VIDEO Fluks qytetarësh që dorëzojnë armët në polici

26 Janar 2017, 12:29Kronika TEMA

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë dorëzuar 29 armë, 2225 fishekë, 7 granata, 7 ndezës, 12 krehëra, 25 m fitil detonar zjarrpërcjellës.

Shijak: Banorët dorëzuan 6 armë zjarri, 4 karikatorë dhe 150 fishekë.

Dajç, Shkodër: Dorëzohen në Komisariatin e Policisë Shkodër, nga banorët e Njësisë Administrative Dajç 8 armë zjarri dhe 640 fishekë.

Divjakë: Janë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Divjakë 10 armë zjarri dhe 200 fishekë luftarakë.

Gjirokastër: Dorëzuar nga 2 banorë të zonës së Lunxhërisë edhe 2 armë zjarri e 520 fishekë.

Librazhd: 3 shtetas dorëzuan në Komisariatin e Policisë Librazhd 1 pushkë, 715 fishekë, 8 krehëra, 7 granata, 7 ndezës granatash dhe 25 m fitil detonar zjarrpërcjellës.

Dibër: Dorëzohen dhe dy armë të tjera që mbaheshin pa leje që nga viti 1997.

“Policia e Shtetit iu bën thirrje dhe një herë të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje në banesat e tyre t’i dorëzojnë pranë Komisariateve të Policisë brenda datës 30 Prill“, thuhet ne njoftimin per media.

2 komente në “VIDEO Fluks qytetarësh që dorëzojnë armët në polici”

  1. Angjelini says:

    Brravo qytetare. Armet te shkojne ne depo.

  2. zaho says:

    po mire more lunxhioter po sikur tu vijne lazot per te vjedhur se ata e kane patur zakon ju cdo te beni ,a…. do te prisni policine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje