Ballafaqimi Llalla –Lu, provokon fenomenin e Hidrës së Mitologjisë

4 Shkurt 2017, 18:15Blog TEMA

Nga Panajot Barka

Java që lamë pas shënjoi ballafaqimin e paprecedentë në këto 26 vjet tranyicioni, atë midis Kryeprokurorit A. Llalla dhe ambasadorit të SHBA në Tiranë D. Lu.  Pesha e këtij ballafaqimi është e tillë, saqë sfumoi shkarkimin e beftë të ministrit Maniani dhe deklaratat e tij të bujshme kundër qeverisjes në vend, mbledhjen e KS së Shqipërisë me objekt rrezikimin e shtetit nga krimi i organizuar etj. Njëkohësisht nuk arriti ta sfumojë këtë ngjarje as vdekja e Driteroit.

Kohët e fundit ishim ambjentuar me serinë e ballafaqimeve, përplasjeve dhe konflikteve:- në radhet e krimit të organizuar e të korrupsionit, në drejtësi, në medja, në kualicionin  qeverisës, midis pozitës dhe opozitës etj. Të gjitha këto përplasje kanë si shkak prekjen e interesave të paleve, veprimi i të cilave është në shkelje dhe në abuzim të ligjit, apo të parimeve demokratike. Por, ato kishin edhe “meritën” e mbylljës së shpejt të tyre në emër të ruajtjës së ekuilibrave që u sigurojnë ruajtjen e interesva të ttyre okulte. Ndërkohë kurrë nuk kanë arritur, (kjo është e pamundur për ta) të eliminojnë shkakun e vërtetë të përplasjes.

Ballafaqimi i tanishëm ka ngjashmeritë dhe dallimet me ato të tjerat. Edhe ky ka kohë që ziente brenda strukturave me peshë në funksionimin e shtetit dhe të politikës si edhe në marrëdhëniet e tyre me aktorët ndërkombëtarë. Dallimi qëndron tek fakti se personazhet që u përfshin në ballafaqim prekin struktura të një rendësie të veçantë, siç është Ambasadori Amerikan dhe Kryeprokurori i vendit. Pra, në këtë rast kemi të paktën një diplomat me shumë peshë, i cili u kthye nga faktor në aktor të përplasjeve. Pikërisht për këtë shkak ballafaqimi nuk pritej të dilte në publik. Mëgjithatë, faktet në publik vërtetuan se aktorët e këtij ballafaqimi të ri veprojnë në marrëdhënie me të njëjtë faktorë kundër të cilave deklarojnë se janë angazhuar në emër të reformës për drejtësi.

Në këtë pikëpamje reagimi i Kryeprokurorit Llalla deklasifikoi në fakt asimetrinë e pozicionit të ambasadorit amerikan në Shqipëri. Pavarësisht saksionimeve të fundit kushtetuese reagimi i Llalës tregon se kemi të bëjmë me një tejkalim të rolit të tij nga ai diplomatik në atë të një primati të mirëfillt shtetëror, ose me keq, në mbrojtës  të interesave që demtojnë vendin, apo të dosjeve penale që paraqesin interes për të. Problemi bëhet më serioz pasi ky rol, dhe jo vetëm i ambasadorit amerikan, u njehsua me formulën e nëvojës për implementimin e reformës në drejtësi dhe reformave të tjera, të cilat në menyrë të qenësishme lidhen me shpetimin e shtetit nga rrenimi fatal i tij  dhe imponohet nga realiteti se strukturat e vet shtetit nuk kanë një apo disa shtylla dhe pika referimi ku të mund të mbështesin vetkurimin.

Pavarësisht se reforma në drejtësi u deklarua si premtim i një aleati strategjik ndaj popullit shqiptar, rezulton  (nga deklaratat publike të Kryeprokurorit) se përfaqësuesi i këtij aleati në këtë mision të deklaruar, ose ka njolla të errëta që nuk lidhen me drejtësinë e premtuar, ose është i detyruar të mbështetet në segmentë të penalizuar për të luftuar elementë të tjerë mekatarë, ose të mbështetet në një krahë politik, i cili akuzohet nga pala tjetër se nëpërmjet kësaj reforme kërkon të kap ajo sistemin e drejtësisë, të kapur deri tani nga vet ajo, ose akuzohet se reforma e shpallur dhe e përkrahur nga perendimorët do të përdoret për të eliminuar kundërshtarët politikë brenda apo jashtë palës ku mbështetet ambasadori amerikan.

Nëse vërtetohen akuzat e Llallës ndaj ambasadorit amerikan, atëherë procesi i reformës në drejtësi do të rezultojë i kompromentuar. Ndërkohë, Prokurori i përgjithshëm, i cili është edhe vet një mekatarë me grada, siguroi përkrahjen e eksponenteve të lartë të shtetit ndaj akuzave të ambasadorit amerikan. Një akt që në fakt provokoi evidentimin kriminalizimit të faktorëve politikë në vend, por edhe të divergjencave të thella në kualicionet politike po për këtë shkak.

Kjo do të thotë se ballafaqimi i radhës nuk do të jetë i ashpër për shkak të antinomisë së rolit të ambasadorit amerikan, por për faktin se ai, si garant i një reforme simetrike dhe të drejtë drejtësie në vend, akuzohet se kontributi i tij mbështetet në logjikën e ekulibrave të vendosura nga faktorë thellësisht të kompromentuar nga krimi në vend.

Pra guximi i Llallës për të denoncuar ambasadorin Lu, nuk është se u aktivizua në mbrojtje të kushtetshmerisë për mos lëjimin e tij të përzihet në punët e brendshme të shtetit. Por motivet lidhen me kërcenimin dhe rrezikimin e statukvos së palëve në raport me krimin. Prishja e heshtjës nga Llalla, do të thotë se dorashkat janë hedhur mbi tapet, se tanimë nuk ka kthim prapa, se potenciali i krimit ka rrenjë të thella dhe peshë të rendë pushteti në punët e shtetit.

Kjo do të thotë se ky ballafaqim nuk pritet që të mbyllet si të tjerët, por me siguri do të sjellë zhvillime, të cilat për momentin nuk duken fort të parashikueshme. Reagimet e para po provojnë se nuk do të jenë aspak të lehta funksionimi i kualicionëve politike, se palët e kërcenuara do të unifikohen dhe rezistenca e tyre do të jetë sulmi për të provuar kompromentimin me krimin edhe të palës tjetër. Pra, jemi në kufinjtë ku Hidra e mitologjisë grumbullon energji për të reaguar me manyrën e saj.

Konstatimin e bën më të prekshëm fakti se realiteti i krimit në formë ose jo të organizuar, si pjesë thelbësore e politikës në ushtrimin e pushtetit nga pozitat e qeverisjës ose të opozitës, ka fituar të drejtën e qytetarisë dhe brenda parlamentit. Në seancën plenare të së enjtës, deputeti i mazorancës E. Braçe, mori fjalën për t’i thenë ish presidentit të Republikës dhe njëkohësisht ish Kryeministrit Sali Berisha, se ai nuk legjitimohet të flasë për inkriminimin e shumicës së tanishme, për arsye se ai në kohën e tij e ushtronte pushtetin në emër dhe së bashku me krimin. Kjo do të thotë se Braçe pranon inkriminimin e shumicës së tij, por që Berisha nuk ka të drejtën morale ta denoncojë.

Nga ana tjetër, duhet kuptuar se krimi në të gjitha format e tij, si instrumenta konkrete apo si mentalitet, nuk është se ka kapur pushtetin politik apo ekzekutiv, por ka kriminalizuar dhe vetë menyrën e funksionimit të shoqërisë dhe të opinionit publik. Krimi i organizuar pasi eliminoi në emër të qëllimeve të veta klasën e mesme në Shqipëri, forcoi pozitat e veta si klasa e lartë e politikës që zotëron gjithë ekonominë formale dhe informale dhe që ka marrë peng shtresën e ulët, e cila mbijetesën e vet e shikon tek therrimet që do të teprojnë nga sofra e pasur e të pangishmeve të kësaj shtrese (fenomen i shtrirë deri tek influenca dhe blerja e votës).  Ka paralizuar instrumentat dhe mekanizmat e veprimit të shoqërisë civile dhe ka shtenë në kontrollin e vet sistemin që garanton ndryshime dhe reforma në funksionimin e shtetit. Eshtë kjo arsyeja se reforma në drejtësi mund të pres disa koka, por nuk do të mjaftojnë as si shëmbull për të tjerët, pasi ajo nuk ka mundësi të prek sistemin që prodhon padrejtësi shtetërore dhe individuale. Dhe në këtë drejtim rasti Llalla pohon se garanti Lu e ka të vështirë të implementojë atë sistem drejtësie që vërtet i duhet popullit shqiptar. Ndoshta kjo një ditë mund të arrihet, por jo në mandatin Lu. Lu mund të jetë dhe viktimë e ardhjës së kësaj reforme.

9 komente në “Ballafaqimi Llalla –Lu, provokon fenomenin e Hidrës së Mitologjisë”

  1. bobi says:

    E morem vesh, me demek edhe Omonia apo PBDNJ (kupto: Greqia) eshte kunder Lu-se dhe kesaj reforme ne drejtesi. Po i hapen petet lakrorit.
    Panajot, edhe pse shqipen nuk e ke gjuhen e nenes perpiqu ta shkruash siç duhet.

  2. kombi says:

    Rri i qete se Reforma do te vij duke u larguar te gjithe aktoret politik te korruptuar sj dhe ata te drejtesise . VEPRIMET E LLALLES JANE TE KUNDRALIGJESHME DHE PER KETO AI MERITON ME SHUME SE SA LARGIM .

  3. butrinti says:

    ZAoti Panajot i barkajve ! Leri grekerit . nuk i hane shqiptaret me ato . Ne po ti themi shume thjrshte qe ti kuptosh me mire madje jo me shume llafe. Aleatet tane Amerika dhe Europa ne mbeshtetje te rreth 95% te shqiptare ndermoren nje reforme ne sistemin e drejtesise duke vene ne levizje institucione dhe personalitete me te shquara te kesaj fushe . Krye prokurori ynesi dhe tere kundershtaret e reformes ashtu sic priteshin u hodhen ne sulmin e fundit per ta shbere reformen dhe fokusuan Ambasadorin Lu . Zonjen Vllahutin dhe Kryeministrin Rama > Krye prokurori u rrek te na bind se Nxenesit e Magjislatures lejohen te Kanditojne ndersa profesoret sipas kushtetutes se tij nuk lejohen dhe gjeti mbeshtetjen te kryehajduti i paqsurive te popullit shqiptar Likja ,

  4. Treviso says:

    Zoti Barka, te pershendes per analizen e bere, por nuk bije dakort me Ju ne dy pika.
    1- Nuk eshte ashtu siç shpreheni Ju, per thenjet e zotit Braçe ne parlament, qe pranon inkriminimin e maxhorance. Qe ka te inkriminuar ne maxhorance kete e din dhe bufi dhe nuk e dini Ju, zoti Barka. Kryeprokurori e vertetoi me emer dhe mbiemer, por dhe vete personi i maxhorances i doli hapur ambasadorit LU.
    2- Si ka mundesi qe te jete viktime e reformes zoti Lu kur SHBA-te dhe Europa e mbeshteten edhe nje here me force te madhe, punen e tije dhe te stafit qe ai drejton, per reformen ?
    Zoti Barka, sikur Ju te mos perdorni helm ne analizat qe beni, do te ishin analizat me te perkryera.

  5. DETARI Atlantidhes @ says:

    Κιριε Πανογοτ βαρκα !
    Kot ke harxhuar energjine dhe kohen per te peshkuar mendje qe te te japin te drejte ty !!!!!!!!
    Sepse ,ti je nji zagar qe punon per te keqen e popullit dhe kombit shqiptar dhe ptuuuuuuuuuuuuuuu
    ndyresire ,mos hyre ne punet tona shqiptare !
    Ti je nji shqiptar bythshqyer ,qe mohon gjakun tend dhe meson femijet dhe niper e mbesa se nukkkk je shqiptar ,por grek…….
    Po te ishit grek,me gjithe zemer do tu respektoja,por kur ben grekun dhe ne fakt je nji shqiptar pa taban…..atehere meriton vetem …..PERBUZJE TE PERJETESHME !

  6. ti je muslimon,nuk ka ''lou'' apo ''tsou'' qe te sjell DREJTESI..........allah uakbar! says:

    Panagioti file mou,kot je lodhur me ipoteza kai synxriseis,keta jane arabe dhe vatani eshte nje bourdelo islamikesh kshq nuk ka ”lou” apo ”tsou” qe te sjelle DREJTESI apo VETING[sic i thone ca koqe kandari ketu neper alvanika site’s].
    Keta njethundrake keshtu jane lindur e keshtu do te vdesin: AMORFOTOI,kshq varu kkkkkkkkkkkkk,fatale eshte per ata pak kristiane qe jetojne ati ne Alvania………..

  7. kopani says:

    Si ka mundesi qe ky cope mishi me dy sy , pa kapcitete minimale intelektuale , profesjonale , integriteti eshte vendosur ne krye te organit te akuzes , Ky eshte me plot goje turp e fatkeqesi Kombetare , pa din e iman .Njeri i pa pergjegjeshem i cili nuk ka gjykuar as edhe nje dosje aferash e korupsjoni , vrasjesh e tradhetie te larte . K y i rendon ketij dheu dhe duhet te pergjigjet per kete pa pergjegjeshmeri , si njeri me ndergjegjje te munguar hajnish .

  8. Viroi says:

    Amerika mor Barka, ketij vendi I ka sjell Vec te mira dhe mos u shqeteso per rrenjet e korrupsionit qe nuk do te zhduken se Hidra do nxjerre koka te tjera. Do ishte me mire te shkruaje nje artikull per fatin e greqia. A do paguaj borxhet qe ka marre dhe a do qendroje ne Europe, apo do iki me breke neper kembe. Mos u shqetso e mos u lodh per situaten ketu brenda.

  9. perkthyesi says:

    Veprimet e Llalles i ngjajne kenges se fundit te mjelmes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje