Pas deklaratës së bërë nga Nuel Kalaj, i akuzuar si sekseri i Shkëlzen Berishës mbi negociatat e kryera për privatizmin e OSSH, ka reaguar juristi Romeo Karaj.
Dëshmitari kyç në çështjen “CEZ”, hedh poshtë të gjithë pretendimin e ngritur nga biznesmeni.
I pyetur nga gazeta “TemA”, Karaj thotë se ka prova për këtë.
“Ka e-maile që hedhin poshtë pretendimet e tij.
Vetë gazeta juaj ka investiguar duke vërtetuar ngjarjet dhe takimet e përmendura në këto e-maile.
Pra, ajo çfarë thuhet në këto e-maile ku përfshihet shtetasi Nuel Kalaj, vërtetohet nga rrjedha e ngjarjeve më pas.
Realiteti është pro këtyre e-maileve, të cilat i ka dërguar Kalaj, dhe jo në kundërshtim të tyre.
Ai ka konsumuar veprën penale të refuzimit për të dëshmuar të parashikuar ne nenet 307 dhe 310 te Kodit Penal”, thotë Romeo Karaj.
Juristi këshillon Komisionin Hetimor që të shoqërojë shtetasin Nuel Kalaj.
“Komisionit parlamentar në këtë rast nuk i mbetet gjë tjetër, përveç se t’i drejtohet prokurorisë për të iniciuar padinë penale përkundrejt Kalajt në bazë të nenit 165 të Kodit të Procedurës Penale. Ky është një rast i rëndë dhe i papranueshëm i refuzimit për të deshmuar dhe për më tepër i bërë me qëllim. Edhe në aq pak sa ka folur dhe shkruar, Kalaj bie në kundërshtim me realitetin,” nënvizon ish-juristi i OSSH.
Më tej ai argumenton se shtetasi Kalaj jo veç që ka qenë një drejtues i negociatave të kryera për privatizim por edhe ka ushtruar disa here presion ndaj përfaqësuesve të CEZ Albania por edhe të vetë drejtuesve të CEZ Grup.
“Ai pretendon se ka pasur vetem rol shoqërues të drejtuesve të CEZ-it si dhe të mbledhjes së informacioneve. A ka njeri të besojë se shoqërimi i tij ka kushtuar 7 milionë euro?
Dhe kjo vetëm për një shoqërim dy deri në tre ditë në vit. Kaq kanë qenë vizitat e drejtuesve të CEZ-it në Tiranë. Ka ardhur koha që ky pehlivan të shoqerohet aty ku duhet dhe të japë llogari. Qëndrimi i Kalajt flet qartë për panikun e aktorëve të kësaj grabitjeje të padëgjuar,
Ata dështuan të pengonin punën e këtij komisioni në zbardhjen e të vërtetës së privatizimit të OSSH. Zotëria flet qartë dhe pa ekuivok për ERE apo borxhin e keq dhe pastaj fshihet mbas gishtit nën termin “shoqerim”. 1.7 milion euro. Çfarë pune ka pasur një shoqërues për të supervizuar punën e Hejsekut?
Çfarë pune ka pasur një shoqërues që të komunikojë direkt me Martinin Roman dhe Tomas Pleskash që kane qenë drejtuesit më të lartë të CEZ-it? Nuel Kalaj kercenonte hapur me e-mail Jozef Hejsekun se ai do te perfundonte ‘person non grata’,” argumenton Karaj.
Juristi flet edhe për shoqërimin që ka bërë kompania e policisë private “Breçani”.
“Prej vitit 2009 CEZ ka paguar një kompani të specializuar për këtë qëllim: Kompaninë ‘Breçani’. Çfarë shoqerimi ka bërë ekstra Kalaj? Ka qenë ekskortë?
Ai nuk figuron as i licensuar dhe as i specializuar për shoqërime. Duhet parë nëse ka shoqëruar duke përdorur edhe armë pa leje. Çdo detaj duhet analizuar. Tashme dielli nuk mbulohet me shoshe”, përfundon ish juristi i OSSH Romeo Karaj.
Jo vetem kaq por duhet thirur edhe nga autoritetet sepse nuk ka paguat taksat per parate e terhequra dhe ato nuk jane pak duke marre parasysh edhe gjobat per vonesat etj. Gjithashtu duhet te tregoje se ku kainvestuar.
7 milion euro vetem per te mbledhur informacione dhe shoqeruar!! Ose ky tipi nga kosova ka mbledhur informacione konfidenciale, e thene ndryshe te jashte ligjeshme nese kane rene ne dore te til, ose drejtuesit çeke kane rrjedhur nga trute qe te paguajne 7 milione euro nje tip qe nuk ka lidhje me sistemin e energjitikes! Si ka mundesi qe nje nga kompanite me te medha ne Europe per energjine si CEZ, nuk paska jerez kopetente per te mbledhur informacione po na merka nje kosovar qe jeton ne France dhe e paguan 7 milion euro!!!! Nese dhe me kaq prova, prokuroria nuk arrin te fusi ne burg kete palaço, minister, kryeminister per grabitje te pasurise se popullit shqiptar, shqiptaret le te rizgjedhin keto halet qe kane per qeveritare. Sali Berissha tallet me komisionin, i biri i tij po ashtu, ne nje kohe qe flitet per grabitje te pasurise se popullir shiptar!!
Edi Rama, ose pretendon te behet shtet, ose te gjitha i ke pallavra, nese pretendon te besh shtet si thua, Sali Berish duhej te pakten te ishte ne paraburgim tashme se bashku me djalin e tij.
Ky Nuel Kalaja duket qe nga fytyra bruto,se eshte njeri i keq.