Një operacion blic i policisë së Tiranës kundër shfrytëzimit të prostitucionit ka çuar në arrestimin e 11 personave, ndërsa 10 të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë.
Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj dha detajet e këtij operacioni gjatë një konference për shtyp.
Hodaj tha se të arrestuarit janë Mariglen Ahmeti, Arben Bici, Kujtim Karamuça, Përparim Kola, Anxhela Xh., Blendi Stefani, Gjergji Rusi, ndërsa në kërkim është shpallur M.K.
Mes të arrestuarve është edhëe një punonjës policie në Tiranë, Elton Shterpi. Zbërthimi i këtij grupi kriminal erdhi pas një hetimi 5 mujor nga Policia e Tiranës.
Policia e Tiranës pas disa muaj hetime ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Free Taxi”, ku është zbuluar dhe skema që personat kishin ngritur për të rekrutuar punonjëse seksi por njëkohësisht edhe për të shpërndarë lëndë narkotike.
Por si funksiononte gjithë ky rrjet?
Ka qenë dy shtetase Fllanxe.A ,37 vjeçe, lindur në Dibër, me shtetësi Maqedonase dhe banuese në Tiranë si dhe Ambra .I, 21 vjeçe lindur dhe banuese në Tiranë, të cilat në bashkëpunim me taksistët nisnin rekrutimin e të reja që më pas i shfrytëzonin për punonjës seksi.
Shtetaset Ambra I, Fllanxe. A , dyshohen se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe klientet siguroheshin prej organizatorëve.( taksistët).
Shuma per çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro. Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist duke bërë të mundur transportimin e vajzave që ushtrojnë prostitucion në Hotele dhe ambjente të tjera (që njësohen me to), për të kryer prostitucion.
Gjithashtu dyshohet se këta shtetas në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve. Nga arrestimet e bëra në disa prej ambienteve jane konstatuar lëndë narkotike e llojit kokainë ne disa porcione ku jane sekuestruar disa doza kokaine dhe mjete për përdorim të lëndëve narkotike.