Tjetër tërmet në Shqipëri

5 Shkurt 2017, 11:48Kronika TEMA

Zona e Ballshit është tronditur nga një tërmet me magnitudë 3.7 ballë.
Sipas  Institutit të Gjeoshkencave lëkundja e forte sizmike është ndjerë në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Hekal, që ndodhet rreth 5 kilometra në jug të Ballshit.

Banorët e zonës kanë qenë tejet të friksuar nga lëkundjet të cilat kanë zgjatur për disa sekonda.

Deri më tani nuk ka raportime për të dëmtuar.

Banorët kanë shprehur edhe një frikë tjetër për lëkundjet duke hedhur dyshime se ato kanë ardhur si pasojë e shpimeve për naftë nga kompanitë që kanë aktivitet në këtë zonë. Ata tregojnë edhe të tjera raste lëkundjesh.

Përgjegjësi i departamentit të sizmiologjisë në Institutin e gjeoshkencave Prof. Asoc. Rexhep Koçi, sqaron për gazetën “TemA” se tërmeti është një dukuri natyrore tepër komplekse që deri më tani nuk mund të parashikohet shkencërisht në mënyrë afatshkurtër.
Ai bën me dije se kohët e fundit, në territorin e vendit tonë janë aktivizuar disa zona ku kanë ndodhur mikrotermete.

1 komente në “Tjetër tërmet në Shqipëri”

  1. stil says:

    qe kur na qenka 3,7 balle lekundje e forte! por edhe me è forte eshte injoranca juaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje