Përmes një operacioni të koduar “Blici Rrugor”, forcat e policisë rrugore kanë gjobitur 610 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Në aksion u angazhuan rreth 760 punonjës policie.
Njoftimi i policisë:
“Blici Rrugor” Ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme operacioni “Blici Rrugor”, i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.
Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. Operacioni nisi në orën 13:00 dhe zgjati deri në orën 14:00.
Sot u angazhuan rreth 760 punonjës Policie në total.
Si dhe u ngritën dhe funksionuan 150 pika kontrolli në të gjithë vendin. Prej orës 13:00 deri në orën 14:00 në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, janë ndëshkuar me masë administrative: 268 qytetarë për mosvendosje të rripit të sigurimit, (drejtues mjetesh e pasagjerë). 184 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Si dhe 158 (drejtues mjetesh) për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.
Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi. Blici Rrugor do të vijojë përditë në të gjithë vendin.
O ju dhjefsha blicin tuaj..nuk arrij ta kuptoj nëse e thoni si mburrje këtë lajm apo doni të thoni. që. shteti është në këmbë e nuk i lejon kundërvajtësit ? ju kemi duruar për 25 vjet. do bëjmë edhe pak durim sa tju fusi Lu-ja në shina..unë nuk i. quaj gjoba ato por i quaj vjedhje me dhunë nga shteti…sponsorizoni mbi rreeptësinë e marrjes së patentës (jo më me lek nën dorë)..rregulloni rruggët sinjalistikën vendosni ndonjë semafor pastaj dilni të gjobisni popullin..kam 20 vjet në athinë e nuk më kanë qëndruar asnjëherë..ndërsa kur vij në shqipëri janë sh. të rralla rastet që smë lkanë ndaluar..shtet sharlatan veç po ju vjen fundi..vazhdoni të gjobisni se sdo keni më si këto. ditë…
Asnje nuk interesohet per njeriun ”qytetarin” ‘fshatarin” biznes , bixnes , biznes
kjo eshte idea dhe themeli i kapitalizmit te tjerat jene bla bla bla blaaaaaaa
pra me ane te gjobes nxjerr rrogen e vete edhe e ”ndergjegjeson” te mos flasi ne telefon
po pse nuk i jep nje keshille pa pare , ose nje flete rrufe komuniste ? BIZNES LEKA