Dëshmia e juristit të OSHEE, Romeo Kara ka hedhur dritë mbi mënyrën se si nisi të organizohej, nga dy sekserët Ismailaj dhe Shkëlzen Berisha, një aferë që i kushtoi shtetit shqiptar mbi 414 milionë euro.
Në vitin 2007, Kastriot Ismailaj, i cili aktualisht ndodhet në burg për shkak të pjesëmarrjes së tij në aferën e CEZ, tentoi për herë të parë të hynte në sistemin energjitik shqiptar, duke privatizuar TEC-in e Fierit, ARMO-n, OSHEE dhe sektorin minerar, nga të cilat TEC-in dhe OSHEE për llogari të CEZ.
Dokumente të papublikuara më parë tregojnë se projekti i Ismailajt për privatizimin e OSHEE pengohej në 2007-n nga kuadri ligjor i atëhershëm, çka shtyu Ismailjn që me ndihmën e Shkëlzen Berishës, t’i kërkonte ministrit Bode heqjen e kësaj pengese ligjore.
Menjëherë pas vendosjes së këtyre kontakteve, ministri Bode kërkoi shndërrimin e OSSHE në një agjent tregtar, çka do të eliminonte çdo pengesë për privatizimin e kompanisë.
Enti Rregullator i Energjisë, në bazë të urdhërit të ministrit nisi të përgatiste kuadrin ligjor për privatizimin. Përfshirjen direkte të ministrit të Financave, me urdhër të djalit të ish-Kryeministrit Berisha e dëshmon edhe një dokument zyrtar, i publikuar në 26 qershor 2008 në Fletoren Zyrtare.
Në rezolutën për vlerësimin e Entit Rregullator të Energjisë në 2007-n, në linkun bashkangjitur (faqja 4590): http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2008/PDF-2008/105-2008.pdf, pika A kërkon “impenjimin maksimal të ERE-s për hartimin në kohë dhe në cilësi të të gjithë kuadrit ligjor të nevojshëm për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes”, transmeton lexo.al.
Pak muaj më pas, shteti shqiptar hapi zyrtarisht procedurat e privatizimit, duke shpallur fitues CEZ-in në 1 qershor 2009, ashtu siç ishte paracaktuar më parë nga djali i Kryeministrit, pa dyshim me bekimin e drejtpërdrejtë të babait.
Ku eshte prova qe ja ka kerkuar permes Shkelzen Berishes apo se kane qene ne nje avion me dhe jetojne ne nje shtet. Hajde lajm hajde.
Proven ,e pakontestueshme ,e ke tek perfituesit e dokumentuar te krimit makaber penal me tregetimin e prones se shqiptareve;ndertuar me mundin,djersen dhe gjakun e shqiptareve te socializmit,,,,jo me kontributet e familjes zombi.
Po e pati thene Romeo tek Karlo nuk ka nevoje me per prova
Mos more por Trumpin ky e zgjodhi gje president ?