Kryetari i komisionit hetimor për çështjen CEZ, Taulant Balla, u shpreh se ka dakordësi mes Sali Berishës, Shkëlzen Berishës dhe sekserit të privatizimit, Nuel Kalaj, për të mos dhënë informacion përpara komisionit.
Balla kujtoi se Kalaj ka kryer transaksione bankare në vlerën e 7 milionë eurove dhe ajo që po heton komisioni është se ku kanë shkuar paratë.
“Personi që po hetojmë është një person që nga provat që kemi administruar, quhet Nue Nikë Kalaj.
Eshtë person, që, siç konfirmohet nga emaile-t e marra në rrugë zyrtare, ka pasur lidhje të forta me autoritete të larta zyrtare, përfshirë ish-kryeministrin Berisha.
Në një nga emailet përmendet dhe Shkelzen Berisha për takime me të, pas takimeve me babain.
Ishte shumë e rëndësishme që përveç dëshmisë së Kalaj, të merrej dhe dëshmia e Shkelzen Berishës.
Sali Berisha ka dhënë një dëshmi në Komision, që është e pavlefshme, sepse nuk ka kryer betimin, por edhe sikur të ishte e vlefshme, nuk është përgjigjur fare për këtë çështje në pyetjet që i kam adresuar.
Dhe Shkelzen Berisha nuk pranon të bëjë betimin.
Këta tre kanë një dakordësi për të pamundësuar furnizimin e Komisionit me informacionin që kanë.
Ne do insistojmë në marrjen e dëshmisë së Nue Nikë Kalaj dhe Shkelzen Berishës.
Vepra e krimit janë paratë.
Kemi dyshuar se privatizimi i OSSH është shoqëruar me korrupsion, me ryshfet.
Ryshfetin e kemi gjetur. Nue Nikë Kalaj është një sekser i rëndomtë.
Duhet të gjejmë ku sekseri ka çuar paratë.
Kalaj nuk është larg nga Tirana, është 2-3 orë me makinë sepse gjendet në Prizren.
Nuk ka paraqitur arsye serioze të mosparaqitjes së tij.
Dëshmia e zotërisë është shumë e rëndësishme”, tha Balla.
I pyetur nëse do merret në pyetje Katriot Ismailaj, ai u përgjigj:
“Kastriot Ismailaj është e sigurtë që nuk na shpëton dot se është në burg, këta edhe mund të na shpëtojnë”.
Ore po a ka nxjerr nga banka 7 milione euro ?
Si nuk ka mundesi te mos jete lajmeruar prokuroria per kete ?
Ketu ku jetoj une po te kerkosh mbi 10 mije $ duhet te presesh 5-7 dite pune ti terheqesh.
Si i terhoqen keta hajdute gjithe ate cash ?
Pse nuk thirren te hetohet drejtori i bankes kombetare dhe drejtori i bankes nivelit dyte?
Askund ne bote ste jep banka aq cash pa njoftuar autoritetet sidomos pas 11 Shtatorit 2001 ku be te gjithe boten njoftohen shumat e medha si mase anti-terrorizem
Drejtuesit e bankave ne burg per kete shkelje