Aksidenti i tmerrshëm në Itali/ Mesazhi prekës i shoqes së Xhesikës

6 Shkurt 2017, 09:31Kronika TEMA

Ata nuk e besojnë ende se miqtë e tyre e ndalën frymën e fundit në atë aksident të tmerrshëm me makinë, në mes të natës në Romë.

Asnjë prej miqve nuk bëjnë paqe me faktin se shokët dhe shoqet e tyre nuk do t’i shohin më.

Pas lajmit per vdekjen dhe aksidentin që pushtoi mediat italiane, miqtë janë lëshuar me postime të shumta në rrjetet sociale, duke i kujtuar, ndarë dhimbjen dhe duke premtuar se ata do të jenë të paharruar, raportojnë mediat italiane.

Mes postimeve spikat mesazhi i shoqes së Xhesikës: “Ishe aq e bukur. Por unë gjithmonë do të mbaj mend disa vite më parë, Xhesika e vogël, me syze të trasha, flokët e çrregullt, e brishtë e ëmbël.

Xhesika e vogël me ëndrra të mëdha, aq të mëdha sa sytë e tu me ngjyrë lajthi, Kudo që të jesh tani, qofsh e lumtur”­ shkruan mikesha e saj.

Aksidenti ndodhi rreth orës të dielen 03:30 në afërsi të Romës, ku makina “Mini Cooper” doli nga rruga dhe u përplas me një mur. Alarmi u dha nga disa shoferë, të cilët ishin dëshmitarë të aksidentit të tmerrshëm.

“Mini Cooper­i” po udhëtonte për në Guidonia, kur u përplas me murin e një restoranti. Xhesika Gjonaj, 19 vjeçe, Ambra Shaljani, 18 vjeç si dhe dy italianët, Federico B. dhe Riccardo M, ishin të rinjtë që mbetën të vdekur në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje