Nuk pagoi biletën e hyrjes, vizitori sulmohet nga tigri në kopshtin zoologjik

31 Janar 2017, 00:39Sociale TEMA

Një vizitor është sulmuar për vdekje nga tigri në kopshtin zoologjik të qytetit Ningbo në Kinë.

Ai kishte kapërcyer barrierën e sigurisë, pavarësisht shenjave paralajmëruese, pasi nuk kishte blerë një biletë në hyrje.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës, ndërsa kopshti zoologjik ishte mjaft i frekuentuar nga vizitorë, mes të cilëve edhe shumë fëmijë, që u desh të përballeshin me pamjet makabre.

Sipas mediave kineze, viktima është identifikuar me mbiemrin Zhang dhe ishte nga province Hubei.

Ai ishte duke vizituar kopshtin zoologjik me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, si edhe një koleg tjetër me bashkëshorten.

Fëmijët dhe dy gratë blenë biletë në hyrje të kopshtit zoologjik, por Zhang dhe kolegu i tij menduan ta shmangnin pagesën duke kapërcyer barrierën e sigurisë.

Por, ndryshe nga kolegu i tij, Zhang vendosi të kapërcente edhe murin rrethues të habitatit të tigrit.

Më pas, stafi i sigurisë qëlloi dhe vrau tigrin, ndërsa Zhang u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje