Mjaft me lot për Robertin!  

3 Shkurt 2017, 12:05Blog TEMA
Mjaft me lot për Robertin!  

Valbona Omeri

Mjaft me lot për Robertin!  Ajo çfarë portalet dhe shtypi sollën këto ditë pranë publikut, e thënë thjeshtë, ta shpif! Fotoja e artistit të madh në një korridor të ftohtë spitali nuk më ngjall keqardhje, ai është qytetar si ne, i duhet të respektojë radhën. Fotoja tregon mjerimin e kauzave. Shteti për Robertin? Në cilin vend të botës shteti merret personalisht me nje artist?  Çfarë, më ekzaktësisht, duhet të bëjë shteti? Unë jam rritur me kënaqësinë e filmave shqiptarë, ku artisti Robert zinte një pjesë të madhe të roleve. Jam magjepsur dhe akoma magjepsem pas artistëve të këtij kalibri. Ata e bënë terrin e diktaturës të durueshëm për ne. Për këtë, në atë kohë ata ishin idhujt tanë të fshehtë. Roberti, Kadriu, Sulejmani, Reshati e të tjerë gjigantë të skenës dhe sheshxhirimit, në diktaturë u nderuan, duam apo s’duam ne ta pranojmë. Në atë kohë  iu dhanë titujt që kanë sot. Jam e sigurtë që një pjesë e mirë e kalamajve që administrojnë portalet njohin vetëm faktin që ata janë Artistë të Merituar apo Artistë të Popullit dhe kjo, e dëgjuar. Lëreni Robertin të japë atë çfarë ka ai më të mirë, shpirtin, zërin, fytyrën, Robertin! Mos e turpëroni kështu! Në fund të fundit çfarë duhet të bëjë shteti nëse ai qëndron i ulur duke pritur radhën? Të kuptohemi,  shteti mund të bëjë shumë për këta heronj, përveç se të ndërhyjë dhe ti ngrejë nga karrikja.  Mos kërkoni nga shteti që të ndërhyjë për ti futur  pa radhë në doktorë, kërkoni që shteti të punojë për të mos rrënuar më shumë artin e tyre, duke mos e vënë në hesap. Shteti është përgjegjës për fukarallëkun që ka pllakosur në skenat tona, jo për karriken në spital! Shteti është fajtor për pensionet qesharake jo për karriken! Shteti është fajtor që ministër kulture kemi një qaramane që vetëm tund flokët sa  majtas, djathtas. Shteti është fajtor që populli është mjeruar kaq shumë, sa nuk shkon më në teatër. E pra, Roberti kërkon që ne ta nderojmë atje në sheshbetejën e tij, jo në radha spitalesh. Nderim për gjigantin e skenës dhe keqardhje që u bë viktimë e “paparacëve” me telefon të zgjuar! Vendi ynë ka kauza plot. Bëhuni heronj me ato të duhurat!

 

9 komente në “Mjaft me lot për Robertin!  ”

  1. Haaaaa says:

    Cfare po thua,moj Valbona?
    Qe vRoberti e paska bere terrin e diktatures me te durueshem per ju?
    Po artiostet.mesuesit,edukatoret ve cerdheve e kopeshteve,pionieret,fsatosat etj,ishin te gjithe ushtare te Enverit dhe punuan per socializmin si askush tjeter!
    Tani na dalin qe vetem sigurimsat dhe oficeret paskan qene mbeshtetja e vetme e socializmit!
    Dhe kjo duket se edhe pensionet ,ndonese me ligje ua japin,por ne fakt as gjysmen e tyre nuk kane marre!
    Po mjeket,infermjeret,mamite,elektricistet,puntoret e hidrocentraleve,shoferet,kooperativistet,minatoret,marinaret etj,a nuk i sherbyen socializmit?
    Po studentet qe ndertuan vullnetarisht hekurudhat,raracat me ullishte e portokaj etj a nuk punuan per socializmin??
    Ndersa tani na llapni aq shume sa na keni bere per te vjelle!
    Edhe te burgosurit sa here fliste Enver Hoxha ne TV duartrokisnin nga halli e ju tani na dolet te gjithe se paskeni luftuar diktaturen!
    Doemos kur na del edhe Ismail Kadareja kur na mbron edhe KURVAT qe me shalet e hapura luftuan moralin komunist!
    Po PROSTITUTAT e sotme,qe jane me mijra,cfare morali po luftojne??
    Haaaaaaaa!!!!

  2. Dorina says:

    O popull, krahasoni talentin e te madhit Ndrenika me karagjozin Ermal mamaqi. Me tej krahasoni shtepin e Ndrenikes dhe vilen e Mamaqit. Analizat e tjera i beni vet….
    Kjo eshte padrejtesia e ketij shteti te ndyre qe e ka emrin shteti shqiptar

    1. anila says:

      Dorina problemi me i madh me njerezit eshte qe pasurine e konsiderojne njolle biografie. Jam shume dakort me ty qe Robert Ndrenika nuk krahasohet si artist me Ermalin qe njohim sot, por ndyresia nuk eshte e shtetit te sotem por e atij te djeshmit. Nuk eshte faji i Ermalit apo i Sinanit qe diktatura i mori Robertit vitet me te mira te jetes duke i dhene fame por pa e lejuar te fitonte para. Ermali, x apo y jane produkte demokracie dhe ndonese nuk kane artin e Robertit jane shperblyer nga tregu sepse i jane pershtatur atij. Dje Hollywoodi krijonte filma klasike, sot krijon filma kryesisht komerciale sepse ndjek tregun. Aktoret me te paguar sot nuk jane koloset klasike por heronjte e filmave aksion sepse e tille eshte shija predominuese e shumices. Prandaj mire eshte mos ngaterrosh sistemin me tregun.

  3. ali vlora says:

    Ngelet djke share njeri -tjeterin. Sa urrejtje. Kjo tregon dobesi intelektuale per nje popull.Njk e theme une por Gustab Le Bon tek psikologjia e racabe .

  4. ali vlora says:

    Ngelet djke share njeri -tjeterin. Sa urrejtje. Kjo tregon dobesi intelektuale per nje popull.Njk e theme une por Gustab Le Bon tek psikologjia e racabe .

  5. ali vlora says:

    Ngelet djke share njeri -tjeterin. Sa urrejtje. Kjo tregon dobesi intelektuale per nje popull.Njk e theme une por Gustab Le Bon tek psikologjia e racabe .

  6. ali vlora says:

    Ngelet djke share njeri -tjeterin. Sa urrejtje. Kjo tregon dobesi intelektuale per nje popull.Njk e theme une por Gustab Le Bon tek psikologjia e racabe .

  7. Qytetar says:

    Bravo ke te drejte.

  8. Ilir says:

    Kjo foto eshte bere tre vite me pare. Isha me Mikun tim Robert Ndrenika ate mbasdite dhe celulari i tij nuk pushonte nga thirjet e miqve ane e mbane botes te cilet interesoheshin per shendetin e tij.
    Ai i sqaronte se e gjithe kjo ishte e pa vertete.
    Une e ngacmoja duke i thene se keto jane haraçe te fames dhe tregon se sa shume te do populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje