Vetingu filloi…
Pastrimi i shoqërisë nga korrupsioni shtetëror do behet nga shqiptarët e rinj.
Erdhi koha kur Shqipërinë ta marrin në dorë neoshqiptarët: ata që priste që në vitet 1930 filozofi Branko Merxhani.
Por gjithsesi – a do të fillojë të ngrihet europianikisht opinioni publik shqiptar, i cili sot nuk ekziston?
l.Shqiptaret as në Shqipëri dhe as në Kosove, nuk e kanë të formuar opinionin e tyre publik, dhe s’e kanë pasur asnjëherë. Kjo, në fakt, është sëmundje e vjetër shqiptare, dhe ky është defekti kryesor i historisë së shtetit shqiptar, që ndërkohë ù pa qartë se është i njëjtë edhe në Kosovë.
Por në këto çaste historike duket se ka ardhur sak koha kur do të fillojë ky proces i ngritjes së ndërgjegjes shqiptare, për të formuar shoqërinë e vet me shpirt demokratik dhe me ndjenjën e lartë të mbrojtjes së të drejtave nga vetë shoqëria.
Shoqëria shqiptare duhet të ndërtohet këndej e mbrapa e gjitha si një trup që lëviz dhe e organizuar kundër çdo shkeljeje që mund t’i vijë nga dhuna korruptive shtetërore.
ll.Pa opinion publik shqiptar nuk mund të ketë Shqipëri demokratike, sepse demokraci do të thotë sistem që mbron dhe garanton të drejtat dhe mendimin e kundërt. Shikoni ç’ndodh sot në Shqipëri: politika amerikane ka marrë përsipër me angazhim solemn që të reformojë demokratikisht shtetin dhe drejtësinë shqiptare, kurse shqiptarët rinë e bëjnë sehir dy njerëz të rëndomtë, Ilir Metën dhe Adriatik Llallën, që godasin botërisht ambasadorin amerikan, pse ky eshtë me shqiptarët kundër vjedhësve të tyre.
Ky pasivitet që tregojnë shqiptarët është papjekuri shoqërore në funksion të të drejtave, sepse shqiptarët ende nuk e kanë koshiencen e të drejtave të tyre.
Konstatohet realisht se këtë koshiencë nuk e kanë në një numur të madh të tyre, as intelektualët shqiptarë, sepse janë të formuar pa personalitet. Kanë një papjekuri të brendshme në formim që nuk i lë të kuptojnë se cili realisht është interesi i tyre. Një bankier i njohur shqiptar më fliste broçkulla para disa ditësh, dhe nuk besonte se mund të vendoseshin të drejtat në Shqipëri. Domethënë nuk i dëshironte, se siç dukej mendonte se mund t’i mbyllej banka, nëse vendosej ligji dhe nuk funksiononte më informaliteti. Dhe ky në fakt është opinioni sundues sot në Shqipëri.
Kështu mendon përgjithësisht edhe mjeku, edhe avokati, edhe ekonomisti, edhe mësuesi, edhe pedagogu i universitetit, edhe… Janë shumë; dhe a e dini pse? Sepse nuk mund ta mendojnë veten që të paguhen në mënyrë formale: shkurt, duan informalitet, domethënë kanë mospranim psikologjik për ligjin, dhe duan të shërbejnë për privilegje, jo për të drejtat. Të drejtat janë universale dhe nuk janë klienteliste, apo partikolare e në funksion të privilegjeve. Privilegji ështe koncepti feudal i prerogativavave, i cili fatkeqësisht është prezent sot në Shqipëri.
Të gjithë sot në Shqipëri duket se i tremb ligji; sepse ne vimë nga një shoqëri shekullore baritore, që jemi formuar më pas dhe kemi jetuar, në njëqind vjet, në një shtet të padrejtë dhe diktatorial, i drejtuar gjithmonë nga një njeri. Por, këtu fillon nënshtrimi i intelektualit shqiptar ndaj forcës së pushtetit, dhe këtu në fakt merr goditjen me të rëndë formimi i opinionit publik shqiptar, sepse, si pasojë, nuk ka mundësi që të spikasin vlerat dhe personalitetet me besueshmëri në opinionin publik.
Në një shoqëri ku për një shekull intelektuali ështe vendosur si shërbyes i vobegtë i pushtetit të padrejtë politik, nuk mund të krijohen vlera të pavarura me zërin e tyre, dhe prandaj nuk ka sot në Shqipëri as opinion publik, dhe as të drejta. Por kjo kohë po merr fund.
lll.Sot në Shqipëri, e kundërta nuk konceptohet dot si vlerë dhe ligji nuk është garanti i të drejtave. Prandaj, pikërisht kjo është kriza jonë aktuale: intelektualizmi shqiptar nuk pranon forcën e ligjit, sepse ka jetuar gjithmonë në një shtet beneficial privilegjesh dhe shumë të padrejtë, që, duke mos lejuar funksionimin e drejtësisë, jep privilegje për shërbëtorët e tiranisë. Shërbyesët nuk e njohin ligjin
Intelektualizmi shqiptar, nuk është ende dot bërthama e mbrojtjes së drejtësisë shoqërore mes ligjit, por është shërbyes i vobegtë i padrejtësisë, sepse ai asnjëherë nuk është lënë të formohet realisht në Shqipëri nga politika.
Politika shqiptare, që nga Ahmet Zogu e deri sot, ka qenë antiintelektualiste, sepse i ka detyruar intelektualët e lartë, jo të drejtojnë shtetin, por t’u shërbejnë injorantëve me pushtet për disa privilegje. Dhe kjo është arsyeja e trishtë që spkat edhe sot: të gjithë heshtin, sepse nuk e pranojnë, ose nuk e besojnë një rivendosje të një sistemi të ri vlerash në Shqipëri nëpërmjet ligjit.
Të drejtat e shqiptarëve nuk ekzistojnë, sepse ato nuk mbrohen me ligj dhe me gjykatë: shkelësit e ligjit kanë krijuar edhe sistemin shqiptar të vlerave ireale kudo: në drejtësi, në shtyp, në botën akademike, në drejtimin e institucioneve. Domethënë, shqiptarët sot nuk kanë vlera reale në drejtimin e shoqërisë së tyre, dhe kjo po i dëmton edhe në shpejtësinë e kryerjes së Reformës në Drejtësi.
Të gjitha konfliktet frenuese që erdhën në lidhje me ecurine Reformës në Drejtësi, ishin pasojë e gojëqepjes së intelektualëve shqiptarë, të cilët rezultuan të trembur; por edhe të mos përkrahjes së pjesës më të madhe të médias dhe gazetarisë, sepse edhe kjo gazetari mediokër që ekziston, është e strukturuar nga ushqimi që merr nga korrupsioni politik shqiptar i të dy krahëve të politikës. Për, sigurisht që Reforma në Drejtësi, pasi të kryhet, do të risistemojë edhe pavarësinë e shtypit dhe të medias së lirë përgjithësisht, në funksion të profesionalizmit, pavarësisë dhe jo të biznesit klientelist. Reforma do shpronësojë hajdutët, prandaj janë të.gjithë të trembur sot.
Vetëm vendosja e moralitetit në jetë dhe në treg, ligji dhe drejtësia do t’i shpëtojë shqiptarët nga kjo e keqe shekullore.
lV.Por a do të kryhet dot në Shqipëri Reformë në Drejtësi? Sigurisht që po. Kjo është një kërkesë imediate e historisë së Shqipërisë, dhe amerikanët e kanë kapur tacionalisht këtë kërkesë.
Kur amerikanët pas Luftës së Dytë Botërore kanë filluar reformimin demokratik të Gjermanisë dhe Japonisë, gjendja shoqërore në këto dy vende ishte shumë më problematike se gjendja e shoqërisë shqiptare sot. Atëherë, i gjithë Perëndimi kishte nevojë për reformim demokratik nëpërmjet ligjit, dhe amerikanët e reformuan demokratikisht të gjithë Perëndimin.
Sot, për këtë lloj reformimi demokratik ka nevojë Ballkani Perëndimor. Amerikanët do ta kryejnë domosdoshmërisht këtë reformim demokratik, sepse është intetes jetik zonal edhe për ta edhe për vetë Ballkanin Perëndimor, në funksion të kontradiktave historike që ekzistojnë sot në rrafsh ndërkombëtar.
Pyetja që ngrihet aktualisht është kjo: kush do ta sundojë Ballkanin Perëndimor, demokracia, ligji dhe tregu i lirë, apo oligarkia politike korruptive e cila nuk dihet se ku shkon për interesin e vet?
Në fakt, kjo është edhe pyetja që ndodh realisht të jetë dhe është e gjitha në favor të shqiptarëve. Gjithçka do të ndryshojë, prandaj jam i bindur kur them se, vendosja e drejtësisë ligjore në Shqipëri, do të sjellë risistemimin e vlerave intelektive shqiptare dhe të të gjitha vlerave që kanë të bëjnë me personalitetin e njeriut.
Vendosja e ligjit nëpërmjet një pushteti gjyqësor të pavarur, pasi të shpronësojë tërësisht abuzuesit, do të rrisë optimizmin e opinionit të shtypur publik shqiptar, dhe njëherësh do të sistemojë edhe shtypin e lirë; edhe botën akademike sipas vlerave; edhe vetë tregun në funksion të konkurrencës të cilën e ka mbytur deri tani klintelizmi i korrupsionit politik.
Heqja e vizave që iu bë një grupi të madh korruptiv nga Ambasada Amerikane në Tirane, ka sjellë gëzim dhe optimizëm në të gjithë Shqipërinë. Imagjinoni sa sa i madh do jetë gezimi optimistik i shqiptarëve kur të fillojnë arrestimet e keqbërësve të korruptuar!
Neoshqiptarët po fillojnë punën për purgon e madhe të korrupsionit shtetëror. Të gjithë intelektualët e rinj që e duan atdheun e tyre duhet të bashkohen në këtë proces që do të vendosë ligjin dhe moralitetin në Shqipëri. Po vjen realisht koha për ngritjen e opinionit publik shqiptar.
bravo avokat. tregoja te vertetat ashtu siç jan shqiptareve qe te hapin syte. Sepse kane shume vite qe jetojn ne falsitet dhe informalitet.
Urime per shkrimin epik
Me perrallat e tua as ne nevojtore nuk shkohet. shoku Spartak.
–
Shqiperia ska nevoje per Veting te 500 gjyqtareve kur kapot e tyre pijne hashash, por per revolucion qe te crrenjose kete klase te mallkuar politike perfshire dhe ty bythlepires i Edvin Rames.
–
Nuk ka reforme me Ilir meten , nishanin, edvinin, lulushin e tikun e palles.Kot i ben lavazh bagetise albanistaneze.
Mendoj se Reforma do te perfundoj , pavarsisht se ka nisur ngeca ,ngeca , por drejtesi ,zbatim ligjesh per te medhenjt nuk do te kete . Amullia e ketij shteti eshte ne gjen . Ne nuk na ben derman asnje vend ne bote , jemi popull llafazan ,mashtrues ,hajdute , kriminel ,qe te vrasin ,per nje fjale goje , nje popull qe per Leka ,shesin gruan , nene e baba .hipokrit , bythelepires, me nje fjale nje popull pa vlera te larta MORALE .
NJE POPULL QE PROTESTON PER LULISHTE DHE FLEN GJUME KUR TYMI I DEL SHQIPERISE .
KAM FATIN QE JETOJ JASHTE , POR ME BINDJE THEM JEMI POPULLI ME I PAKULTURUAR I PA EDUKUAR , KOPJACE TE NEVERITUR , SHUME IDIOTE .
SI MUNDET KY VEND KJO SHOQERI ME SHUME TE META SERIOZE TE CIVILIZOHET , TE EUROPIANIZOHET ??? NDOSHTA MBAS 100 VITEVE ,BREZAT E ARDHESHEM DO TE JENE NDRYSHE NGA KETA TE SOTMIT .
Eshte e vertete per cfar shkuran o kozma. Si ka mundesi qe jemi kaq poshte nga cdo vend i lindjes , qofte dhe nga Kosova. Ne vertet jemi turpi i botes ne te gjitha drejtimet. Ndiq nje shqipetar me kamerea te fshehta ne nje vend perndimor dhe do te shikosh se cfare veprime bene, qofte ne ecje, ne shikim, ne qeshje, ne servilizem, ne falcifitet, ne injorane, ne menyren se si ha, se si ben shopping , etj etj.
Dridhu e perdridhu, o avokat..
Tani po na nxjerr bishta te tjera.. OPINIONI PUBLIK thua..
Pa le pastaj, po na krahason me Gjermanine dhe Japonine ?! Po Zvicren….. e harrove?
Vertet i beson keto qe shkruan, apo e ke ves te flasesh shume? Ta dime nese ke rjedhur, apo jo…
Pse nuk i bie me shkurt per te na thene se “shqiptaret nuk jane te afte te ndertojne shtetin e te drejtes”…
PS. – Ben shume mire qe shan Meten, por mos harro se ai eshte vetem njeri nga ortaket…e mafies…
Mezi pres ti shof ne qeli ata qe vodhen dhe vrane shqiptaret ne keto 25 vjet.
Po mire qe na shet “mendje”, por veten tende ku e fut more “kopetent”? Apo ti je “perjashtimi”, i “vecanti”, “shqiptari i ri”??!!
Shko more langaraq se nuk je asgje me teper se nje funderine e kesaj shoqerie (fatkeqesisht) barbare!
Ne nje vend pa kulture demokratike dhe me mungesa te theksuara civilizimi edhe “shqiptaret e rinj”, me tipa si ky “kopetenti” e gjithe te tjeret neper “kembe”, me kete banalitet e barbarizem do te rriten e edukohen, keshtu qe nuk mund te shpresohet asgje me teper edhe prej tyre!
Teorikisht eshte shume i drejte gjykimi i juaj dhe mendoj se shumica e shqiptareve mendojne po keshtu.
Praktikisht eshte shume e veshtire, sepse te gjithe ne mendojme ndryshe,e ndryshe veprojme.
Falemnderit Avokat. Artikujt tuaj jane brilant. Sherbejne per ti hapur syte ketij populli symbyllur. Ti i sherben zgjimit te vertete.
avokati qe kur ka dale nga burgu kendon te njejten kenge prapa shtepise nje nevojtore moj mendjen cma more
Ku eshte kjo e ashtuquajtura shoqeri civile qe donte te prishte parkun tek liqeni artificial dhe bente protesta para Bashkise se Tiranes?
Jo vetem”TEMA” duhet ta botoje kete shkrim,por gjithe mediat,gjithe gazetat qe duan drejtesi,liri,barazi,duhet te buçasin nga shkrime te tilla.
Ky eshte realiteti,teper i dhimshem,i nje kombi qe terhiqet zvare nga mashtrusit,katrapazet,kriminelet,hajnat,qe nuk lane gje pa vjedhur,pa shkateruar.Ky komb duhet te mos heshte me.A shekon se sa i revoltuar eshte populli Rumun? A e pane se si nje qeveri qe desh te fale te koruptuarit u perball me uruganin e nje populli,deri sa u detyrua te anulloje ligjet qe ligjeronin korupsionin? Si ka mundesi qe kombi jone s’ka atdhetare,s’ka intelektuale,s’ka shoqeri civile?
I NDERUAR AVOKAT,vetingun po ben SHBA,BE,Spartak Ngjela,gazeta si “TEMA” e “DITA”.
Popull shqiptar,ji vigjilent,kjo dite nuk do te vije kurre me,osot o kurre,o sot e te jetoni,ose po heshtet dhe sot,neser do zvariteni si krimba si jeni zvaritur 100 vjet e do ju shtypin sa here te kalojne mbi ju,gjykates,prokurore,shtetare injorante,mjeke matrapaze.JI VIGJILENT.
Analize me kunderthenese se kjo nuk kam lexuar nga Taku.
I vetmi hall i tij qenka te n’a binde se vetem ky n’a qenka neoshqiptari ne sinkron me amerikanet !!!!! qe perqafon Reformen ne Drejtesi,,,,kurse tere te tjeret,ne shkallezimin shoqeror, qenkan hajdute dhe te trembur nga reformimi i drejtesise.
Sipas Takut,kush n’a qenkan ata qe do te gezohen prej shpronesimit te hajduteve ?????.
Tak marifetciu,eshte verdikti i shenjteruar i 23/06/2013 te 21/06/2015 te Dibres e Kolonjes 2016,,,,,pra i shqiptareve ne shumice te cilesuar qe imponoi me kualitet te admirueshem civil dhe civik reformimin qilizme te dreqesise korporative ” gjin gjoni” ,pjese e te ciles je edhe ti vete.
Nuk ka me bir kurve te fashise apo tjetersoje kete realitet progresiv ne Shqiperi , e jo me ti biri i Bllokut.
Nese gjen tarallake per t’i shitur caprashitjet e tua, te tipit “doni me per Belulin ” ,,,,te lumte bytha ty.Edhe per Ambasadorin amerikan D.Lu duhet te jete felliqje e madhe kjo kurrizthyerja tende.Sepse ai perhere ne media e ka theksuar qartazi se eshte duke punuar per permbushjen e vullnetit te shqiptareve ne shumice per shtetin e vertete te se drejtes qe meritojne shqiptaret.
Eshte koha qe Shoqeria Civile te organizohet me mire per Reformat e Nisura sidomos per Reformen ne Drejtesi.Ka shume te drejte Z.Ngjela kur flet per mefshtesine e Intelektualeve Shqiptare ,qe bejne sehir .Z.Ngjela ka marre Flamurin e ngritjes se Dinjitetit Shqiptar,qe duhet te nise me flakjen e te korruptuareve dhe te Pandeshkueshmeve.Jam me te gjitha nismat e Ambasadorit Amerikan,Z.LU,si dhe me persiatjet e Z,Ngjela qe po perpiqet te ndeze atdhe-dashurine ne zemrat e shqiptareve dhe vigjilencen kunder Tradhetareve dhe Grabitsve,te pasuruar me fondet publike dhe shfrytezimin e pasurive kombetare.RROFSH Z;NGJELA.Meriton nje post te rendesishem ne Drejtesi.Hiqjani LSI menaxhimin e Drejtesise .Me kete veprim i keni varur Melcite ne Qafen e Ujkut
Shkrimi me realist edhe i plote qe kam pare! Asnje presje nuk i leviz. Te njejtat ide qe mendoja kur u ktheva nga Italia ne 2008. Studjova andej , kryeva edhe Masterin edhe u ktheva me shpresen qe ne Shqiperi do ndryshonin gjerat…por gjerat u perkeqesuan edhe shpesh pyes veten perse keshtu? edhe konkluzionet qe kam arrit jane identik me keto qe ka shkruajt Ngjela sot ne kete artikull. Historikisht me kolege te mi te studimeve ne Italia flasim si mund te permiresojm anen tone profesionale edhe normalisht edhe ate ekonomike…edhe e vemtja gje qe kam permendur gjithe keto vite eshte: Te vihen rregulla, te kete drejtesi edhe ligje! vetem keshtu do ndahet sharpi nga sheqeri , si edhe do e marrin ne dore situaten njerez profesionist, me integritet edhe civilizim e te udheheqin kete popull nga balta mocalore qe e ka perfshire gjithe historine e tij! Uroj reforma ne drejtesi te behet sa me shpejt efektive edhe te bien kastat aktuale politike sipas radhes PD,LSI e ne fund PS..e ta marrin ne dore situaten Neo-Shqipetaret! Un, ti tjetri ku te mbizoteroje e drejta, profesionaliteti, altruismi, respekti i ligjeve edhe rregullave shoqerore bashkekohere! kam shume shprese sot!
Dear Avokat 1 faleminderit per guximin qe na jerp! Mos u merzite! We willl come! Ti je nje njeri i mire i Shqipersie!
Zoti dhe universi qofte me ty dhe ne ! Shqiperia jone e vogel! Vazhdon… Dihet ti trembi dhe te gjeje respektin e gjithe botes! Ne jemi pellasgus! jemi Ilir! , Jemi Christian! jemi me te vjetrit ! Jo xhelozi! Shqipja jone do te jetoj! Te gjithe like to do eagle (Shqipene tone) . Se fundi jeto diten sot1 Nese je pa mekate , une gjeje qe zoti te bekofte!
Kjo eshte qarte historia PSE jemi katandisur me kete Pike,,por duhet theksuar,,Kush nuk e Kupton te Informohet,,ose Jane pjese e atij Grupi Njerezish Thjesht nuk I interson nje ndryshim Rrenjesor
Mire qe shkruan Taku e i mban me gajret njerezit, popullin; se po te jete per politikanet dhe te tjere “baballare” te demokracise, nga 1990 deri me sot, ata jane strukur, te gjithe, vrimave ose po germojne ne toke per te fshehur teneqete me dijet (mallrat ) e tyre te arta, “te padobishme per momentin”, per demokracine shqiptare, europiane dhe ate amerikane te D.Trump. Don’t surrender(give up) at all.
Shkrim brilant . Vazhdoni te shkruani , falini nje pjese te komentuesve edhe ata do te ndryshojene nje dite ne qofte se sjane te keqije genetikishte
Ti e hedh,ti e pret.U realizua endrra e Brankos.Por ska opinion ne Shqiperi.Ai gezimi qe sheh ti nga revokimi i vizave,eshte ndjenje dashakeqe per njeriun,xhelozi dhe deshire per te pare keq e me keq.Drejtesi me kercenime nuk behet.
Avokati ma shume flet per vêtu e per shoqerine e tij se per shqiptaret:nuk e di apo bene sikur nuk e di se shumica e shqiptareve treguan ne votimet e fundit se ishin kunder ketij sistemi qe prej 25 vete mban gjall te keqes me pazaret PS PD? Apo nuk jeton ne shqiperi ky njeri qe mendon vetin ‘mbi’ névé e na tregon idiotsirat e tij?Shoqeria civile,ne menyre shume civile po te tregon réaliteti,po nuk po duash a nuk po dish me analizuar kete veprim te shumices se populli shqiptar, edhe te pelqen ma shume me u marr nate e dite me mutsihana e pakices qe nje hère njera nje hère tjetra vine ne pushtet sepse eshte i zojit tend?
E ke gabim zoti avukat vetingu fillon kur te hapen burgjet dhe te shkojne brenda fullanet adriatiku saliu dhe te gjithe hajdutet dhe te poshterit qe nxori ky vend ne 25 vitet e fundit . Presim …. deri atehere mos e ngopni kete popull me fishekziare dhe luge bosh ……..
E ke gabim zoti avukat vetingu fillon kur te hapen burgjet dhe te shkojne brenda fullanet adriatiku saliu dhe te gjithe hajdutet dhe te poshterit qe nxori ky vend ne 25 vitet e fundit . Presim …. deri atehere mos e ngopni kete popull me fishekziare dhe luge bosh …….. vepra gazetar dhe jo fjale