Saimir Tahiri i përgjigjet Vangjel Tavos nga Gjirokastra

4 Shkurt 2017, 18:32Kronika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte sot në fshatin Dhoksat të Gjirokastrës, duke iu bashkuar studentëve të Universitetit “Eqrem Çabej”, për të trokitur derë më derë në kuadër të nismës “Shqipëria pa armë”.

Duke iu bashkuar punonjësve të Policisë, studentët universitarë do të trokasin derë më derë shtetasve, për t’iu bërë thirrje atyre që kanë ende armë, t’i dorëzojë ato pranë organeve të rendit.

Ministri Tahiri, në një prononcim për mediat lokale, duke bërë një bilanc mbi këtë proces, u shpreh se:

“Jemi këtu për të vazhduar  trokitjen derë më derë, në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo qytet të Shqipërisë, për të bindur banorët të dorëzojnë armët.

Për fat deri më sot, i gjithë ky aksion që ka nisur, ka pasur bashkëpunimin e shkëlqyer të qytetarëve dhe unë dua të falënderoj të gjithë ata që kanë dorëzuar armët.

Janë mbi 500 qytetarë që deri më sot kanë dorëzuar armën në të gjithë Shqipërinë, vetëm në 15-ditëshin e dytë të janarit. Dhe janë me mijëra municione të tjera që janë dorëzuar po gjatë kësaj periudhe.

Ne sigurisht kemi akoma më shumë për të bërë.

Ka akoma më shumë punë duke trokitur derë më derë, mund të bindim akoma më shumë qytetarë që të dorëzojnë armët.

Jemi shumë të vetëdijshëm që “Shqipëria pa armë” është një objektiv i yni madhor, ashtu siç jemi shumë të vetëdijshëm që duhet të bindim akoma më shumë qytetarë që të bashkohen me ne në këtë nisëm për ta bërë Shqipërinë shumë më të sigurt dhe për të mos pasur këtë rrezik të madh me armët në çdo shtëpi.

Kemi gjetur bashkëpunimin dhe mirëkuptimin me çdo familje në të gjithë Shqipërinë.

Sot shumë qytetarë jo vetëm kanë dorëzuar armët, por e transmetojnë këtë tek të afërmit  dhe fqinjët e tyre.

Është kjo arsyeja pse erdhëm këtu bashkë me studentët. Kjo nuk mund të jetë vetëm përpjekja e Policisë.

Nuk mund të jetë vetëm përpjekja e shtetit. Kjo  duhet të jetë përpjekja e shoqërisë në tërësi.

Qeveria jonë po mundohet të ndërtojë shtet. Ky është objektivi ynë madhor.

Përballë rrënimit të së shkuarës ne po ndërtojmë shtet funksional që garanton sa më shumë shërbime për qytetarët. Por nga ana tjetër, sigurinë e bëjmë të gjithë bashkë; me një përpjekje shoqërore dhe të njerëzve të ndershëm dhe të vetëdijshëm për potencialin që kemi.

Ne, studentët, institucionet, shoqëria civile dhe kushdo tjetër që mund të kontribuojë për ta bërë Shqipërinë më të sigurt, Shqipërinë pa armë”.

Gazetarët e pyetën ministrin Tahiri në lidhje me deklaratat e deputetit Vangjel Tavo, për të cilat ai tha:

“Shqipëria pa armë është objektivi ynë madhor. Unë jam këtu me studentët, me punonjësit e policisë. Jam këtu me pushtetin vendor, jam këtu me prefektin. Është i ftuar Vangjel Tavo dhe kushdo tjetër të na bashkohet.

Ky nuk është objektiv jo i imi  por është objektiv i yni, i shoqërisë në tërësi. Dhe besoj kjo është mënyra e vetme për të bashkuar energji dhe për të bërë një Shqipëri më të mirë. Faleminderit”.

3 komente në “Saimir Tahiri i përgjigjet Vangjel Tavos nga Gjirokastra”

  1. Omar Mulla says:

    Po pse o ditezi aty ne Dhoksat qe nuk eshte bere as nje krim gjete te mbledhesh arme ti o mi??Ik mblidhi andej nga malcia po majti suma ,spurdhjak.

  2. Qytetar says:

    Bravo djal puntor.
    Mos paj kok përqentë që lehin.

  3. Krio says:

    Filloi fushata der me der. Dil e voto.
    Tahir zhduke Lazaratin se e kish bere Saliu. Shum mire.
    Po Lazarat u be gjith Shqipria. Kush e ben. Saliu? Saliu nuk esht me ne pushtet.
    Nuk jam me Saliun. Ma beso. Po s mubd ta akuzosh Saliun. Saliu esht opozit dhe punen e tij e ben shum mir si opozit.
    Ku e ke Edin qe ri 2 dit ne Kosov 2 ne Turqi. Kjo esht puna. Keshtu i rihet punes tek koka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje