Policia franceze është në qendër të kritikave, pas një aksioni policor ku agjentë të saj mbanin veshur burka dhe rroba të tjera tradicionale myslimane.
Policët e maskuar arrestuan një person gjatë një aksioni në Marsejë.
Një prej agjentëve ishte i mbuluar kokë e këmbë, kurse tjetri mbante rroba sipas stilit islam.
Sipas besimtarëve myslimanë, ata po damkosen gjithnjë e më shumë e po ofendohen nga këto veprime të policisë.
Policia ka hedhur poshtë këto akuza dhe nuk pranon se ka ofenduar myslimanët.