gjermane “Rruga e gjatë drejt Perëndimit”.
Në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Blick”, Winkler ka folur për gjendjen e Perëndimit pas inaugurimit të Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Winkler ka goditur sidomos fjalimin e parë të Trumpit si president i SHBA-ve.
“Fjalimi ishte një manifest frikësues i egocentrizmit nacional, i proteksionizmit ekonomik, demagogjisë sociale dhe mendimit të ekzagjeruar për vetveten.
Asnjë fjalë për pajtimin e brendshëm të vendit të tij të përçarë thellë, për përgjegjësinë e SHBA-ve ndaj politikës botërore, për solidaritetin me aleatët dhe miqtë e lirisë në mbarë botën, për të drejtat e njeriut, në frymën e të cilave janë themeluar Shtetet e Bashkuara më 1776. Një fjalim inaugurues aq dëshpërues të një presidenti amerikan bota nuk e ka përjetuar kurrë. Shekulli amerikan më 20 janar 2017 mbase mori fund përgjithmonë”, shprehet ai.
Winkler tha se nëse Amerika i kthen shpinën vlerave të përbashkëta transatlantike, gjë që duket e mundshme nga Trumpi, atëherë kjo do të ishte një kthesë e madhe historike.
Historiani gjerman është skeptik që Gjermania mund të luajë rolin e shtetit që mbron vlerat perëndimore.
“Do të ishte një akt i çmendurisë gjermane nëse vendit tonë do t’i jepej roli i zëvendës-Amerikës.
SHBA-të janë të pazëvendësueshme”, thotë ai.
Winkler tha se është e mundshme që Trump të shkarkohet, nëse atë e mbulojnë skandalet e së kaluarës dhe proceset gjyqësore të papërfunduara.
Duke folur për emigracionin botëror, Winkler nënvizoi se Merkel nuk ka gabuar kur ka vendosur t’i pranojë refugjatët që mbetën në Hungari në verën e vitit 2015, por ai tha se asnjë demokraci perëndimore nuk mund t’i zgjidhë në territorin e vet problemet e botës së tretë.
Winkler është i bindur se e ardhmja e Bashkimit Europian varet nga rezultati i zgjedhjeve të sivjetshme presidenciale në Francë.
Nje analist dhe vizionar vertet I madh. Plotesisht I qarte dhe i sigurte ne ato qe thote.
Na rufsh bolet o historian leshi,ju ka zon fryka se do ju prehet rroga eee qafir…..America first,,,,America first.
Kjo eshte edhe me bastardja ne kete m…demokraci qe del nje rrote kkk si ty more TT dhe shkruan te tilla gjera per nje nga kokat e Historianeve Botrore nje tallash nga trute si puna jote. CMENDURI
Ik more legen,ti bashk me ket te vdekmin,historije e ktij ka mor fund finished, si ky historjani jot un e boj cdo mengjes, America first,,,,,America first. Boni histori ju,ene ngrofuni ne diell.Pse sbo naj gjo ku historjani jot me i rregullu popllit ka je ti e une mirqenjen,po e paska zon maraku per ,,,my president MR Trump.
Shekulli i Amerikës s’mund të marrë fund nga një njeri, cilido qoftë ai, sepse është më e lehtë të marrë fund shekulli i një njeriu nga Amerika. Gjermania mund ta marrë përsipër simbolikën e Amerikës derisa Evropa të bëhej Amerikë nëse do ta dëshironte këtë. Ky është një mendim që bazohet te njëfarë logjike dhe te intuita.
O tt leshbolja te fala the first-it nga injorante si puna jota bole.
America first,,America first, o Ali Pakari,qahini hallin amerikes me ket historianin e leshit,o legen o fogged.
Me pak fjale profesori Winkler ka shprehur ne menyren me te sakte c’perfaqeson mr. Tramp. Asgje, pervecese mundesise te degradimit te “perandorise: amerikane. Amerika ose vazhdon kursin e presidentit heroik Obama, ose ne se ju ka humbur “durimi ” demokratik, eshte e destinuar te shkoje drejt katastrofes. Sot nuk behet me fjale per individualizem shteteror. Globalizimi eshte nje proces shoqeror qe ka lindur dhe eshte importuar nga Amerika, Amerika qe ka mundur te fusi brenda kufijve te vet njerzit me te mencur, me te afte dhe me te pasur. Ne se ky vend fillon e terhiqet, ashtu sic predikon mr. Tramp, “Amerika e para”, do te duhet ta bej mire hesap. Duhet te punoje vet, duhet te “shpik” nje nafte te re, duhet te garantoj kapitalin financiar “me forcat e veta”, ne fund te te cilit duhet te pergatitet per nje revolucion proletar. Zoti Tramp nuk do te bente keq qe te rriste nje pale musteqe te bojatisura ne te zeze si te Stalinit dhe te filloj te studjoje veprat e tij. Fjalimin i vet ceremonial qendronte shume denjesisht fare prane me fjalimet e tij (Stalinit) ne “Internacionalen e trete komuniste”.
Per fat te keq Amerika, me kete zoteri euforik e histerik ne kryedo te ndeshet pikerisht me ato veshtiresi qe ka eksportuar vete ne boten e lindjes komuniste, asfikesine ekonomike. D.m.th. falimentim ne se ky president nuk kthehet nga ka ardhur brenda 6 muajve. Politika nuk eshte biznes.
Gjermania nuk e zevendeson dot Usa-n,sepse Usa nuk eshte Gjermani!!!
Gjermania eshte ajo cka i ka dhene sot Usa-s shtetin,i stitucionet,dhe Anglia i ka trasheguar Usa-s vjedhjen.
Pra USA eshte nje Klonim Gjermano-Anglez.
Qe nga CIA,FBI,BB,FMN,CITY BANK…ETJ,u formuan nga Gjermanet dhe per fat te keq apo te mire vazhdojne te komandojne Familjet BAVAREZE.
PRA……Gjermania nuk eshte Usa qe luan si top pingpongu derc verc ferc,se Gjermania Urdherin nuk e Diskuton po e zbaton.
Hahahahaha,you ka bo,,,,,,my president MR Trump me fol me vete eeeee,woops there is, woops there is. Hahahahaha.
Ju qeflinjt e Trumpit. Mblidhni menjen se do kercace lufta.
Mos u quravisni pastaj.
Uroni ta heqe qafe sa me pare Amerqia kete legen, se jua mori fytyren
Ca menje me bledh oj Mirela,mo mir qefli Trumpi se sa qefli Tropojani si puna jote qe ta ka bo ene emrin si ta ka bo bythen,Mirela….