Policia Bashkiake ka lehtësuar procedurat për qytetarët për të kryer pagesat për kundërvajtjet rrugore në qytetin e Tiranës, kryesisht për parkim të gabuara. Nga sot, është bërë i mundur unifikimi i gjobave të Policisë Bashkiake me atë të Policisë së Shtetit. Qytetarët do të kenë mundësi që të paguajnë në të njëjtin vend ku kryhen edhe pagesat e policisë së shtetit, duke shkurtuar kohë dhe në të njëjtën kohë duke rritur edhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.
Gjithashtu, kjo masë pritet që të sjellë edhe një reduktim të rasteve të vendosjes së bllokuesve të verdhë të makinave nga ana e Policisë Bashkiake, pasi pritet të ketë një rritje të qytetarëve të gatshëm që të shlyejnë detyrimet për shkak të shkeljeve që kanë bërë në qarkullimin rrugor.
Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës në fushën e kontrollit dhe parandalimit të kundërvajtjeve rrugore, nga sot është e mundur që kundravajtjet rrugore të vendosura nga Policia Bashkiake të paguhen nëpërmjet degëve të institucioneve të mëposhtme:
Posta Shqiptare
Banka Credins
Veneto Banka
Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA)
Western Union
Easypay
Pay & Go
Kastrati
AK-Investment
vdekshin bashkiaket me gjithe rrugoret se na cmendet me gjobat!!!!!
Ne SHBA, policies ndalon nje makine qe po ecte me shpejtesi.
Polici- zoteri, te lutem , patenten
Qytetarit- urdhero, merreni.
Polici mbasi merr patenten shkon te makina e tij dhe kthehet mbas disa minuta.
Polici- zoti qytetar, kjo eshte fleta e gjobes dhe aty keni te shenuar shkeljen qe keni bere, keni ecur mbi limitin e shpejtesise .
Qytetari – jo, zoti polic, un kam qene brenda limitit.
Polici- zoti qytetar , mbas disa diteve ju vjen nje leter me poste. Bej kujdes gjate udhetimit, diten e mire.
Qytetari- diten e mire.
Letra e gjobes qe jep polici ka te shenuar te gjitha shkeljet qe bohen gjate qarkullimit rrugor me cmimet simbas shkallet se shkeljes,( 5 – 10 km min limitin e shpejtesise 90$ , 10-20 , dyfishi pra 180$ , mos venja e rripit te sigurimit 100 $ , etj). Te shoqeruar me piket ….
Letra qe i vjen me poste qytetarit, te tregon diten dhe oren e paraqitjes ne gjykate, emri i gjykatsit, shkelja qe ke bere dhe emri i policit qe ju ka ndaluar.
Nese qytetari nuk deshiron te paraqitet ne gjyq, ai paguan gjoben ne rajonin e policise te atij qyteti ku ka marre gjoben plus dhe merr piket ( nese te bohen 12 pike te hiqet patents dhe se merr per gjith jeten.
Nese shkon ne gjyq, gjykatsi mbasi mbaron formalitetin me qytetarin , ja heq ose ja le piket , nese gjykatsi e shikon qe qytetari nuk thot te verteten I jep mase me te rend dhe ne perfundim ai teurdheron te bejsh pagesen e gjobes si dhe pagesen per gjyqin( pagesa per gjyqin eshte tek 20 $ )
Shumica paraqiten ne gjyq per te mos marre piket ne patente. ⚖⚖⚖⚖⚖
Po ne shqiperi kjo rruge ndiqet per ata qe marrin gjobes e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor?