Kur prokuroria ngre “aktakuzë” për ambasadorin amerikan

2 Shkurt 2017, 20:38Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Përplasja mes Prokurorit të Republikës dhe ambasadorit të SHBA-së është e paprecedent për një shtet dhe një përfaqësi diplomatike, aq me tepër mes dy vendeve që kanë në mes një histori të tërë miqësie dhe kontributi të madh, sic është ai amerikan në dobi të Shqipërisë.

Letra e kryeprokurorit Llalla për presidentin Nishani dhe kryeparlamentarin Meta, është një aktakuzë për ambasadorin Lu, mes të tjerash për të penguar hetimet edhe ndaj disa politikanëve të korruptuar e të inkriminuar, që prokuroria paska në proces.

Por cilët janë këta politikanë, që prokuroria po i vendoska me shpatulla pas murit dhe ambasadori Lu i mbroka?

Ajo që dëgjuam sot ka nevojë urgjente për sqarime, pasi shqiptarët dëgjuan të flitet për një drejtësi të vënë në bangën e drejtësisë dhe një prokurori, që nuk ngriti dot një akuzë ndaj politikanëve të korruptur e të inkriminuar, të ngrejë një akuzë ndaj ambasadorit të SHBA, që nuk ndodhi as në kohën e regjimit komunist që dëboi përfaqësine diplomatike amerikane.

Kryeprokurori fliste për presione e shantazh nga ana e Ambasadës amerikane…

Në fakt ne kemi menduar se drejtësia jonë është nën presionin dhe shantazhin e politikës së korruptuar e të inkriminuar, por deri tani askush nuk ka marrë kurajën ta denoncojë, në të njëjtën formë, këtë shantazh.

Ambasada amerikane u anulloi vizat një dyzine zyrtarësh të drejtësisë, dhe mirë ka bërë.

Kjo drejtësi e korruptuar është produkt i kësaj politike edhe më të korruptuar, e për pasojë, është edhe shërbëtore e saj.

Ndërsa presioni i ambasadës Amerikane për realizimin e reformës në drejtësi, nuk është shantazh, por përpjekje për shkulur organin më të infektuar të organizimit të shtetit shqiptar.

6 komente në “Kur prokuroria ngre “aktakuzë” për ambasadorin amerikan”

  1. kombi says:

    SHQIPETARET CILESOHEN KUDO NE BOTE SI ,”MAFIA DI FERRO “. UROJ QE AMBASADORI LU , TI DALI NE KRYE KETYRE AKUZAVE . SA PER RAMEN EDHE 100 VJET JANE KETO MOSTRA KETU ,

  2. j says:

    Te behet qytetar shqiptar dhe te zgjidhet President ambasadori Lu.

  3. LORA says:

    I dashur Mentor;
    ne Shqiperine tone ,me Reformen qilizme ne Drejtesi,po hidhen themelet me te besueshme te shtetit garant te se drejtes .Njerzit e ndjejne thelbesisht se kjo do te sjelle te mira per jeten e tyre.Une besoj fort se kjo reforme I jep fund tranzicionit rraskapites dhe kriminal ,me jetet e shqiptareve te thjeshte.
    Lllalleria dhe gjingjoneria me kazma e qysqi ,si hajvane te pashembullt,po rrejne vedin se mund t’a pengojne kete proces jetik te shtetformimit dinjitoz ;proces qe ka perfshire vemendjen dhe pergjegjshmerine kombetare,ne klasin me te larte te civilizimit tone.Kjo aspirate shqiptaresh eshte ne sinkron me angazhimin serioz te asistences politike dhe juridike amerikane dhe europiane.Ketij realiteti gjeopolitik ,te favorshem per fatet e shqiptareve ,ne duhet t’i bejme hyzmetin,duke percmuar aktakuzat e prokurorit “uji me kos” ndaj Ambasadorit Lu.

  4. Spartaku says:

    Mendime shume te drejta.

  5. american2016 says:

    Kryeprokurori eshte pjestar I casanostra’s se Sali Berishes , ai duhet Te shkarkohet I pari qe reformat te zhvillohet.

  6. Kryqi says:

    Nje katundar pa edukate qe i duket vetja cub,” ka kapur qiellin me dore”
    llalla e prishur filloje te mbaj ere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje