Po ky Z.Llalla nga Salemi, shtrigë apo gjuetar?!

3 Shkurt 2017, 12:02Blog TEMA
Po ky Z.Llalla nga Salemi, shtrigë apo gjuetar?!

 

Keti Bazhdari

 

Kjo histeria kolektive e këtyre prokuror-gjykatësve, që klithin të gjithë bashkë si kor bretkosash, s’po na lë të marrim vesh kush është viktima e kush xhelati.

Tani që po i vjen dita shapit të ndahet nga sheqeri, këta bëjnë si diabetikë të vjetër, sikur se kanë ngjyer të gjithë nga pak.

Kush e ka ngjyer qoftë edhe pak, besoj kaq e gjë e di, që i ka larë duart përjetë me drejtësinë. Flasim për reformimin e sistemit të drejtësisë, jo hapjen e një filiali të ri për bursën. Në qoftë ndonjë që se ka ngjyer fare, t’i lëri kohë drejtësisë të bëjë punën e vet. Ju të dashur gjykatës e prokuror e kuptoni më mirë se kushdo se sa e rëndësishme është koha dhe heshtja, që drejtësia të marrë udhë. Kush nga ju është dhe ndjehet vërtetë i pastër në ndërgjegje të vet, s’ka pse ngutet të shkojë në Amerikë o sot, o rashë e vdiqa, përkundrazi mrekullohet me një institucion kaq serioz sa Ambasada Amerikane, që ka edhe vullnetin e mirë të jetë detajiste në këtë pikë, sa t’i pezullojë vizën edhe vetë atij, deri në një verifikim më të hollësishëm, pasi e kupton që këtu s’ka asgjë personale me atë si individ, por me pozicionin që ai mban si prokuror apo gjykatës. Dhe sa kohë emri i tij është pjesë e një procesi të rëndësishëm në vend, sic është ai i reformimit të drejtësisë, jo vetëm që s’ka pse ndjehet i cënuar apo i poshtëruar, pse po i nënshtrohet verifikimeve shtesë, por duhet ta ketë për nder që po heq dorë nga një privilegj i vogël, për t’i shërbyer një kauze kaq të madhe.

Ju gjykatës dhe prokurorë duhet të gëzoheni, se më në fund erdhi dita t’ju vlerësohet tamam ndershmëria. Vettingu përvecse do ju clirojë nga thesi, ku ju kishin vënë gjithëve bashkë, do ju shpërblejë dhe punën. Do përfitoni pagesa të majme, duke filluar nga dy-trefishimi i pagës dhe përfitime të tjera ekstra. Ndaj se kuptoj këtë euforinë e pavend që s’lidhet as me profesionalizmin dhe as me temperamentin tuaj. Ju s’duhet t’ju kompleksojnë procese të tilla, pasi ju i njihni mirë mekanizmat e drejtësisë, e kuptoni që cdo gjë do kohën e vet, por haku shkon gjithnjë tek i zoti. Nuk thoni shyqyr që ju erdhi dita! Mos u merrni me revolucionet në gotë të Z.Llalla, sepse ai s’po e kupton që Saliu ka kohë e moshë me tjerrë.

Ndërsa për ju Z.Llalla, personalisht do ju sugjeroja, mos u merrni me Saliun për sado mbafjalës ju duket, se i përket një pjese, tashmë të djegur të historisë së këtij vendi. Pata dëgjuar njëherë një tip, që e thoshte me mburrje, që mafien italiane e kanë krijuar shqiptarët, biles dhe vetë fjala mafia, sipas tij, e kishte prejardhjen nga shkurtimi i “mba fjalën”. Tani me këtë mentalitet s’ecet më Z. Llalla, sepse ka ardhur koha e shtetit. Boll me kohët e bacave, bajraktarëve dhe qokaxhinjve! Ju jeni prokuror i përgjithshëm i një vendi europian dhe përfaqësoni nivelet më të larta të drejtësisë shqiptare, s’mund t’ia lejoni vehtes dualitetin e shfaqjes herë si azilantë e herë si burrë shteti. Edhe thërrmijë të ishe, s’do mund të ekzistojë në një asimetri kaq të madhe brenda të njëjtës kohë. Prandaj Z.Llalla ndajeni mendjen për pozicionin që realisht mbani në këtë Salemin e drejtësisë shqiptare, jeni shtrigë apo gjuetar?!

15 komente në “Po ky Z.Llalla nga Salemi, shtrigë apo gjuetar?!”

  1. Vjollca says:

    Bravo zonja Keti, vetingu do behet dhe kjo ska me diskutime ato qe kane filluar ta ndjenje lageshtiren, po bejne sikur u eshte prekur morali e nderi dhe po japin doreheqjen nje nga nje… ose po largohen sa me larg Shqiperise…. Boll me me figura gjakpirese qe i jane ngulur Shqiperise dhe nuk duan ta lene te eci perpara…

    1. Dyrrahu says:

      Keta gjykates e keta prokurore nuk duhet lejuar as si avokate te punojne.

  2. Nje qytetar says:

    Moj Keti , moj zonje e nderuar,e bukur dhe e zgjuar ! Moj ,po pse moj si ta merr mendja ty , se ka kuptuar ndonje fjale ky Llala nga shkrimi yt i qelluar e metaforik ! Ha ha ha , po ai asht nji derr-katunari i trashe dhe nje buratin kartoni i Sales e Ilir -hajdutit ! Atij edhe deklaratat qe beri dje i kishte mesuar permendesh nga pusullat e SRB-it !

  3. indriti says:

    Nga Gjuetar ne Shtrige, ky eshte pozicioni i Llalles me hyrjen ne fuqi dhe fillimin e zbatimit te vettingut… Nga njera ane me vjen keq sepse po perfundon sic thote nje shprehje italiane “Dalle stelle alle stalle”!!!
    Do vinte dita qe te vehen para drejtesise se pa aneshme. te pershendes Keti!

  4. ari says:

    nuk e di qfar eshte llalla por ti je nji lavire bulevardi qe te solli rama si frroket,ndoket,prengen,doshin,gjelilin,roshin.llalles duhet qir nenen qe nuk burgosi ter shpurren e qelbesirave si ti ,pastaj meten tahirin etj kriminel.

    1. edi says:

      Bravo Bazhdari! e sakte ne arsyetim dhe aktuale ne rrealitet.

    2. neutrino says:

      ke harruar te vesh germen K tek emri yt o PD-ist i pjerdhur

    3. Keli says:

      Mesa duket qenke shoqnus i te tillave perderisa i dalloke e i njihke por mos ngatrro k….ari n me arin se ti qenke nga i pari …

  5. A. G says:

    Vettingu,
    ” me dhune” opozita qe pro ne votimin e Vettingut!! Por pse valle tesh Presidenca dhe Kryeprokurori po i shpallin “lufte” Ambasades Amerikane?
    Mbase mbeten te Zhgenjyer se nuk moren viza per te udhetuar drejt USA? Se besoj…
    Vettingu sapo ka filluar ?

  6. Ermira says:

    shkrim i sakte dhe i goditur.. Bravo Bazhdari!!

  7. ai djali says:

    Znj. Bazhdari, analiza dhe argomentimi i situates eshte i sakt dhe aktual por a thua kane veshe te te degjojne dhe te ti marrin keshillat per baze?!
    A thua se vazhdojne akoma me mentalitetin e vjeter Percaj dhe Sundo” un personalisht nuk e besoj, i bashkohem mendimit tuaj! Jemi ne Drejtimin e Duhur, drejt Drejtesise eshte casti qe mos te fshihen mbas mantelit te drejtesise por te perballen me te.

  8. Suad says:

    As shtrige , as gjuetar. Eshte i kapur.
    Si mund te jete I kapur nje kryeprokuror ? Ne vende si Shqiperia ndodh me cdo pozicion , sot eshte vendosur doreheqja nga ky qendrim, e kane vendosur ambasadat, e perqafojne shqiptaret.
    Po po sot shqiptaret kane me shume besim tek ambasadat se tek cdo institucion qeveritar apo i pavarur . Kjo eshte e verteta !
    Anetaresimit ne NATO I pat ardhur koha, e njejta histori edhe me anetaresimin ne BE , pertej propagandes qe mundohet te beje politika, shtirjes sikur po bejne cmos ne pershpejtimin e procedurave, e kunderta mundet.
    Qe te ndodhi anetaresimi ne BE ceshtje si pronesia, drejtesia , siguria, stabiliteti ekonomik, stabiliteti politik , administrata civile etj , etj , duhet te jene te rregulluara, ndryshe je I papranueshem.
    Shqiptaret e kane humbur teresisht besimin nga institucionet shqiptare, te varura apo te pavarura qofshin ato , por jo shpresen tek ambasadat e vendeve me interesa gjeopolitike dhe ekonomike njekohesisht.
    Me vetedijen qe askush nuk te do per syte e bukur , shpresojme ne interesa te perbashketa ?
    Me Donald Lu perkrah Amerikes me syte drejte integrimit ??

  9. ORTOPEDI says:

    Keti per ne qe te pelqejme je njeshi,si analiste dhe si njeri. Ty te pelqen gjithe Shqiperia,sigurisht jo berishistet. Ec vajze ne kete rruge,ti dhe te rinjte e formatit tend duhet ta drejtojne kete vend, Te respektojme shume dhe te inkurjojme per te ndricuar mendjet tona te fjetura,

  10. nazmi says:

    Nuk me intereson asgje perpara drejtesise se munguar nga prokuror e gjyqetare qe ja mohuan ketij populli te varfe dhe te vuajtur per 26 vite sorollaten grabiten nga zhahilet e drejtesise mire zj Bazhdari ben kritiken ndaj drejtesise dhe prokurorit permende edhe Berishen por mos harro se Berisha eshte gjysma te se keqes e keqja tjeter jane lideret e PS dhe qe don zoti e nuk do jete per shume kohe ky nostalgjiku yte Rama se ne s’kishim pa asgje para se te vinte ky qe i dha doren e fundit bashke me rilindasit e tuaj a nuk eshte hipokrizi kjo teme qe ju ndani ne fb

  11. Rrok Bushati says:

    Po kjo nuk eshte Keti por Katjusha more debile
    Keti i vertete eshte nje cope debile injorante. Mero e ve emrin e saj ne shkrimet qe ben vete.
    Shikoni stilin e tij te ndryshuar ne klithma femerore. Dhe qe kurdohere nuk harrohen te flitet per Saliun
    Bravo Katjusha, bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje