O sa mir’ me qen’ Shqiptar!

25 Janar 2017, 21:25Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Patriotizmi amator është sport i lehtë, por që mund të prodhojë pasoja të rënda. Shumë të rënda dhe të paparashikueshme. Sidomos kur bëhet fjalë për një sport që Ballkani i ka dhënë emrin dhe ku secili e gjen vetëm profesionist. Në Ballkan dhe këtu nuk bën përjashtim pothuaj askush, pavarësisht nga gjuha, etnia apo gjaku, hierarkia e patriotizmit, më saktë, lëvozhga e fisme e thelbit nacionalist, vendoset në një mënyrë të thjeshtë. Sipas një parimi po aq të thjeshtë dhe të pandryshuar. Nëse do t’i bësh përshtypje të mirë një shqiptari, një serbi, një greku a kujtdo tjetër në gadishull, mjafton ta lëvdosh kur e ke përballë dhe t’i shash fqinjin.

Përgjithësisht, identikiti i shqiptarit të mirë është ai që përgjithësisht e quan Shkja fqinjin në veri të Kosovës, i thërret grek m…ti, fqinjit të jugut dhe pastaj pak më rrallë, kryeisht në anekdota, malazezët i quan dembelë, maqedonasit e bullgarët kokëtrashë e të tjerë. Turqit që janë ca më larg. Zakonisht edhe në zhargonin e rrugës, edhe në zhargonin e politikës ata quhen popull vëlla. Kush ka një zë dhe tani në epokën e rrjeteve sociale zë ka kushdo, tonet nacionaliste janë në kupën e ulët të qiellit të gjithkujt. Edhe pse në gjithë Evropën e Bashkuar mbinacionale të deri sotme, kanë nisur të gjëmojnë këmbanat e egoizmit: një gjerman apo një francez ndjehen shumë më shumë gjerman dhe francez sesa ndjeheshin evropianë deri më sot. Për britanikët kjo histori ka shkuar edhe më tej; tashmë ata janë qytetarë të Brexit, kurse gjithë të tjerët e kanë gjithmonë e më të vështirë të venë bast për Evropën me portretin e sotëm.

Në Ballkan ka një rigjallërim të tensioneve që kanë arritur në një pikë që ishte e paimagjinueshme edhe deri pak vite më parë kur lufta vendosi paqen. Veç telasheve në Kosovë, Shqipëri, Kroaci nga njëra anë dhe Serbisë me të gjithë të tjerët e marrë së bashku, veç Greqisë së vetos dhe Maqedonisë së emrit, janë krijuar edhe “çifte” të tjerë problematikë, që duket se mezi presin një pikë ujë në gotë për të derdhur gjithë gotën. Momenti i fundit në marrëdhëniet shqiptaro-greke është ilustrim me ngjyra e një situate të njohur bardh e zi, dashuri – urrejtje, bardh e zi, interes reciprok e përbuzje e dyanshme. Një foto rekrutësh shqiptarë me shenjën e shqiponjës në gjoks ka trazuar keq shpirtërat nacionalistë këtej dhe andej kufirit. Bij emigrantësh dhe brez i dytë i emigrantëve shqiptarë, ata djem janë duke kryer shërbimin ushtarak në forcat e armatosura greke. Shfaqja e kombësisë së tyre, me një gjest simpatik, madje edhe më shumë se simpatik, krijoi dhe njëherë fort barrierën bardh e zi të qëndrimeve. Jo vetëm të popullit të internetit dhe tek populli i internetit, por edhe në politikë dhe tek njerëzit e politikës.

Varësisht gjuhës, ata u quajtën në shqip heronj, në greqisht tradhëtarë.

Në Athinë reagoi deri dhe ministri grek i mbrojtjes, kurse në Tiranë një seri deputetësh i numëruan Athinës një seri kusuresh raciste dhe nacionaliste. Por ka dhe më shumë se kaq sepse Ballkani ka një qasje fantastike ndaj teorive të konspiracionit. Sipas njërës prej tyre, më të resë që është ende shumë e vështirë të konfirmohet apo rrëzohet, fotoja vetë është një vepër e shërbimeve sekrete greke për të nxjerrë shqiptarët si nacionalistë të sëmurë. Dhe për t’i goditur në imazh. Edhe kështu mund të jetë, siç edhe mund të jetë gjithçka një veprim i romantizmit patriotik të të rinjve, të cilët, si çdo qënie njerëzore, e ndjejnë, e vuajnë dhe e duan më shumë atdheun e origjinës pikërisht kur janë larg atij.

Problemi nuk janë ata. Problemi qëndron tek fakti se nëse gërmohet pak më tej zbulohet lehtë se mbas shpërthimit të retorikave nacionaliste, në secilin vend të Ballkanit, zbulohen ca halle të vogla, egoiste dhe meskine të pushtetit të ditës. Që thjesht kërkon tërheqje vëmendjeje me evokimin e të shkuarës së shumë netëve të historisë. Duke ushqyer opinionin dhe duke krijuar opinion njëlloj si në kohën e cirkut dhe të bukës për romakët.

Thelbi qëndron gjetkë. Në vështirësinë për të pranuar diversitetin dhe lehtësinë për të shpikur luftën përpara dilemës se çfarë duhet bërë me paqen.

Në Zagreb kanë gjithë të drejtën e botës që të bërtasin: “O sa mir’ me qen’ kroat!”. Të njëjtën të drejtën kanë në Beograd, në Athinë, në Shkup e kudo qoftë. Në SHBA, në Meksikë, në Rusi, Japoni, Kinë, Singapor, Irak, Kore e Veriut apo Afganistan e të tjerë, e të tjerë.

Në Tiranë, Prishtinë e kudo që ka shqiptarë, është e drejtë natyrore, hyjnore dhe e trashëguar me gjak e gjuhë që të brohoritet: “O sa mir’ me qen’ Shqiptar”!

Për t’ju kthyer gadishullit që është në Evropë, që ka shpikur Evropën, por është pak Evropë, fatkeqësisht duket se është ende shumë shpejt që të gjithë bashkë të krijojnë një identitet të ri. Të ndryshëm nga ai i trashëguar nga historia. Fatkeqësisht, lëkura e nacionalizmit brohoritës, i bën ballkanasit të ndjehen e duken edhe më pak evropianë në këto kohë të trazuara për Evropën! Duke i lënë edhe më tej pas dyerve cinike të saj. Jo për faj të Evropës./javanews.al

12 komente në “O sa mir’ me qen’ Shqiptar!”

  1. Gazi says:

    ik mor qenef i thartuar…

  2. George says:

    Ore mos ngatrro gjojnat ,tjeter ballkanasit dhe tjeter shqiptaret ,krahason shqiptaret me te te tjeret ti mor tutkun ?!Je goxha provincial mor ti.

  3. j says:

    Ku ta gjejme arsyen per tu ndjere krenare zoteri ?
    -Tek parlamenti shkolle hajdutesh ?
    -Tek gjykatat specialiste korrupsioni ?
    -Tek mjekesia tmerr per te semurin ?
    -Tek bankat hajduta xhepash ?
    -Tek gazetat sahan lepires te pushtetit ?
    -Tek studentet lozonjare eskorta ?
    -Tek bashkatdhetaret hiresha nate ne europee ?
    -Tek bashkeshortet me dy a tre dashnore ?
    -Tek rinia e degjeneruar ?
    -Tek perdhunuesit e perditshem ?
    -Tek cilesia e millit ?
    -Tek kultura iluministe ?
    -Tek humanizmi ndaj te dobtit ?
    -Tek altruizmi ndaj te uriturit ?
    .Tek kriminelit kapadai ?
    -Tek arroganza mbreteruese ?
    -Tek banditet neper evrope ?
    Etj,etj,etj.
    Shpresoj te gjeni ju nje motiv krenarie dhe do ta falenderoj me zemer.

  4. komisari i9 says:

    kjo fjala “me qen” a mos ka t bej me ata tingujt “hum.. hum.. ham..”

  5. Moni says:

    Pse vetem me qen shqiptare? Edhe me macoke shqiptare.

  6. ka nje gabim gramatikor rrjedhimisht llogjik titulli, por per te ngel populist dhe njekohesisht, te mos pesosh gje nga furia e dhunes, kur populizmi del nga kontrolli, nuk kupton ose ben sikur s’kupton, qe folja “me kene” ne thelb eshte e menyres deshirore . mirpo kur behet fjale per identitet, nuk kemi te bejme me deshire por me fakt . dhe fakti eshte; o je, o s’je shqiptar . por keto jane sllogane halldupesh, qe per patur ndnje far “autorieti” ose ….. kruajne k..oqet ne forme kodoshi, ose thone ndonje…. sllogan te degjuar gabim, nga ndonje “intelektual” qe do te kenaq kodoshat . P .S . shprehja, eshte paskajore gegshe “me kene”, por ne konteksin llogjik,qe perdoret, eshte e gabuar…

  7. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    Je lodhur kot Vaggeli,ose je budall ose me keq frikacak : ka ardhur koha te thuhet e VERTETA me force: URREJTIA PATHOLOGJIKE E SUNITEVE SHQIPFOLES eshte shkaku i gjithe te keqijave mes gjitonise se shteteve te Serbise nga njera ane dhe Greqise nga ana tjeter.
    Kur nuk ke bithe te thuash te VERTETEN e gjerat me fjalen e tyre,me mire vulose e mos kakaris me carcafe historie ballkanike e pordhe me rigone,ok!
    Pra,duke i vene koke kesaj historie : Myslimanet[joshqiptaret] shqipfoles,mbetje e turqeve ne shqiperi,kosove,FYROM e me gjere jane MEGA problemi i mos shkuarjes dhe irritimit te lidhjeve miqesore mes shteteve qe rrethojne Shqiperine.
    Theximi ose konsiderimi i turqeve,birazere nga ana e sumave myslimoshqipfolese[fundja turq jane dhe eshte logjike] flet te VERTETEN: URREJTIE ndaj kristianeve qofshin ata serb,greke,skopianoi,rus etj,kjo eshte rraca e majmuneve arabe dhe nuk ka sesi te ndodhe ndrishe!

  8. kelly says:

    Te vazhdoje keshtu ballkani e ka per ta shkrire Evropa
    futja bythat me njw shkop ballkanasve o e dashur BE

  9. kelly says:

    Te vazhdoje keshtu ballkani e ka per ta shkrire Evropa
    futja bythat me njw shkop ballkanasve o e dashur BE ….

  10. BATON KITA says:

    DUA TË DI SE NË CILIN KONTINENT JETON AUTORI I SHKRIMIT!!!

    DUA TË DI,GJITHASHTU, SE PËR CILIN ETNITET “MAQEDON” NA FLET AUTORI I SHKRIMIT!!!

    DUA TË DI, GJITHASHTU, SE CILËVE LEXUESË BUDALLENJ IU DREJTOHET AUTORI I SHKRIMIT!!!

    DUA TË DI.

  11. deputeti nga shteti says:

    o sa mir me ujk italjan
    o sa mir me tiger zezak
    o sa mir me luan anglez

  12. BATON KITA says:

    LORENC, ME SIGURI, NGA PAKUJDESIA, E SHKRUAJTE ME SHKRONJË TË PARË TË MADHE EMRIN SHQIPTAR.
    EMËRTIMET E PËRKATËSVE TË ETNIVE,TË POPUJVE, TË RELIGJIONEVE, TË KRAHINAVE,TË TREVAVE SHKRUHEN ME SHKRONJË TË PARË TË VOGËL
    NË CILIN KONTINENT KE KRYER SHKOLLËN EFILLORE E TË MESME?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje