Një aksident automobilistik i ka marrë jetën dy vajzave shqiptare dhe dy shtetasve italianë.
Aksidenti mësohet të ketë ndodhur në komunën italiane Guidonia Montecelio ku të rrinjtë ishin duke udhëtuar me automjetin tip “Mini Cooper”.
Makina e tyre përfundoi jashtë rruge rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm dhe u përplas fort me muret e një restoranti përgjatë rrugës “Tiburtina”.
Fotot e viktimave
Mediat italiane raportojnë se vajzat shqiptare janë identifikuar Xhesika G. 19 vjeçe dhe Ambra S. 18 vjeçe.
Vajzat shqiptare gjendeshin në sediljen e pasme të mjetit në momentin kur ndodhi aksidenti.
Policia ka identifikuar edhe dy të rinjtë italianë, Federico B. 18 vjeç dhe Riccardo M. 19 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilave iu deshën më shumë se 3 orë për të nxjerrë dy trupa të ngecur në mjet. Ndërkohë, dy viktima të tjera fluturuan nga makina për shkak të përplasjes. Ata u gjetën 30 metra nga vendi i përplasjes.
Dëshmitarët e përshkruan ngjarjen tejet të rëndë. “Ishte e tmerrshme, nuk mundëm të bënim asgjë”.
Aksident te rende , Aksident vdekjeprures, tragjik etj etj .. kisha degjuar… por ‘ Aksident te FORTE’ nuk kisha degjuar ndonjehere..
Falenderoj gazetaret tane te zellshem dhe teper profesional qe na e zbukurojne gjuhen tone shqipe me keto shprehje …..
Pse me trishtoni qe ne mengjes me keto MEDIOKRITETE.. ?