Nëna bashkë me djalin tenton të mbysë bashkëshortin

5 Shkurt 2017, 09:48Kronika TEMA

Një grua bashkë me djalin e saj dhunoi dhe më pas tentoi të mbysë bashkëshortin ditën e djeshme në fshatin Gramsh të Lushnjës.

Policia njoftoi arrestimin e nënës dhe të të birit, të identifikuar si Nafie Cani, 53 vjeçe dhe Artir Cani, 27 vjeç.

Ende nuk dihen motivet e sulmit ndaj kryefamiljarit, E.C. 57 vjeç

 

Njoftimi i policisë

 

Dhunohet fizikisht nga bashkëshortja dhe djali i tij, policia arreston në flagrancë nënë e bir.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

1.Artur Cani, 27 vjeç, banues në fshatin Gramsh, Lushnje.

 

2.Nafie Cani, 53 vjeçe, banuese në fshatin Gramsh, Lushnje.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi në banesë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë dhunuar fizikishit e më pas kanë tentuar ta mbysin shtetasin E.C, 57 vjeç, banues në Gramsh, Lushnje.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje