Rama-Manjani, “miqësia” që u kthye në një armiqësi të egër

30 Janar 2017, 20:50Politika TEMA

Edi Rama dhe Ylli Manjani kanë një histori të gjatë.

Në kohën kur Rama mori drejtimin e PS-së, Ylli Manjani ishte një nga bashkëpunëtorët e tij të afërt.

Por, ky bashkëpunim zgjati vetëm 3 vite dhe ata u kthyen në armiq të egër.

Kjo, pasi Rama e caktoi atë si kandidat për deputet në zonën e Bulqizës, vetëm i treti në listë, pas Sadri Abazit dhe Qemal Minxhozit.

Dhe, nuk arriti dot të zgjidhej deputet.

Zhgënjimi bëri që Manjani t’i bashkohej LMN-së së Ben Blushit dhe akuzave ndaj Edi Ramës.

Pas sulmeve publike në medie, kryesisht në ato të Aleksandër Frangajt, Manjani u bashkua me LSI-në e Ilir Metës.

Dhe, sërish do të ishte një nga njerëzit që e sulmonte më egër Ramën, ndërkohë që LSI ishte në koalicion me Berishën.

Madje, në 2011 ishte kryejuristi i LSI-së në KQZ, ku bashkëpunimi me PD-në rrëzoi Ramën nga bashkia.

Pas marrëveshjes së 1 prillit, u duk se Manjani do të qetësohej dhe do të kishte një marrëdhënie normale me Ramën.

Ai u emërua zv.ministër Transporti dhe nuk kishte shumë peshë në jetën politike.

Por, emërimi në postin e Ministrisë së Drejtësisë, pas largimit të Nasip Naços, “rilindi” Ylli Manjanin dhe sulmet e tij ndaj Ramës.

Në një vit që qendroi në postin e ministrit, Manjani ka qenë një nga kritikët më të ashpër të kësaj mazhorance, kritika që kulmuan javët e fundit, kur Manjani deklaroi se në mazhorancë ka deputetë vrasës dhe se policia ka mbështetur kanabizimin e vendit.

Dhe për këtë arsye Rama e shkarkoi.

Pas vendimit, Manjani shpërtheu në akuza të ashpra ndaj Ramës.

Akuza që nga sot e tutje do të shpeshtohen dhe do të bëhen edhe më të forta.

Është një film i parë tashmë nga Manjani!

7 komente në “Rama-Manjani, “miqësia” që u kthye në një armiqësi të egër”

  1. tfgs1 says:

    Erdogan vs Gylen…………….pune korrakesh,varu kkkkkkkkkk!

  2. Qytetar says:

    E kujt i plasi se ça thot e do thotë ai bajgë,qentë le të lehin karvani do të ec përpara drejt fitores së sigurt të Qershorit.

  3. dhiz iz a mirikell of fridom, ui uin dhe reis says:

    Ky Manjani qe akuzon kaq shume ka mundesi ti jete refuzuar ndonje vize amerikane.

    A me kuptove?

  4. Ylli si puna e ferres dua drite na drite kur mori fuqine ferra filloi tu zinte vendin atyre qe e lane te futej por harroi fabulen e famshme Une boss Ylli boss lopen kush do ta kullose,bossi i vogel se une jam i madhi.Te shohim Yllin kujt do ti lepihet?

  5. Dajti USA says:

    Manjani,thjesht nje llapaqen,mire e kishte Rama,qent le te lehin ,karvani shkone perpara.

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Me demek ky juristi manjani
    E paska Bo si mehmeti me koken e vet
    Enveri nuk di gje.o CNA shkrit tu qesh.

  7. Lima says:

    Manjani nuk eshte profet qe hiqet aq i nershem dhe burre shteti akuzat per ministrat e Rames jane vetem plehrat qe nxjer ky donkishot nga megalomania ka harruar Mjenjeani se edhe Fidel Kastro qe shiste moral si Menjeani apo plehra e Sali Berishes dhe e Metes i bente pushimet me femra dhe ne ishuj perralore kurre populli kuban vuante per buke. Te gjithe politikanet e pasur kane korrupsion dhe femra afer tyre per qef apo ketij turk-arabit nuk i pelqejne haremet ha-ha-ha gomaret e pilitikes Shqiptare qe shesin drejtesi dhe parane e kane ne zemer me shume se Evropeanet milionat qe fitojne i kane neper Zvicer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje