Është për të ardhur keq, por, në ligjërimin publik, nga zëra veçanërisht të spikatur, disa herë artikulohen ide që nuk janë njësh më platformën kombëtare të një populli. Këto ditë po flitet për Kosovën dhe disa autorë kanë shprehur mendimin se nëse Kosova ndahet ajo të bashkohet me Shqipërinë ose nëse serbët na marrin veriun e Kosovës ne të marrim Luginën e Preshevës. Ndërsa artikulimi i idesë që erdhi koha të rrëmbejmë armët është thjesht qesharak.
Problemi i Kosovës nisi të diskutohet pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë për llogari të Serbisë dhe pas provokimit me trenin që bëri po Serbia kur desh ta fuste atë në Kosovë javë më parë. Edhe autori i këtyre radhëve ka shprehur shqetësimin se presidenti Trump me prioritetet e tij për të rishikuar peshën amerikane në NATO apo OKB, e ka tronditur disi realpolitikën dhe ideja se Rusia mund të depërtojë në Ballkan përmes hartave të vjetra, është një shqetësim për t’u marrë në vështrim. Mirëpo vetëm kaq, sepse, për hir të së vërtetës, Europa dhe SHBA ende janë në aleancë të ngushtë dhe Kosova është një shtet i garantuar prej tyre dhe i njohur zyrtarisht prej tyre. Me të drejtë, dy gazetarë të Kosovës në një polemikë të para disa ditëve tregonin se me ligj Kosova është ndërtuar si shtet që as nuk mund t’i cënohet territori dhe as nuk mund të bashkohet me territorin e ndonjë shteti tjetër.
Mirëpo ajo që të bën përshtypje është diçka tjetër. Megjithëse ne shqiptarët në fund të shekullit të kaluar shënuam arritje epokale sidomos me mëvetësinë e Kosovës, ne ende nuk po mësojmë si të sillemi në liri dhe si të forcojmë identitetin tonë. Ne jemi të rrethuar me shtete që kanë platforma kombëtare të mbështetura mbi mite vrasëse dhe të vjetra. Serbët, të gjithë pa përjashtim, mendojnë ende se Kosova është zemra e Serbisë se beteja e Fushë Kosovës është zanafilla e mitit të krijimit të kombit serb. Grekët, nga ana tjetër, kanë si platformë kombëtare idenë e krijimit të shetit grek mbi ato territore ku qëndrontë Bizanti grek dikur. Vorio-Epiri në këtë kuadër nuk është një mit, por është një realitet i platformes kombëtare greke. Greqia është vend i Bashkimit Europian dhe natyrisht nuk ka si qëllim që të marrë Vorio-Epirin. Por në kulturën kombëtare greke është rrënjosur ideja se Vorio Epiri është territor grek. Ndërkaq, pastrimi etnik që ata i bënë territorit çam justifikohet me të pavërteta historike.
Përballë këtyre dy kulturave ne shqiptarët shfaqemi si memecë, si gjysmakë dhe kemi frikë të artikulojmë të vërtetat tona. Ne nuk kemi një paltformë kombëtare të qëndrueshme dhe të përpunuar me kujdes. Të përfshirë nga afshi grotesk i luftës kundër komunizmit ne kemi fshirë gjithçka nga e shkuara dhe kemi frikë të përmendim Rilindjen dhe platformën që hartuan ata kolosë që krijuan këtë Shqipëri e Kosovë që kemi sot. Vetëm në Shqipëri ndodh që një shqiptar bën thirrje që të mos quhemi të tillë, por të thirremi osmanë. Vetëm në Shqipëri ndodh që shqiptarët fyejnë mitin kombëtar që është Gjergj Kastrioti dhe mitin tjetër Nënë Tereza. Vetëm në Shqipëri nuk përmendet me forcë që Hoxhë Tahsini i cili qysh në shekullin XIX u bë mit në Perandorinë Osmane dhe kërkoi që ta ofrojë Lindjen me Perënimin duke i treguar perandorisë së mykyr osmane se pa u afruar me Perëndimin modern Lindja nuk do të kishte të ardhme. Por në Shqipëri ky kolos nderohet vetëm me emrin e një shkolle 8-vjeçare. Vetëm në Shqipëri ndodh që Dora D’Istria nderohet po ashtu me emrin e një shkolle 8-vjeçare, ndërkohë që ajo çmohet nga institucionet europiane të shek. XIX si gruaja më e ditur e Europës dhe personaliteti më i shquar i saj. Veprat e këtyre kolosëve por edhe të tjerëve jo që nuk njihen ende, por askush nuk ka një ide se si do të promovohen këta personalitete dhe të tjerë në mënyrë që shqiptarët të mësohen që të çmojnë historinë e tyre dhe të dinë se çfarë janë, nga vijnë dhe ku duan të shkojnë. Pastaj nëse dikush nuk do të jetë shqiptar, kjo ka pak rëndësi. Identitetin secili e zgjedh vetë. Ndërsa identitetin e një kombi nuk e zgjedhim dot. Ai është fati ynë sepse historinë nuk e bëjmë siç duam ne, por duhet ta njohim dhe ta tregojmë ashtu siç ajo ka ndodhur.
Ndërsa në ligjërimin publik është mirë të jemi më të rezervuar. Vetëm atdheu nuk është pronë e askujt dhe askush nuk ka të drejtë as ta ndajë dhe as ta bashkojë. Më mirë se ne këtë e dinë miqtë tanë perëndimorë që na ndihmuan të çlirojmë Kosovën dhe na mbështetën që ajo të bëhet e pavarur.
e can duhet ne, kjo eshte pune e kosoves dhe kombit koqevar….
–
bej referendum me ke duan te bashkohen koqevaret me Turqine apo Shqiperine dhe do ta merrni vesh te verteten e kombit koqevar….
Problemet tona i zgjidhem vete ne aleance me USA_UE jo me sllavo-grekisss !
Shkrimi me brilant 2017 !
Bravo.
Problemet tona i zgjidhem vete ne aleance me USA_UE jo me sllavo-grekisss ! JEMI NE TE DREJTEN HISTORIKE, jo te perrallave per femije!
KOSOVA ESHTE SHQIPERI DHE JO SERBI ,KETE SERBET E DINE FARE MIRE ,POR ATA SHPRESOJNE ,SE NDOSHTA ME NDIHMEN E RUSISE E MARRIN PERSERI . NDERKOMBETAREVE NUK MUND TI BESOHET PER ASGJE , SEPSE JANE TE PABESE . NQS TRAMP HAP HARTAT DHE BASHKE ME PUTININ BEJNE PLANE PERSERI , NUK KE SE CFARE TI BESH , HAPI DEREN DHE THUAJ BUJRUM . POR KOSOVARET JANE SHUME TE SIGURTE QE NUK I NDODH ASGJE SEPSE AMERIKA KA BAZEN E SAJ . E GJITHE BOTA ESHTE E PA SIGURTE , VETEM KOSOVARET DALLKAUKE BASHKE ME AUTORIN E MESIPERM , FLASIN PER PAVARSINE E KOSOVES .
Koqevaret e shpallen pavaresine pa mbajt referendum,ashtu si bene gjithe bota ne kete rast.Ata kane nje referendum kur Kosova ishte ne Jugoslavi per republike ne kuader te YU.A jane te dnje pet pavaresi,puna e tregon…
Pervec ngritjes se sumes nga Meka nuk ka gje ne dore as Kosova e as Shqiperia, keshtu qe mos u merrni me debate shterpe. Mos ishte per ekuilibrat e fuqive te medha as sumen nuk do ngrije dot sot se do ta kishin djeg. Nese serbi eshte dakord me ate shkembim, me mire ashtu sesa te te sjelle ushtrine ne Mitrovice dhe t’i deboje shqiptaret nga Presheva. Europa nuk ju ka mbrojt kur ju vrane e ju prene, atehere kur ishte edhe me solide, jo me tani qe e ka hallin te nacionalizmat e veta. Trumpi nga ana tjeter jo vetem qe nuk e rruan shume, po rrezik nuk ju jep as viza si sunit qe jeni. Ne tani, picat e bythes do vendosim ca do behet me fatin tone, pa ushtri, pa armatime, me popullsi te vogel. Zgjidh konfliktet me paqe mer shok se ekuilibrat do prishen dhe me lufte ti ha mut.
Gjithska eshte qesharake. Nje vend qe per 26 vjet eshte masakruar nga pushtetaret e vet antishqiptar te terbuar, s’ka te drejte morale te beje fjale per patriotizem. Komedia sharlatane e serbit te terbuar birit kopil te Karaxhicit duhet ndeshkuar, sepse eshte pikerisht ky bastard qe na e beri atdheun te huaj. Prej ketej, por krisi gjekund, pushka e pare do kercase kunder familjes mafioze e pastaj kunder serbit, sepse s’mund te luftohet serbi, kur kryeserbin e ke pas shpine.
Shikim real, rreh nje teme qe po llapin kot. Na ka pushtuar megalomania dhe mendjemadhesia. Na duket sikur I dime te gjitha, nderkohe qe nuk njohim gjendjen reale dhe as mjetet e operimit ne kete bote te zhvilluar e mes vendesh te lidhur me shume fije interesash e kundershtish.
Si mund te presim ne qe identitetin tone kombetar ta mbrojne Hajdutet, Kriminelet dhe Mashtruesit e ketij populli? Si mund te flasim ne per patriotizem, kur nje pjese e madhe e popullit siguron buken e gojes duke ofruar veten si mercenare tek mafia e pushtetit , por edhe tek te huajt, qe shpesh bien ndesh me interesat tona? Historikisht kemi qene popull luftetar por mercenar qe energjite tona i kemi vene ne sherbim te te tjereve. Kjo shpjegon shume pikepyetje qe historia e jone duhet te na i mesoje qe ne shkollen fillore. Ne, shqiptareve, na eshte mbushur mendja qe armiku gjendet jashte oborrit tone, por dijetaret dhe patriotet e medhej te ketij vendi kane thene qe armiku me i keq i shqiptareve jane vete shqiptaret. Prandaj, me pare te clirohemi nga vetvetja, pastaj me fqinjet e te tjeret…