Pak ditë më parë, në Kanada, ku jetonte prej 26 vitesh, u nda nga jeta Meshan Çini. Një nga të afërmit e familjes së të fejuarit të saj, me të cilin nuk jetoi kurrë, njoftoi lajmin dhe të dhënat kyçe të jetës së një heroine që rezistoi deri në fund. Kaq u desh që të kërkonim më tepër rreth jetës së Meshanit. Emri i saj nuk është përmendur shpesh në Shqipëri, për shkak të viteve të shumta që jetoi jashtë. Gjatë kësaj kohe të gjatë është kthyer vetëm 2 apo 3 herë. Mirëpo ka lënë gjithçka të dokumentuar në librin e saj. Më poshtë, po shkëpusim copëza historie të treguara nga vetë ajo…
Pas një fëmijërie përrallore, në moshën 18 vjeçe, në Shqipërinë e pasluftës, ku ish vendosur diktatura, Meshani fejohet me Selman Ndreun, pronar i hotelit “Kontinental” në Tiranë dhe pjesëtar i familjes së njohur patriote dibrane të Cen Elezit dhe Elez Isufit.
Arrestimi i të fejuarit të saj pas 8 muajve fejesë përmbys njëherë e përgjithmonë ëndrrat rinore të vajzës me bukuri të rrallë. Aty nis dhe kalvari i vuajtjeve, që zgjatën gati 4 dekada. Me gjithë presionet e zyrtarëve të kohës, ajo nuk pranon ta lërë të fejuarin, i cili më vonë do të vdesë në burg, ku ajo shkonte ta takonte. Vazhdimi imagjinohet lehtë. Sajohet një akuzë, ndërtohet një skenar e më pas vjen zbatimi. Meshan Çini arrestohet e kalon 11 vjet në burgjet dhe kampet e diktaturës, nga ku del me një vesh të shurdhuar dhe me një operacion hesteroktomie të provokuar nga netët e ftohta të kaluara në qeli.
Ka përballuar jetesën në kushte të padurueshme, papunësinë dhe vetminë. Një betejë e përditshme që zgjati 28 vjet të tjera, betejë së cilës ajo i rezistoi si askush, në emër të dashurisë për jetën dhe Edlirën, vajzën të cilën e adoptoi dhe iu përkushtua. Në shkurt të vitit 1991, në moshën 63-vjeçare, bashkë me vajzën ajo kalon kufirin në këmbë, duke lënë prapa atdheun me halle për të shkuar drejt një ëndrre për një jetë më të mirë dhe më të sigurt. ”Rënien e monumentit të diktatorit e përjetova në Greqi – kujton ajo – teksa prisja të më dilnin dokumentet për në Kanada, për t’u takuar me vëllain, Duron, të cilin nuk e kisha parë prej 45 vjetësh”.
Rrëfimi i Meshan Çinit
“Në vitin 1945 u fejova me Selman Ndreun, djalin e Cen Elezit, ishin familje bajraktarësh. Regjimi nuk i ngacmoi menjëherë, pasi mori pushtetin, i la për fare pak kohë! Në vitin 1946 u lajmëruan që do të arrestoheshin të gjithë dhe të gjithë vëllezërit, siç ishin, bëjnë tentativë arratisjeje për në Greqi. Për ta bërë këtë duhet të kishe një udhëheqës, një njeri që të të garantonte, por atyre u qëlloi tradhtar. U mori 500 lira dhe në një pjesë të rrugës u ndal, si për të parë opingat e prishura, dhe në atë çast i rrethuan. Nga pushkatimi i menjëhershëm i shpëtoi Dali Ndreu, gjenerali, bashkë me gruan, Liri Gegën. Jetën nuk ua morën, por i dënuan të gjithë me radhë… dikush nga vëllezërit me 20 vite, tjetri me 15 a më shumë dhe i fejuari im, Selmani, me 10 vite.
Me të rënë në burg shkoja e takoja gjithnjë. 3 vitet e para i mbajtën pa dënim. Shkoja vetë merrja leje në gjykatë për ta takuar e meqenëse hetues i tyre ishte Hito Çako, njeri i afërt i familjes sonë, më lejonte. Herën e parë që shkova në Peshkopi, i kërkova Hitos të mos ma sillte Selmanin në takim me duar të lidhura… Ashtu veproi, ma pruri në zyrë.
U takova me të dhe fjalët e para që më tha ishin: “Ke të drejtë të më lësh, sepse je shumë e re”.
“Se çfarë do bëjë unë është puna ime”, iu përgjigja dhe e pyeta nëse i nevojitej gjë.
Pas kësaj pyetjeje ndërhyn Hito Çako. “Ti, gjithë luksin që ke pasur e je mësuar nuk do ta gëzosh dot se Selmani do të dënohet me 101 vite burgim ose pushkatim”.
Familja e Selmanit ishte e pasur, përveç pronave të shumta, kishin edhe hotel “Kontinentalin”.
Deri në atë kohë unë nuk kisha menduar asgjë në do ta lija apo jo, por kur më thotë Hito mund ta dënojnë edhe me vdekje, aty m’u mbush mendja që nuk do ta lë!
“Selman, rri i qetë, unë nuk të lë deri në vdekje”, i thashë, u ndava me të dhe ika.
Kaluan tre vjet pa i dënuar. Ngjarjet e historitë e torturave që tregonin ishin të shumta. Nuk mund ta besoni se në çfarë gjendjeje ishin jorganët e tij pasi i nxirrnin nga burgu, tërësisht të gjakosur. Ishte koha e tmerreve të Koçi Xoxes. Pas Peshkopisë i kaluan të 11-të vëllezërit në Gjirokastër. Atje ishte shumë e vështirë që të shkoja, as në autobus nuk më lejonin të hipja, kishin dhënë urdhër gjithandej që as të më strehonte e as të më merrte njeri në makinë, nëse më shihnin në rrugë.
Megjithatë unë gjithnjë e gjeja mënyrën dhe arrita të shkoj natën. Më trajtuan shumë keq në Gjirokastër, por unë mbërrita atje ku desha. Ndërkaq, unë jetoja me time motër dhe kisha dy vëllezër në burg. Jetuam në Tiranë deri në 1947-n, por pastaj na hoqën e përfunduam së pari në Sulovë të Elbasanit. Nga viti ’46 deri në ’51 nuk i ndala vizitat në burg! Një herë, ndërsa punonim në tunel në Elbasan, dikush hedh fjalë për mua, por një dibran që u gjend aty, duke e ditur marrëdhënien time me të fejuarin, u tha: “Jo ti, po edhe Enver Hoxha me e lyp, ajo ka të fejuarin e saj”.
Pas kësaj ngjarjeje më hoqën nga Elbasani. Duhet të ikja në Tiranë, por me çfarë? Sa hipja në një kamion, më zbrisnin, kështu që u detyrova të vij nga Elbasani në këmbë. Shtëpi nuk gjetëm, por aty më ndihmoi pak fati. Takoj një kunatën time që jetonte në Sllovë dhe që kishte motrën të martuar me nipin e Haxhi Lleshit. Ajo erdhi më takoi e më gjeti një dhomë në një shtëpi ku jetonte një plakë. Shtëpi i thënçin, sepse nuk kishte as tavan e as çati, por pranova të qëndroja. As aty nuk ndenja për shumë kohë, sepse ngjarjet morën rrjedhë tjetër.
Arrestimi
Kur më arrestuan jetoja në Kavajë, isha e sëmurë ato ditë, me grip spanjoll. Në darkë erdhën kontrolluan njëherë dhe ikën. Djali i vogël i motrës thotë se erdhën e pyetën për tezen, por po të jetë për në burg, më mirë të më marrin mua. Në 3 të natës bie dera. “Deshëm Meshanin, sa për një pyetje në Degë të Brendshme!”
U ngrita ashtu e sëmurë siç isha, vesha vetëm rrobën e dhomës se mendova se do të kthehesha dhe shkova. Më lanë përjashta, duke pritur, që në orën 3 deri në 7 të mëngjesit, sa erdhi kryetari i degës, Banush Veliu. Më thonë, do vemi deri në Durrës dhe më çuan me tren se nuk donin të binin në sy. Mua më njohu gjithë Kavaja për historinë time dhe bija në sy. Ikëm në Durrës, në Degë të Brendshme, ku ishte kryetari i Degës, Jashar Kasimati, ndërsa hetuesi im ishte Sotir Xharja dhe një sekretar. Më futën në dhomë dhe nuk e zgjatën, por thanë menjëherë:
“Je e arrestuar!”
Unë u mbështeta për muri dhe u thashë vetëm mirë, por u mpiva e gjitha, shtanga! Nuk mendova asgjë, sepse s’kisha bërë asgjë! Sa u thashë mirëmëngjes, ma kthyen atë përgjigje.
Më bënë ca pyetje e më futën menjëherë në birucë. Biruca ishte gjithë ujë, i bija derës, sepse doja të shkoja në banjë, aty ta bësh më thoshin. Vetëm se nuk ua bëra qejfin të qaja ndonjëherë. Edhe në hetuesi më rrahën sa ç’t’ju tregoj. Kur dëgjoi për këtë, Nevzat Hazidari erdhi direkt nga Tirana për të më pyetur a ishte e vërtetë. Nuk e pranova. Ç’t’i thosha, unë në dorë të tyre do të isha përsëri, kush do më mbronte?! E vërteta ishte që sapo unë thosha një fjalë, ata më jepnin një grusht. Një herë më goditi aq fort, sa më çau timpanin, u bëra keq! Kalova 4 muaj në hetuesi deri sa kur dola në gjyq, mora vesh se kishte shumë mundësi të më pushkatonin. Aty e mblodha veten!
Le të më pushkatojnë! Meshan, thashë me vete, siç t’i kanë vënë të gjithë titujt e mirë, mbaje dhe trimërinë -dhe qëndrova e fortë.
Kur filloi seanca më pyesin: Ke qenë me profesion peshkatare? Unë qeshja me ironi…
Unë as peshkatar nuk kisha parë ndonjëherë, jo të isha vetë, megjithatë e kuptova pse më pyetën. Sidoqoftë, akuza ishte tentativë për arratisje, gjë që nuk ishte e vërtetë.
Ti, thanë, je nusja e djalit të Cen Elezit. Vëllezërit i ke në burg, të fejuarin e ke në burg, burrin e motrës e ke në burg, të gjithë i ke në burg. Përveç këtyre, je shoqe e ngushtë me vajzën e Shefqet Vërlacit.
“Mua të gjithë më kanë gjetur, nuk i gjeta unë!”, u përgjigja.
Më dënuan me 20 vite. Donin të kërkoja mëshirë, por nuk kërkova asgjë. Hetuesi më thoshte fol të vërtetën se do të të bëjmë privilegje. Unë i thashë në sa vihet gjarpri në gji, aq edhe besohet fjala juaj. Më lindi aty për aty ky mendim, ndërsa ai donte të dinte kush ma kishte thënë… Pasurinë ma kishin marrë të gjithën çfarë pata. Më çuan në Burgun e Durrësit, në birucë. Erdhën nga Tirana, më pyetën a kisha tortura.
Torturat e burgut
Nevzat Hazidari pati sekretar djalin e qehajait tonë, ishin rritur në familjen time. Prej tij, përfitova nga Nevzati që nuk sillej ashpër, sepse ai çdo femre i fliste shumë rëndë, por mua nuk më ofendoi kurrë.
Pas Burgut të Durrësit, më sollën në izolimin e Tiranës për 1 vit, atje tentova dy herë të vrisja veten me ilaçe, të helmohesha. Nga aty më çuan në burgun e vjetër të grave, pastaj në kamp, në bujqësi. Sëmuresha vazhdimisht… I kërkova Ministrisë të vinte mjeku, por kur pa emrin tim, në listën e pritjes, Qazim Balla ngriti revolen të më vriste. Skenën e pa Marie Saraçi dhe i doli përpara, duke i thënë çfarë bën kështu.
Sipas rregullores, komandanti nuk kishte të drejtë të hynte me armë, por ai hyri. Marshalli, Xhevahir e quanin, kishte gruan gardiane dhe sa pa Qazimin, ngriti mitralozin dhe u betua që do t’i shkrinte në trupin e tij 72 fishekët, nëse do të më vriste. Unë lajmërova Ministrinë e Brendshme. Më erdhi Feçor Shehu dhe Qatip Dervishi. Në fillim nuk doja t’i takoja se kisha frikë ç’mund të më ndodhte më pas, megjithatë dola. Më ofruan cigare, nuk e pi, u thashë. Unë e pija cigaren, por u thashë që nuk e pija. Kërkuan të mësonin se çfarë kishte ndodhur.
I tregova se kisha për të shkuar te doktori të vizitohesha, ndërsa Qazimi donte të më vriste. “Shikoni, unë prapë në dorën e atij do të mbetem!, u thashë. Më thanë të mos merakosesha dhe ikën.
Të nesërmen u bë mbledhje dhe sollën komandant tjetër. Ata e hoqën me ceremoni të madhe. Ato gjëra që kanë bërë mirë, unë ua di e ua them, nuk ua ha hakën, hakmarrje nuk dua, secili e gjeti nga Perëndia.
Dalja nga burgu dhe arratisja në Kanada
Në vitin 1963 dola nga burgu. Nuk kisha pasaportizim dhe kudo që të veja, duhet të lajmëroja të plotfuqishmin, në të kundërt do të merrte gjobë i zoti i shtëpisë. Unë s’lajmëroja askënd, shkoja fshehur. Bëra çmos të bëja pasaportizimin, vajta në Kryeministri e gjithandej, por nuk ma dhanë. Kam jetuar te fshatarët, në Nishtulla të Tiranës, në Mzez, në Yzberisht etj. Për të jetuar qepja, fshatarët ishin shumë të mirë. Atyre të kryesisë ua qepja pa lekë. Ndërkaq, i fejuari kishte vdekur! Pasi kishte marrë vesh për burgosjen time, ishte sëmurur keq. E kishin nxjerrë nga burgu dhe e kishin çuar në Llakatund të Vlorës.
Në vitin 1991 e vendosa, o liri, o vdekje! Vete në Delvinë se më kërkonin për çështje të një pasurie në Greqi. Gjeta aty dy miq të vjetër të babait dhe atje mora vesh se si arratiseshin njerëzit. Dy djemtë e qehajait të familjes sime çonin njerëz jashtë. Më premtuan se sa të ishte kufiri i lehtë, do të të bëjmë telegram. Iki unë dhe lidhem me Ambasadën Italiane. Ajo më thotë a ke para? Duhen 1000 dollarë! Më dërgon vëllai që jetonte në Australi 1000 sterlina. Isha 63 vjeçe kur ika në Greqi e pas saj në Kanada te vëllai tjetër. Kam jetuar shumë mirë këto vite. Marr pension 1500 dollarë në muaj dhe jetoj me njerëzit që dua e më duan. Gjatë këtyre viteve jam kthyer 2-3 herë në Shqipëri, por lumturia ime është këtu! (Panorama)
Sa zonje e bukur paske qene nje histori e dhimshme zoti te dhente jete
Artikulli thote u nda nga jeta, ti thua te dhente zoti jete… pikaaa!
cfar titujsh !
“.. e fejuara e perjetshme”! ,,, qe te kujton ato parrullat “lavdi e perjetshme marksizem leninizmit”!!!
e ku ka perjetesi mer.. edhe universi s ka qen dhe sdo jet pergjithmon… e jo pasandaj “e fejumja” !!!! e cila sapo I jepet rasti “ndrron shtetin” dhe po ti jeper perseri ,natyrisht qe “e ndrron edhe te fejumin” !!
kurse ,ajo tjetra ke shkrimi I meparshem thot ” po me dashnoreshat c kan vall”!! duke shpreh habi pse nuk I len dashnorat qe te bejn dashni lirshem dhe pa frena.,…
tashti,njera na del “e fejume e perjetshme” ,kurse tjetra na flet per “dashnoresha te lira dhe pa mas e kufi” sipas varjantit ,”bjeri m top”…
ke te besojm?!
E tmerrshme, cfare jete?! Cilat dosje do hapin tani dhe per cfare qellimi, ata qe duheshin ndeshkuar i ka marre lumi me kohe…..? Dhe si nuk i del asnje fjale e keqe per torturuesit? Kesi njerezish nuk lindin me, jo ne Shqiperi te pakten….. Fatkeqesi e madhe!
Zonje heroine.Te ndriste SHPIRTI!!
Këto jishin heroinat e kohës së komunizmit, që nuk i tradhtuan burrat e tyre edhe të vdekur dhe jo ato kërkon t’i quaj heroina i fantaksuri Ismail Kadare që i tradhtonin burrat edhe kur i kishin në krevat, sepse, me demek, ashtu luftonin komunizmin!
Zonje heroinr mete vertete
Dheu te qofte i lehte
Po MOS te kshin ndodhur te gjitha keto
Ti do ishe pjese e familjes sime
Edhe Selmani nuk u martua asnjehere
Edhe ai vdiq i helmuar.
Mallkuar qofshin kriminelet komuniste
Qe na shkaterruan
I shkaterrofte Zoti ne kete bote dhe ne tjetren.
@ ti gomari Vv
Ja paske vene mire emrin vetes.
Sa per ate shkrim per dashnoret
Ska asnje lidhje me histori e e kesaj zonje te nderuar.
Zonje heroinr mete vertete
Dheu te qofte i lehte
Po MOS te kshin ndodhur te gjitha keto
Ti do ishe pjese e familjes sime
Edhe Selmani nuk u martua asnjehere
Edhe ai vdiq i helmuar.
Mallkuar qofshin kriminelet komuniste
Qe na shkaterruan
I shkaterrofte Zoti ne kete bote dhe ne tjetren.
@ ti gomari Vv
Ja paske vene mire emrin vetes.
Sa per ate shkrim per dashnoret
Ska asnje lidhje me histori e e kesaj zonje te nderuar.
@ gomari Vv
Pikerisht kete nuk arrin dot ta kuptosh ti
Ato vinin nga familje fisnike
Edhe ne ate gjendje qe i katandisen te impononin respektin
Kurse keto te dytat Jane rrugace .
o FIRAK mos u lodh me gamore e lopcare ku njofin plerat sllavokomuniste ca domethone FAMILJE FISNIKE…duhet me i provu ne kurriz kto vujtje qe te kuptosh ca do me thone…kur shkoshe ne shkolle qe partia te veshin gishtin cuni filonit nipi filonit…po perheree koken lart edhe sot..per ket zonjen nuk filloj me shkrujt se me dhem shpirti….se e di ca ka vujt e shkreta..perfundimi kjo ishte lufta ncl…pastaj shajne LUGATIN pse sulmon d.agollin dhe i.kadaren qe ishin patericat e regjimit..a e shifni o komunista qe kishte zgjidhje me ec me koken lart mos me i bo keq njeriu.
.mos me tradhtu njeri e me vdek me nershmeri pa ipas borxh njeriu..vetem respekt
Shume jete e dhimbshme. Dheu tunlehtesofte!
Ja pac lene kete fat te gjithe atyre qe ende e duan ate regjim, krimineleve ne shpirt.
Krimineleve te lindur.
C’ka ndodhur ne ate vend mos u tregofte, kurre s’e kane kuptuar ata qe kane qene ne pushtet se do ti vinte rradha njeri pas tjetrit te zhdukeshin. O zot si mund te falen krimet qe kane bere ne ate kohe dhe njerezit sot tru shpelare thone se ne ate kohe jetonim te sigurte, ju mbulofte dheu o tru shkulur. Sa raste te tilla ka si zonja ne fjale, Paturpesi me te madhe nuk ka, ti marrsh rinine tjetrit e te mos ndjehesh fajtor e sot marrin dhe pension te vecante. Popull mender jemi, ju kerkoj ndjese per fjalen e mesiperme. Respekt per te gjithe ata qe kane vuajtur nga mostrat ne pushtet te asaj kohe.
Blerine ke fol ene per mu!!po keta kodoshet qe bojne kryeminstra me rotacion skone interes me i hap dosjet…futen te paret mrena!!o gjo e gjate…o ed rama…MOS HAP BUNKART 1 E 2…PO HAP DOSJET..ATO QE KANE NGELE KUPTOHET!!!
Ja cfare ishte komunizmi, ja cfare vuajtjesh kane pesuar njerezia. Shpirti i kesaj gruaje te arrije ne parajse, te pakten ne jeten e pertejme te jete rehat, sepse ne token e Shqiperise komuniste te 50-te vjeteve ishte ne ferre.
Fatkeqesisht edhe tani kemi 26-te vjet te ashtuquajtur demokraci, qe politikan dhe pushtetar e kane kapur prej fyti shtetin dhe popullin shqiptar per ta shkatarruar dhe mjeruar deri ne palce.
Kjo grua iku e vonuar nga Shqiperia dhe perseri u sistemua dhe gezoj vitet e fundit e jetes. Po te kishte qendruar ne Shqiperi akoma nuk do te merrte pronen e saj dhe demshperblimin si e persekuatuar qe ishte.