Minatorët ende të izoluar 1500 m nën tokë, zbehen shpresat për t’i gjetur të gjallë

6 Shkurt 2017, 12:53Kronika TEMA

Zbehen shpresat për t’i gjetur të gjallë  tre minatorët e bllokuar në një galeri të minierës së Bulqizës.
Edhe gjatë orëve të natës, në minierë ka vijuar puna për pastrimin e gazit të hidrogjenit të çliruar në nivelet e saj. 

Disa nga grupet e repartit të inspektimit të minierave, nuk kanë arritur të futen ende në nivelin 21 të galerisë.  Në momentin e shpërthimit, atje gjendeshin edhe minatorët kinezë.

Bëhet me dije se ata i janë afruar nivelit ku ndodhi shpërthimi. Pritet që gjatë ditës të futen  brenda galerive pasi të jetë pastruar mirë e gjithë sasia e gazit të çliruar.

Shpërthimi i papritur i hidrogjenit plagosi edhe tre punonjës të tjerë të kompanisë kineze “Xiang Enginering”, e nënkontraktuar nga kompania Albchrome.

Tashmë, puna në minierën e Bulqizës është ndërprerë edhe për minatorët e tjerë, të cilët punojnë për nxjerrjen e mineralit të kromit.

1 komente në “Minatorët ende të izoluar 1500 m nën tokë, zbehen shpresat për t’i gjetur të gjallë”

  1. mirel says:

    Po mor qener. Nuk late me kompani kinezesh dhe majmunesh pa ardhur te marrin kromin dhe jetet e minatoreve.
    Ca ben qeveria? Merni experte dhe pajisje te huaja per ti nxjerre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje