Shkëlzen Berisha: Provat kundër meje dhe lidhjet me Nuel Kalaj? Balla mund të ketë manipuluar emaile-t

1 Shkurt 2017, 19:04Kronika TEMA

Shkelzen Berisha e ka cilësuar një skenar politik gjithçka ndodhi në Komisionin Hetimor për ÇEZ.

Pasi u largua nga Kryesia e Kuvendit, ai tha se Balla nuk është i interesuar për të vërtetën dhe se ai nuk betohet para një personi të dënuar për shpifje ndaj tij dhe që refuzon të zbatojë vendimin e formës së prerë të gjykatës.

“Pavarësisht se ky është një Komision politik që synon vjedhjen e  Edi Ramës të 432 milionë eurove, këtë nuk e them unë, e thotë KLSH, unë përsëri erdha në respekt të ligjit.

Personi që e drejton këtë Komision, siç ju e dini shumë mire, është një i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Tiranës për shpifje ndaj personit tim.

Jo vetëm është dënuar, por refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës.

Tani më thoni, nga të gjithë këta deputetë që ka parlamenti, pse ky Komision duhet të drejtohet nga ai që është në konflikt të hapur interesi dhe është dënuar për shpifje ndaj meje.

Unë nuk pranoj të bëj një betim para një njeriu të dënuar për shpifje.

 Zotëria mund të çohej dhe t’ia lironte vendin një nga kolegëve të tij, nuk deshi sepse nuk është i interesuar për të vërtetën por për interesin politik”, tha Zeni.

I pyetur për njohjen me Nuel Kalaj, ai u pëgjigj:

Kam bërë disa deklarat publike që ezaurojnë përtej çdo dyshimi faktin që unë as me zotin Kalaj, as me zotin Ismaili, nuk kam asnjë lidhje, as me aktivitetet e tyre dhe as punën e Komisionit.

Nëse zotin Kalaj nuk e thërrasin se nuk e gjejnë dot, po zotin Ismailaj pse nuk e thërrasin në Komision, nuk e gjejnë dot se ku është? Kjo është e ezauruar”.

Ndërkohë, në lidhje me email-et ku përmendet emri i tij, Zeni tha se ato mund të jenë manipuluar:

Nuk e di çfarë provash ka administruar ky Komision.

Asnjë prej jush nuk ka parë nëse këto prova kanë qenë të çertifikuara me origjinalin, kanë ardhur të apostiluara.

Janë apo nuk janë prova reale nuk mund ta them dot.

Unë kam bërë deklarata publike, kam theksuar qartë se nuk kam asnjë lidhje as me personin dhe as aktivitetet e tyre dhe asgjë tjetër.

 Për fat të mirë kjo punë ka dëshmitarë, mund të pyeten të gjithë dhe mund të flasin”, tha ai.

4 komente në “Shkëlzen Berisha: Provat kundër meje dhe lidhjet me Nuel Kalaj? Balla mund të ketë manipuluar emaile-t”

  1. Angjelini says:

    Te kane rene ne qafe o hajdut vrases. As me Gerdecin nuk ke lidhje? As me vrasjet e babit tend per aferat e tua homoseksuale nuk ke lidhje. Jeton ne luks pa punuar nje dite. Ti je hajdut dhe vrases. Drejtesia duhet te veproj ose perndryshe njerzit kane te drejte ta qojne te drejten ne vend duke u hakmarre ndaj jush.

  2. Talluni, pse jo! says:

    Nqs. Taulant Balla eshte individ qe ka shkelur ligjin te hetohet dhe te denohet, por nderkohe zoteria Berisha duhet te respektoje ligjin dhe deputetin e parlamentit te Shqioerise. Nqs person rrefuzon te betohet dhe te te perulet kundrejt kushtetutes se popullit atehere duhet te pergjigjet perpara popullit. Ky person eshte nje person civil si te gjine te tjeret qe ne menyre flagrante po tallet me ligjin…
    Asnje s’duhet te jete mbi ligjin por ky dhe shume te tjere si puna e ketij jane

  3. Bardhi Tolabi says:

    Vini re?
    Nuk thote se,email-et jane ose jo te verteta,por thote jane origjinale ose jo.Ky eshte ndryshim i madh.Nuk ka rendesi se si jane email-et,origjinale ose jo,rendesi ka jane ose jo te verteta.Per kete nuk prononcohet,ky sypeshkaqeni,sepse e di qe ato jane te verteta…
    Durojme ne deri sa te flase “Vetingu”….

  4. j says:

    Unë shpesova se do të thoshte se “është luftë politike”
    kështu mund të rritej niveli i humorit për qytetarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje