Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar ditën e sotme në lidhje me debatet mes ambasadorit amerikan dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
“Duke marrë shkas nga komunikata e djeshme për shtyp e Prokurorit të Përgjithshëm në drejtim të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald Lu, me keqardhje konstaton se, ky komunikim nuk është as i përshtatshëm dhe as i shëndetshëm për zbatimin e reformave në vendin tonë” – shkruan KShH.
Sipas organizatës në fjalë, Prokurori i Përgjithshëm dhe çdo prokuror tjetër i Shqipërisë duhet të operojë duke hetuar dhe vendosur mosfillimin, pushimin apo dërgimin e çështjes penale për gjykim në rast akuzash.
Ne reagimin e sotëm për mediat, KShH vlerëson ndihmën e dhënë për vendin tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të Zyrës së OPDAT.
Komiteti i Helsinkit shkruan se kritikat nga ambasadorët duhen marrë në konsideratë ashtu sikurse pranohen edhe vlerësimet pozitive që ata kanë.
“Qendrimet e partnerëve ndërkombëtarë duhet të mirëkuptohen jo vetëm kur shprehin vlerësime për funksionimin e institucioneve të shtetit shqiptar, por edhe kur ato ngrenë shqetësime dhe kritikojnë funksionin jo të duhur të këtij sistemi” – shkruan KShH.
Organizata shprehet se këto janë qëndrime të partnerëve që vijnë nga vende me demokraci e institucione të konsoliduara të shtetit të së drejtës dhe kontribuojnë në integrimin e vendit tonë në familjen evropiane.
“Në mënyrë të veçantë vlerësojmë kontributin e Zotit Donald Lu, ambasadorit të SHBA-së në vendin tonë, i cili me dashamirësi dhe korrektesë ka nxitur miratimin e e kësaj reforme” – përfundon deklarata.
Deri tani shume respekt per Ju zoti Ambasador Lu.
Por populli shqiptar do ngreje dolli per Ju,nese reforma do te perfundoje me sukses,qe do te thote,kur ti shohe ne biruce te gjithe derrat e majmur me gjakun e popullit keto 27 vjet.
Mbreme ndoqa me vemendje intervisten e Llalles ne tvklan. Niveli jashtzakonisht i ulet intelektual ne kufinjte e qesharakes qe nuk i pershtatet fare nivelit te nje projurori te thjeshte le me nivelit te krye prokurorit te Republikes.
Ky hajvan Llalla duhet te shkarkohet menjehere dhe te zevendesohet me nje profesionist te vertete qe permbush gjitha kriteret qe kerkon nje nivel i tille i larte.
Ska lidhje fare me se cfare tha apo beri ky “zdrypim dyshin” Llalla , ai u pa qarte mbreme se nuk ka as 5% “brum” per ate post.
Mjere Shqiperia ku e katandisi kjo klase politikanesh hajdute te peshtire.
Bukur e qarte,por mafjozet s’duan te blindent se jane te zhytur ne fut me krime e grabitje dhe falsifikime
Bukur e qarte,por mafjozet s’duan te BINDEN se jane te zhytur ne MUT me krime e grabitje dhe falsifikime
KShH nuk e nxori nje fjale kur u hodh ne ere Gerdeci e kur u pushkatuan njerzit ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.
Mortja qe se ha KShH-ne aktuale me gjithe gojoret-prononcime,si kjo letyra e ketij lajmi;nivel qelbsinash,te panginjun me fonde te cuditeshme.