Shpërthim gazi në minierën e Bulqizës, plagosen disa minatorë

4 Shkurt 2017, 13:40Kronika TEMA

Nga shpërthimi i gazit metan në një minierë në Bulqizë gjatë punimeve, mbetën të plagosur disa minatorë.

Tre prej të plagosurve u dërguan në spitalin e Bulqizës, dhe mësohet se ata janë shtetas kinezë.

Shpërthimi ndodhi në nivelin 17 të minierës, në një thellësi prej 1600 metra nën tokë, ndërsa dyshohet se brenda galerisë ka ende minatorë të tjerë.

Trupat e Repartit të Inspektim-Shpëtim Minierave janë nisur drejt Bulqizës për të verifikuar situatën së bashku me strukturat vendore.

1 komente në “Shpërthim gazi në minierën e Bulqizës, plagosen disa minatorë”

  1. Gani says:

    Kujdes Bulqiza! Shume Kujdes! Minatorët shqiptarë do të mund të ketë sukses në qoftë se ajo ishte 30 vjet më parë. Tani ne flasim rreth 1400 metra nën nivelin e detit. investim i madh e nevojshme nga një kompani e madhe minerare me experience.I kam frikë të situatës atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje